- Reklamë -spot_img
6.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetSot lektor në Harvard, i riu rrëfen si i "mbyllën dyert" në...

Sot lektor në Harvard, i riu rrëfen si i “mbyllën dyert” në Universitetin e Tiranës

- Reklamë -spot_img

Françesko Hela është shqiptari që na bën të ndihemi krenarë për arritjet e tij, teksa ushtron profesionin si lektor në një ndër universitet më të njohura në botë Harvard.

Njëkohësisht ai po vazhdon edhe postdoktoraturën, duke shënuar shumë suksese. Në një lidhje me Skype për “ABC News”, Francesko ka folur për rrugëtimin e tij akademik dhe jo vetëm.

“Unë kam mbaruar biologji molekulare dhe gjenetike në Ankara, në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme, më pas kam bërë Doktoraturën për Mjekësi Molekulare dhe Qelizore në Stamboll në një universitet privat. Edhe atje jam marrë më shumë me kërkimin shkencor. Temat e doktoraturës kam pasur disa projekte, por ai kryesori ka qenë një lloj procesi qelizor si ndikon te prodhimi i hormoneve riprodhuese te femrat estrogjeni dhe testosterone në përgjithshmëri”, tha ai.

Por ajo që bën përshtypje në rrëfimin e tij lidhet me përpjekjet për të gjetur punë në Universitetin e Tiranës, por që u përplas me shumë dyer të mbyllura. Si për ironi ai tashmë po punon në një nga Univeristetet më të mira në botë, por nuk e harron frazën që një sekretare tek FSHN i ka thënë” Ik more çun, se skemi punë me këto”.“Në fakt kanë qenë dy tentativa, por e para ka qenë kur nuk kisha titull. Prandaj kam punuar për disa kohë në një kompani private, pastaj e lash dhe shkova për të vazhduar doktoraturën. Më pas, ajo tentativa kryesore ishte ajo kur mbarova doktoraturën në fund marsit, në fillim të prillit që kam ardhur në Shqipëri. Edhe po përpiqesha të gjeja një vend në eksperiencën e kërkimit, sepse nëse flasim për pjesën teorike, është më e lehtë se vetëm me pak punë mund të jepet. Por ajo çka e ndan universitetin, pjesën e masterit apo doktoraturën është kërkimi shkencor.

Edhe i jam drejtuar FSHN për një intervistë, të pyes se si është procesi se duke qenë një person i jashtëm nuk kam pasur informacione.  Nuk është se kam pasur një trajtim shumë pozitiv. Kur kam shkuar te FSHN, ka qenë një sekretare dhe më tha me dialekt: ‘Ik o çun se s’kemi punë me këto’. Kam shkuar te Dekanati dhe atje nuk kam pasur ndonjë hapje dyersh, ndonjë mundësi”, tha ai.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj