Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sot konstituohet Këshilli Bashkiak i Himarës, Fredi Beleri shkruan një letër nga qelia

11:43 27/06/2023
Reading Time: 4 min lexim

Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur për Himarën ndodhet ende në burg

Sot konstituohet Këshilli Bashkiak i Himarës, ndërsa kryetari i zgjedhur Freqi Beleri nuk është lejuar të marrë pjesë pas vendimit të djeshëm nga Gjykata e Posaçëm. Ajo vendosi të refuzojë kërkesën e avokatëve të tij, që kërkuan që ai të lirohej ose të paktën të shoqërohej për t’u paraqitur në ceremoninë e betimit të planifikuar për sot.

Duke mos pasur mundësinë të jetë prezent ai ka shkruar një letër nga burgu ku u drejtohet të gjithë qytetarëve të Himarës. Beleri, i arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion në zgjedhje, në letrën e tij shkruan se në 14 maj fitoi demokracia dhe Himara. Ndër të tjera, thekson faktin se nuk u lejua që të betohej si kryebashkiak në detyrë, pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e tij për t’u lënë i lirë ditën e sotme që të kryente betimin në Bashkinë e Himarës.

Letra e Belerit

Fjala përshëndetëse e Kryetarit te Bashkisë z. Dhionisios Alfred Beleri drejtuar anëtarëve të Këshillit të Bashkisë së Himarës

Himarë 27.06.2023. Të nderuar këshilltarë, të nderuar qytetarë të Bashkisë së Himarës, Sot, në ditën e marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë Himarë, megjithëse kërkova leje për të marrë pjesë dhe njëherësh përgjegjësinë që më ngarkuat me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit 2023, ma refuzuan.

Pas sulmit shpifës dhe vulgar ndaj meje nga Edi Rama në javën e fundit zgjedhore, arrestimit tim të paligjshëm dy ditë para garës zgjedhore, paraburgimit tim për 45 ditë, sot më penguan të marr detyrën duke tjetërsuar për momentin, rezultatin e zgjedhjeve. Pavarësisht kësaj, unë ende besoj në fuqinë e së vërtetës. Unë ende besoj në fuqinë e së mirës dhe virtytit. Sulmi i paprecedentë dhe 45 ditët e paraburgimit tim të padrejtë nuk e ndryshojnë besimin tim të thellë te demokracia, te të drejtat, institucionet dhe pikë së pari te qytetarët.

Besoj dhe ju ftoj të besoni dhe ju se ky kalvar nuk do të ketë kryqëzim. Shpresoj që së shpejti të gjithë të mendojnë lirshëm dhe të veprojnë me virtyt. Prandaj ju kërkoj të tregoni durim, besim në demokraci dhe në shtetin e së drejtës, në atë që mbrojtët me votën tuaj. Sepse më 14 maj fitoi Demokracia. Fitoi Himara. Dhe u jam mirënjohës atyre që treguan trimëri, por edhe mirëkuptoj ata që u nënshtruan presionit. Por ju premtoj se për mua nuk ka fitues dhe humbës.

Të gjithë qytetarët e Himarës dhe unë si kryebashkiak, i pari mes të barabartëve, do të marshojmë të bashkuar për t’u bërë edhe më të fortë, duke mbrojtur Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut. Personalisht marr forcë nga forca juaj dhe duroj, si një qytetar që ka mësuar të mbrojë idetë e tij për liri, demokraci dhe në praktikë të mbrojë dhe të kujdeset për çdo njeri që vuan apo kërcënohet. Jam i sigurt se së shpejti bashkësia ndërkombëtare do të mbrojë parimet dhe vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Sepse mbi të gjitha sot një kryetar bashkie i zgjedhur në këtë pjesë të Evropës, një qytetar pjesëtar i minoritetit, u pengua të merrte detyrën. Sepse sot u konfirmua synimi i kundërshtarëve të popullit, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Dhe nga ky cep i Evropës, i drejtohem lidershipit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Shqipërisë, Bashkimit Evropian dhe të gjitha Kombeve që i shërbejnë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U drejtohem të gjithë anëtarëve përkatës të të gjitha organizatave ndërkombëtare të cilët sipas kompetencës së tyre mbrojnë dhe ruajnë të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës, duke u kërkuar të mbrojnë jo Fredi Belerin, as pjesëtarët e minoritetit etnik 2 grek në Bashkinë e Himarës, as shumicën e qytetarëve që më zgjodhën, jo demokracinë në Shqipëri apo rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, POR, për të mbrojtur veten, për të mbrojtur atë që përfaqësojnë, për të mbrojtur historinë e tyre dhe pikësëpari të ardhmen e tyre. Sepse nëse të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës do të lihen në fatin e tyre në këtë cep, atëherë vetë demokracia do të mposhtet, atëherë ata do të jenë mposhtur dhe do të jetë mposhtur morali që janë betuar të mbrojnë.

Në fund të fundit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike është një ushtrim kolektiv dhe jo një përpjekje e njëanshme. Dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara edhe Presidenti i Evropës së Bashkuar edhe krerët e organizatave ndërkombëtare, edhe kryetari i bashkisë së Himarës, ose kryetari i çdo cepi të botës perëndimore mbrojnë të njëjtën demokraci, të njëjta të drejta të njeriut, të njëjtin shtet të së drejtës. Prandaj u kërkoj që ti kushtojnë vëmendje paraburgimit dhe aktakuzës ndaj kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës për të përmbushur misionin e tyre në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut.

Nëse këtu, si dhe në çdo cep të planetit, humbet beteja, atëherë nesër mund të humbasë edhe lufta. Por beteja do të jepet dhe do të fitohet dhe dita kur unë do të lirohem dhe do të marr detyrat që më keni caktuar, do të jetë një ditë e guximshme në histori ndryshe nga e sotmja që është turpëruese për përgjegjësit dhe zhgënjyese për ne të tjerët.

Të lidhura

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje
Aktualitet

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

Në kulmin e sezonit turistik, sjellje të papranueshme dhe arrogante nga vizitorët po cenojnë rëndë pasuritë më të çmuara natyrore...

19:46 08/07/2025
Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin
Bota

Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

Një operacion ndërkombëtar i kordinuar mes autoriteteve italiane, spanjolle dhe shqiptare, me mbështetjen e Europolit, ka çuar në shkatërrimin e...

19:11 08/07/2025
Para
Përvëloi vajzën e saj 4-vjeçare dhe nuk e dërgoi në spital, merret vendimi për 25-vjeçaren me origjinë shqiptare

Përvëloi vajzën e saj 4-vjeçare dhe nuk e dërgoi në spital, merret vendimi për 25-vjeçaren me origjinë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

Butrinti dhe Syri i Kaltër po shkatërrohen në heshtje

19:46 08/07/2025
Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

Arrestohen 28 anëtarë të “Ndraghetës”, mes tyre dhe shqiptarë, ja çfarë roli kishin

19:11 08/07/2025
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve

Flakët përfshijnë kodrën me pisha në Poliçan, zjarrfikësit ndërhyjnë në terren

18:52 08/07/2025
Aksident i rëndë në Maliq/ Mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Maliq/ Mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi

18:40 08/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.