Solidariteti me Italinë, Gjermania gati të presë pacientët me COVID-19

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjermania ka bërë një nismë tepër humane, në një kohë kur Europa po përballet me koronavirusin.

Duke qenë se në Itali spitalet janë të tejmbushura, Berlini ka shprehur gatishmërinë për të marrë pacientë italianë, pozitiv me COVID-19.

Fillimisht në Gjermani do të transferohen 6 pacientë, të cilët do të trajtohen në spitalet e Berlinit.

Sipas mediave italiane, lajmi është konfirmuar edhe nga deputeti i CDU, Michael Kretschmer.

“Ishte një sinjal shumë i rëndësishëm që mund të ndihmojmë edhe të tjerët. Është hera e parë që pacientët italianë transferohen në një vend tjetër të BE”, tha Kretschmer.

Njëkohësisht Gjermania është e gatshme të presë edhe pacientë francezë, në qytetet në kufi me Francën.

Koronavirusi po rritet me shpejtësi të frikshme në të gjithë botën, ku janë shënuar 396.160 raste, nga të cilët 17.250 janë viktima dhe 103.748 të shëruar.

Vendi më i prekur përsa i përket viktimave është Italia me mbi 6 mijë, ndërsa numëron 63.927 raste.

Në Kinë ditën e sotme nuk është shënuar asnjë rast, por kufizimet në epiqendrën e koronavirusit në Wuhan, do të jenë në fuqi deri më 8 prill.

Shpërndaje
Share.

Komento