Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Sot ose nesër nisni bisedimet”, Rama i përgjigjet shqetësimit të krerëve fetarë: Më 18 maj indikacione konkrete

12:40 06/05/2020
Reading Time: 3 min lexim

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një mbledhje online me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri.

Të pranishëm në mbledhje ishin Kryepeshkopi Anastas, Imzot George Frendo, Baba Mondi, kreu i KMSH, Bujar Spahiu, Genti Kruja dhe Ylli Doci.

Të gjithë në një mendje, ata kërkuan rikthimin e besimtarëve pranë vendeve të kultit, nën masa të rrepta sigurie.

Kryepeshkopo Anastas tha se vendet e adhurimit ofrojnë shpresë dhe gëzim tek njerëzit.

“Kërkesa më e madhe që kemi është të kemi vendet e lutjes dhe adhurimit dhe të na jepni drejtimin të kujdesemi për këtë gjë, të mbajmë distancën mes njerëzve sic është thënë, të shmangen puthjet dhe takimet. Vendet e adhurimit ofrojnë shpresë dhe gëzim. T’ja japin njerëzve këtë mundësi, e përsërish duke iu përmbajtur udhëzimeve të dhëna deri tani. Komunitetet fetare kanë dhënë shembull të përulësisë dhe jemi gati për të vazhduar me këtë, gjithmonë në bashkëpunim të mirë me shoqërinë dhe në solidaritet me gjithë popullin”,- tha Kryepeshkopi Anastas.

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu u shprej se qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth hapjes graduale të vendeve të kultit.

“Në kuadër të hapjes graduale që po merret në kushtet e pandemisë kërkuam këtë takim për të diskutuar rreth hapjes graduale të objekteve të kulteve duke respektuar rregullat e distancimit social. Pra, të na lejohet të kryejmë sadopak lutje dhe adhurim në objektet tona të kultit”, tha Spahiu.

Kreu i Kishës Katolike, Imzot George Frendo pasi përgëzoi masat e marra, kërkoi gjithashtu mbajtjen e meshave, por duke shmangur kontaktet fizike.

“Ju përgëzoj për masat në radhë të parë, pasi sic e keni thënë edhe ju vetë do të kishim pasoja më të rënda, por unë bashkohem me cfarë u tha më parë se strukturat tona lejojnë respektimin e masave, pra të mos japim dorën e të shmangim kontaktet fizke. Dëshirojmë të hapet më shumë, të kemi leje që të bëhen takime fetare si mesha apo kremtime, duke shmangur cdo rrezik”,- shtoi nga ana e tij Imzot Dom Frendo.

Edhe Baba Mondi iu bashkua parafolësve, duke thënë se për të respektuar masat, kishte anuluar festimet për festën e Sulltan Novruzit.

“I morëm masat ashtu sic keni udhëzuar ju, as Sulltan Novruzin nuk e festuam. I falenderoj vëllezërit e mi për këtë propozim dhe bashkohem me të”, u shpreh Baba Mondi.

Kryeministri Rama ndërkohë pasi falenderoi krerët e komuniteteve fetare për përcjelljen e mesazheve gjatë periudhës së pandemisë, tha se që nga dita e sotme mund të vendosen në kontakt me personat që hartojnë masat lehtësuese dhe më 18 maj do të ketë indikacione konkrete për institucionet fetare.

“Ajo që keni bërë është fantastike ndihma që keni dhënë është e pacmuar. Keni përcjellë një mesazh shumë të qartë për popullin shqiptar. Sa i përket shqetësimit tuaj, unë bashkohem me ju që në kuadër të masave për lehtësimin e ndërveprimeve dhe jetës së përditshme sociale është e nevojshme të adresojmë edhe situatën aspak të lehtë që kjo luftë ka krijuar mbi komunitetet tuaja dhe të lehtësojmë pengesat e mëdha në ushtrimin e aktiviteteve tuaja. Kjo është një gjë që duhet bërë në mënyrë graduale. Kjo kërkon një bashkëbisedim me ju se praktikat janë të ndryshme nga komuniteti në komunitet. Ndryshe nga aktivitetet e tjera të biznesit në rastin e komuniteteve fetare duhet bërë bashkarishit. Nga sot apo nesër ju duhet të jeni disponibël për tu vendosur në kontakt me personat që hartojnë masat lehtësuese, për të pasur një konsultim konkret, se si mund të hartohet një kalendar gradual deri në normalizimin e plotë. Nëse do hartojëm një kalendar të arsyeshëm, besoj që më 18 maj kur do të jetë konfiguruar gjithë projekti i fazës së dytë të mund të japim edhe disa indikacione konkrete për institucionet fetare”, u shpreh Rama.

Etiketa: baba mondijanullatoskreret fetarerama

Të lidhura

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë...

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet
Bota

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimin...

12:19 15/05/2025
Para

Në muajin e tetë të shtatzanisë/ E reja nga Fieri viziton prindërit në Tiranë, infekton vjehrrën dhe djalin 2 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.