Sot nis ‘Champions League’/ Inter, Liverpool, Real Madrid… Si pritet të shkojnë super-ndeshjet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pandemia e koronavirusit nuk e ka ulur intensitetin e saj në Europë, megjithatë futbgolli duket se nuk njeh barriera dhe do të jketë i pari që do të sjellë një “normalitet” brenda një situate anormale globale.

E shumëpritura “Champions League”, rikthehet sonte me sfidat e 5-ta në grupe. Pikërisht sot vendoset fati përfundimtar i Interit, që luan në Gjermani një sfidë shumë të vështirë, por që mund të rikthejë shpresën për zikaltërit.

Në rast humbje e barazimi, italianët s’kanë më shanse të kualifikohen, por në rast fitore rifuten në garë për një nga dy vendet e para.

Nga ana tjetër, “Real Madrid” i frikësohet “Shakhtar Donetsk” që në ‘Bernabeu’ e mposhti 2-3. Madrilenët me një hakmarrje sot ndaj ukrainasve sigurojnë kualifikimin.

Në grupin “D” gjithçka është e hapur, teksa Liverpool mund të sigurojë kualifikimin në rast se fiton ndaj “Ajax” në “Anfield”. Nga ana tjetër, “Atalanta” do të përfitojë, pasi përballë ka një kundërshtar të lehtë si “Midtjylland”.

Në grupin “A”, “Bayern Munich” i ka mbyllur llogaritë duke siguruar vendin e parë dhe kualifikimin, kurse sot ka përballë “Atletico Madrid”, që në 4 ndeshje ka 5 pikë dhe i duhet fitorja, edhe pse i mungon një prej sulmuesve kryesor, Luis Suarez i cili është me COVID-19.

Ndërkohë, “Manchester City” luan sfidën vendimtare për kreun e grupit ndaj “Portos” edhe pse ka 3 pikë më shumë. “The Citizens” edhe këtë vit janë në superformë me 4 fitore dhe vetëm 1 gol të pësuar, kurse “Portos” i duhet vetëm një barazim për të siguruar kualifikimin.

/GazetaReforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento