Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

10:07 01/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Më 1 korrik 2024, në moshën 88-vjeçare, u nda nga jeta Ismail Kadare, një nga më të mëdhenjtë e letërsisë shqipe dhe një gjeniu i fjalës së shkruar në Shqipëri.

Kadare është shquar si zëri më i njohur shqiptar, i cili përmes veprave të tij i dha mundësi brezave të mendonin për perëndimin dhe ëndërronin përtej mureve të errësirës së diktaturës.

Ai njohu botën me Shqipërinë, një vend me tradita dhe kulturë europiane, por i izoluar nga regjimi komunist dhe jashtë radarit të Europës.

Me një stil që lëvizte mes sarkazmës etnografike dhe një narrative që përzien groteskun me epikën, Kadare eksploroi mitet dhe historinë e vendit të tij, duke zbuluar mekanizmat e totalitarizmit, një të keqe universale që shtrihte hijet mbi gjysmën e shekullit të kaluar.

I lindur më 28 janar 1936 në lagjen Palorto të Gjirokastrës, Kadare filloi të lexojë që në moshën 11-vjeçare, kur u ndikua thellë nga tragjedia “Makbeth” e Shekspirit, aq sa nisi ta kopjonte me dorë. Më 1958 përfundoi studimet për Gjuhë e Letërsi në Universitetin e Tiranës, dhe më pas ndoqi studimet në Institutin “Maksim Gorki” në Moskë (1958–1960).

Në vitin 1963 botoi romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili fitoi famë ndërkombëtare, u përkthye në 33 gjuhë dhe u rendit nga gazeta “Le Monde” mes 100 veprave më të rëndësishme të shekullit XX.

Pas tij erdhën veprat e tjera të njohura si “Kështjella” (1970), “Krushqit janë të ngrirë”, që trajtonte demonstratat e shqiptarëve të Kosovës në vitin 1981,  dhe “Kronikë në gur” (1970). Romani “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave” (1981) u bë një ndër më të përfolurit në gjithë krijimtarinë e tij.

Para ardhjes së pluralizmit në Shqipëri, në dhjetor 1990, Kadare kërkoi azil politik në Francë, ku jetoi në Paris dhe u kthye në vend pas ndryshimeve demokratike.

Që nga viti 1996 është anëtar i përjetshëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës.

Kadare është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, duke u renditur krahas emrave si Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera.

Veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë, ndërsa emri i tij është përmendur shpesh si kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi, edhe pse ky çmim nuk i është dhënë.

Në vitin 2005 fitoi Çmimin Ndërkombëtar “Man Booker Prize”, ndërsa në 2024 u vlerësua për librin “Kur sunduesit grinden”, një reflektim i thellë mbi autoritarizmin dhe strukturat e pushtetit në periudhën sovjetike.

Në 20 tetor 2009 u bë shkrimtari i parë shqiptar që mori Çmimin “Princi i Asturias për Letërsinë”. Në 2019 mori Çmimin Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt, i njohur si “Nobeli Amerikan”. Më 17 tetor 2023, Presidenti francez Emmanuel Macron i dha titullin e Oficerit të Lartë të Legjionit të Nderit, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në letërsi.

Ismail Kadare mbetet një figurë e pazëvendësueshme në kulturën shqiptare dhe botërore, duke lënë pas një trashëgimi të pasur dhe të thellë që do të frymëzojë brezat e ardhshëm.

Etiketa: ismail kadare

Të lidhura

Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës
Aktualitet

Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua sot seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës, i konsideruar si kreu i grupit kriminal të...

14:06 01/07/2025
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Kosovë

Kosova dështon për të 40-tën herë të konstituojë Kuvendin

Kuvendi i Kosovës sërish nuk arriti të konstituohej, duke shënuar dështimin e 40-të në përpjekjet për të zgjedhur kryetarin dhe...

13:30 01/07/2025
Para
E rëndë në Patos/ Dyshohet se ka kryer marrëdhënie me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai

E rëndë në Patos/ Dyshohet se ka kryer marrëdhënie me vajzën e tij të mitur, arrestohet babai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës

Vrasja e ish-policit Malko, dëshmon në GJKKO babai i Leonard Dukës

14:06 01/07/2025
Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kosova dështon për të 40-tën herë të konstituojë Kuvendin

13:30 01/07/2025
Situata me zjarret në vend, gjatë 24 orëve të fundit raportohen 24 vatra

Situata me zjarret në vend, gjatë 24 orëve të fundit raportohen 24 vatra

13:21 01/07/2025
Ky është babai monstër që abuzonte seksualisht me vajzën e mitur prej 7 vitesh

Ky është babai monstër që abuzonte seksualisht me vajzën e mitur prej 7 vitesh

12:55 01/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.