Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sot afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

09:15 12/03/2025
Reading Time: 2 min lexim

Mesnata e sotme është afati përfundimtar për partitë politike për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Pasditen e sotme, PS dhe PD do të finalizojnë listat për deputetët, me 46 emra për listën e mbyllur dhe 140 për listën e hapur.

Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë në orën 19:00, ku do të shpallet përbërja e ekipit socialist për zgjedhjet e 11 majit. Para kësaj mbledhjeje, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me bordin e diasporës, që drejtohet nga ministri Taulant Balla.

Rama ka deklaruar se deputetët, edhe ata me një mandat, do të jenë pjesë e listave të hapura.

Ndërkohë, ai ka lënë të kuptohet se drejtuesit politikë të qarqeve dhe disa emra të rinj mund të jenë pjesë e listave të mbyllura. Për veten e tij, Rama ka shprehur se nuk ka marrë ende një vendim dhe se mund të mos jetë fare pjesë e listave.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar pasditen e sotme. Kryesia do të mblidhet në orën 17:00, ndërsa Këshilli Kombëtar do të zhvillojë mbledhjen e tij në orën 19:00.

Pas këtyre takimeve, PD do të shpallë kandidatët që do të përfaqësojnë partinë në zgjedhjet e 11 majit. Ky proces do të shërbejë gjithashtu për diskutimin dhe miratimin e listave të kandidatëve që do të garojnë për PD-në.

Në këto zgjedhje, Partia Demokratike do të garojë në kuadër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (ASHM), i cili përfshin 26 parti, duke përfshirë PL e Ilir Metës, PR e Fatmir Mediut dhe PDK e Nard Ndokës.

Gjithashtu, në këtë koalicion janë përfshirë Shpëtim Idrizi i PDIU dhe Vangjel Dule i PPDNJ. Sipas marrëveshjes, çdo parti do të propozojë kandidatët e saj për listën shumëemërore, duke marrë parasysh peshën elektorale dhe negociatat. Në këtë koalicion, Partia e Lirisë do të ketë 4 deputetë të sigurtë, ndërsa aleatët e tjerë do të kenë nga një deputet secili, duke siguruar kështu 8 mandate të sigurta për koalicionin.

Po ashtu, në zgjedhjet e 11 majit, garojnë edhe dy koalicione të tjera: “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, dhe “Djathtas për Zhvillim” e Enkelejd Alibeajt dhe Dashamir Shehit.

Etiketa: zgjedhjet

Të lidhura

“S’ta fal gjakun e djalit kurrë. Do të vras”/ Nëna e Santiago Malkos shpërthen ndaj Leonard Dukës
Aktualitet

“S’ta fal gjakun e djalit kurrë. Do të vras”/ Nëna e Santiago Malkos shpërthen ndaj Leonard Dukës

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar sot seanca ndaj Leonard Dukës dhe katër të...

10:30 24/06/2025
Thyhet armëpushimi? Izraeli pretendon se Irani ka lëshuar disa raketa
Aktualitet

Thyhet armëpushimi? Izraeli pretendon se Irani ka lëshuar disa raketa

Ushtria izraelite njofton se ka identifikuar disa raketa të lëshuara nga Irani, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar për...

10:18 24/06/2025
Para
Dita e gjashtë e protestës së minatorëve në Bulqizë

Dita e gjashtë e protestës së minatorëve në Bulqizë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“S’ta fal gjakun e djalit kurrë. Do të vras”/ Nëna e Santiago Malkos shpërthen ndaj Leonard Dukës

“S’ta fal gjakun e djalit kurrë. Do të vras”/ Nëna e Santiago Malkos shpërthen ndaj Leonard Dukës

10:30 24/06/2025
Thyhet armëpushimi? Izraeli pretendon se Irani ka lëshuar disa raketa

Thyhet armëpushimi? Izraeli pretendon se Irani ka lëshuar disa raketa

10:18 24/06/2025
Dhunoi dhe kërcënoi të atin me jetë, arrestohet i riu në Shkodër

Plagosi me mjet prerës 23-vjeçarin në Tropojë

10:04 24/06/2025
Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohet tutorja kineze, në kërkim bashkëpunëtorja

Përshtatën apartamentin për prostitucion, arrestohet tutorja kineze, në kërkim bashkëpunëtorja

09:45 24/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.