Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sot heshtja elektorale në Mal të Zi, analiza e DW: Zgjedhjet parlamentare nën hije alarmi për bomba

12:14 10/06/2023
Reading Time: 3 min lexim

Nis heshtja elektorale në Mal të Zi. Fushata kaloi qetë, por në prag të zgjedhjeve ka pasur alarme për bomba dhe gaz nervash si dhe mesazhe kërcënuese në 125 adresa.

Mali i Zi nga mesnata hyri në heshtje zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën më 11 qershor. Të drejtë vote në këto zgjedhje, të tretat në ciklin zgjedhor brenda 9 muajve në Mal të Zi, kanë 542.468 votues që do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore. Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi. Partia Demokratike e Socialistave (PDS) për të parën herë hyn në zgjedhje pa liderin e saj Millo Gjukanoviç, i cili pas tri dekadash është terhequr si lider i partisë, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale humbi zgjedhjet kundrejt rivalit nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Millatoviç.

Partitë në sondazhe

Në zgjedhjet e së dielës për të parën herë ka hyrë në garë lëvizja “Evropa Tani”, e cila sipas hulumtimeve ka përkrahjen më të madhe të qytetarëve. Gjithnjë sipas sondazheve të bëra e dyta për nga numri i përkrahësve është “Partia Demokratike e Socialistave” (PDS). Lëvizjen “Evropa Tani” e krijuan ish-ministrat e qeverisë së Zdravko Krivokapiq, Millojko Spajiq dhe presidenti aktual, Jakov Millatoviç. Të dy këta, njëri në postin e ministrit të Financave dhe tjetri në postin e ministrit të Ekonomisë mbahen mend nga opinion sepse realizuan programin “Evropa Tani 1” që nënkuptoi rritjen e pagave dhe të pensioneve dhe për këtë arsye menjëhere gëzuan popullaritet dhe admirim të jashtëzakonshëm në radhët e qytetarëve të Malit të Zi.

Në këtë fushatë kjo lëvizje u prezantua me programin “Evropa 2”, e cila po ashtu parasheh rritjen e pagave, pensioneve, mirëqenien e përgjithshme dhe antarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE). Edhe pse kjo lëvizje ka kuota të larta në sondazhe, vështirë se ajo do të mund ta formojë vetë qeverinë e re që të jetë e qendrueshme me detyra prioritare, e ta nxjerrë vendin nga kriza shumëvjeçare politike dhe ekonomike dhe të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Afera e kripto valutave

Fushata e qetë që i karakterizoi këto zgjedhje, javën e fundit sikur ra nën hije, pas aferës së kripto valutave disa miliardëshe me shtetasin e Koresë Jugore Do Von, i cili po mbahet në arrest në Mal të Zi e për të cilin kryeministri Dritan Abazoviç thotë se ka bashkëpunuar me liderin e Lëvizjes Evropa Tani, Millojko Spajiç. Sipas Abazoviç, Do Von ka financuar fushatën në këto zgjedhje. Gjithnjë sipas pohimeve të zyrtarëve të lartë të Malit të Zi, Do Von i cili kërkohet nga Interpoli për afera me kripto valutat nga shumë shtete të botës, ka punuar me liderin e lëvizjes Evropa Tani një periudhë të gjatë kohore, ndaj për këto çështje është thirrur dhe mbledhja e Kështillit Kombëtar për siguri.

Kryeministri aktual Dritan Abazoviç njoftoi opinionin se letrën e shtetasit koreano jugor Do Von, ia ka dorëzuar prokurorit shtetëror. Nga ana tjetër Levizja “Evropa Tani” dhe lideri i saj Millojko Spajiç i kanë hedhur poshtë pohime të tilla dhe kanë akuzuar kryeminsitrin Dritan Abazoviç për, siç thonë ata, inskenim të aferës me kripto valuta me qëllim të prishjes së imazhit të kësaj lëvizjeje në prag të zgjedhjeve të jashëzakonshme parlamentare.

Nevoja për koalicione dhe refuzimet e tyre

Nga levizja “Evropa tani” kanë thënë se nuk do të bëjnë koalicion pas zgjedhor me Partinë Demokratike të Socialistëve të ish-liderit Millo Gjukanoviç. Por pas gjithë ngjarjeve të ditëve të fundit dhe pas aferës me letrën e Do Von, kjo lëvizje ka thënë se nuk dëshiron partneritet pas zgjedhor me kolaicionin e Demokratëve te Aleksa Beçiçit respektivisht me lëvizjen URA të Dritan Abazoviçit.

Për shkak të kësaj situate të krijuar, një pjesë e analistëve dhe njohës të situatave politike nuk përjashtojnë as mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sepse asnjë koalicion apo subjekt nuk do të ketë shumcën absolute prej 41 vendeve në Parlamentin e Malit të Zi. Në prag të zgjedhjeve ka pasur alarme për bomba dhe gaz nervash si dhe mesazhe kërcënuese në 125 adresa. Janë evakuuar disa institucione në Mal të Zi.

Dy ditë para zgjedhjeve, Mali i Zi është përballur me mesazhe kërcënuese për vendosjen e lëndëve plasëse dhe bombolave helmuese në disa institucione shtetërore. Pjesë e institucioneve që janë kërcënuar janë shkollat, institucionet parashkollore, godina gjykatash, prokurori, disa ministri, Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Kërcënimet që erdhën përmes e-maileve, bën që policia të evakuojë dhe të mbyllë të gjitha institucionet parashkollore dhe shkollore, godinat e gjykatave, prokuroritë, disa ministri, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare në pesë qytete të Malit të Zi./DW

Të lidhura

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin
Aktualitet

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Derisa janë numëruar 3330 nga 5225 qendra votimi në rang kombëtar, Partia Socialiste kryeson me 453,859 vota, që përbëjnë 52.56%...

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani
Aktualitet

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:39 12/05/2025
Para
A do të pranonte një garë ‘kokë më kokë’ me Bashën për kreun e PD-së? Çfarë deklaron Berisha

A do të pranonte një garë ‘kokë më kokë’ me Bashën për kreun e PD-së? Çfarë deklaron Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.