Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sondazhi/ Kompanitë celulare gjatë pandemisë, 2 milionë euro në muaj nga studentët

16:16 28/12/2020
Reading Time: 3 min lexim

Kompanitë celulare, veçanërisht Vodafone kanë rritur fitimet deri në dyfish nga pandemia, sidomos nga përdorimi i internetit për mësimin online. Në fillim të pandemisë vetëm një muaj zgjati solidariteti i këtyre kompanive duke ulur çmimet e paketave, më pas iu kthyen zakonit.

Mësimi me celular

Organizata e studentëve “Qëndresa Qytetare” ka publikuar gjetjet e sondazhit të realizuar me 610 studentë nga 9 universitete publike mbi efektivitetin dhe ecurinë e mësimit online për vitin akademik 2020 – 2021.

Sipas të dhënave të mbledhura, 77.5% e studentëve e ndjekin mësimin online nëpërmjet telefonit, 20.5% nëpërmjet laptopit ose kompjuterit dhe vetëm 2% e aksesojnë mësimin nga tabletat e tyre. Nisur nga mundësitë e pakta që ofron telefoni celular për të aksesuar dokumente dhe për të ndërvepruar me detyra kursi, mund të themi që pjesa më e madhe e studentëve janë të kufizuar në pjesëmarrje cilësore në mësimin online.

Kostot

Studentëve gjatë ndjekjes së mësimit në distancë u është shtuar një kosto permanente mujore si ajo e blerjes së paketave të internetit, cila përllogaritet të jetë mbi 2 milionë Euro/muaji. Bazuar në të dhënat e sondazhit 50.6% e studentëve shpenzojnë 20 euro në muaj për internet, 30.5% e tyre shpenzojnë 10 euro ndërsa 18.9% e studentëve shpenzojnë 30 euro e lart për të blerë internet me qëllim ndjekjen e mësimit online. Nga ana tjetër asnjë nga 9 universitet publike nuk ka bërë reduktim të tarifës së studimit pavarësisht reduktimit të kostove administrative që kanë pasur.

Pjesëmarrja

Pjesëmarrja mesatare e studentëve në seminare dhe leksioneve në 9 universitete publike është në masën 60%. Ndërkohë që 38.5% e studentëve janë shprehur se nuk janë respektuar oraret gjatë mësimit online. Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës e kanë ndjekur mësimin online në masë më të madhe 79%, ndërsa studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”e kanë ndjekur mësimin online në masën më të vogël me vetëm 39%.

Studentët e 9 universiteteve publike e kanë vlerësuar me notën 6 efektivitetin e mësimit online, me notën 7 – 8 gatishmërinë e pedagogëve dhe me notën 5 – 6 shërbimin e ofruar nga sekretaritë e fakulteteve, duke shënuar kështu një diferencë mes shërbimeve të cilat ata paguajnë drejtperdrejt me tarifat dhe shërbimit të pedagogëve të cilët mbulohen nga buxheti shtetit.

Kërkesat e studentëve

Referuar situatës së krijuar, “Qëndresa Qytetare” i bën apel Ministres Kushi dhe qeverisë për një fond specifik në buxhetin e vitit 2021 për sigurimin e qasjes në internet dhe mjete digjitale për të gjithë studentët.

Po ashtu tërhiqet vëmendja të ndryshohet ligji për Arsimin e Lartë, duke parashikuar “distance learning” si një nga format e mësimdhënies në arsimin e lartë. Pasi në këtë mënyrë mund të mos njohen diplomat.

Studentët kërkojnë rivlerësim të tarifës së studimit duke marrë parasysh reduktimin e kostove administrative për shkak të mos përdorimit të ambienteve universitare

Para një muaji studentët kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, para Ministrisë së Shëndetësisë dhe para Kryeministrisë kundër vendimit të qeverisë për të zhvendosur online mësimin në universitete.

Përpara Kryeministrisë, studentët në mënyrë demonstrative kanë hedhur në tokë librat, rrobat dhe sendet e tjera, të cilat mesa duket do të përdoreshin prej tyre në konvikte, të cilat me vendim të komitetit teknik do të qëndrojnë të mbyllura si vatra të rrezikshme infeksioni.

Një përfaqësi e studentëve kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë ku kanë dorëzuar edhe një kërkesë për komitetin teknik, të cilit i kërkojnë kthimin e pjesshëm në auditorë.

Ndërkohë, ata kanë paraqitur një listë me kërkesa për Ministrinë e Arsimit, ku përveç kërkesës për mësim të alternuar mes online dhe në auditorë, konkretisht leksione online dhe seminaret në auditorë, studentët kanë edhe kërkesa të tjera të natyrës ekonomike.

Në listën me kërkesa të studentëve kërkohet gjithashtu: rimbursim i pagesës së konvikteve dhe qirave, paketa interneti falas dhe të dedikuara për studentët; mundësimi i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses në mësimin online.

Reagimi i ministres Kushi

Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për protestën e studentëve. Duke e cilësuar këtë vit akademik tejet të pazakontë, znj. Kushi kërkon që kjo situatë të përballohet me qetësi nga studentët.

/Gazetareforma.com/

Etiketa: celularefitimestudentet

Të lidhura

Skandal në Onkologjik: Akseleratori Linear 2 jashtë funksionit, ndalohen trajtimet për pacientët me kancer
Aktualitet

Skandal në Onkologjik: Akseleratori Linear 2 jashtë funksionit, ndalohen trajtimet për pacientët me kancer

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar një situatë kritike në Spitalin Onkologjik në Tiranë, ku prishja e Akseleratorit Linear 2 ka...

16:10 27/06/2025
Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit
Aktualitet

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

Një pushues i moshuar ka humbur jetën këtë të premte në plazhin e Zvërnecit. Viktima është një shtetas italian, i...

14:09 27/06/2025
Para

Pandemia/ Udhëtimet e qytetarëve për fundvit, ISHP: Mos kaloni me mjetet tuaja në vende të dyshimta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në Onkologjik: Akseleratori Linear 2 jashtë funksionit, ndalohen trajtimet për pacientët me kancer

Skandal në Onkologjik: Akseleratori Linear 2 jashtë funksionit, ndalohen trajtimet për pacientët me kancer

16:10 27/06/2025
Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

Pushuesi italian humb jetën në plazhin e Zvërnecit

14:09 27/06/2025
Lëkundje të forta tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

A do ketë lëkundje të tjera tërmeti, çfarë parashikon sizmiologu Edmond Dushi

13:24 27/06/2025
Kushëriri iu vra në atentatin ndaj Ndojës, Bashkim Maloku: Njihem me Plarent Dervishajn

Kushëriri iu vra në atentatin ndaj Ndojës, Bashkim Maloku: Njihem me Plarent Dervishajn

13:13 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.