Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skema përsëritet, ja çfarë fshihet pas shembjes së godinës të ATSH-së

14:55 09/12/2021
Reading Time: 2 min lexim

Qeveria vazhdon të eleminojë godina, të cilat deklarohen që janë jashtë funksionit dhe me dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Së fundmi godina 7-katëshe, kur dikur funksiononte Agjencia Telegrafike Shqiptare ka nisur të shembet. Instituti i Ndërtimit publikoi një raport ku thuhet se godina 7-katëshe është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Godina në fjalë është projektuar nga ish-arkitekti i njohur Maks Velo në vitin 1976. Në vitin 2007, godina mori statusin “Monument kulture i kategorisë së dytë” për vlerat e mëdha historike dhe arkitektonike. Ajo kishte të ndërtuar fasadën me xham.

Që në vitin 2020, 1 vit pas tërmetit, është marre vendimi në Këshillin Bashkiak të Tiranës për prishjen. Në truallin ku ndodhet objekti ekzistues, do të ndërtohet objekti i ri, me qellim plotësimin e kërkesave për ambiente shkollore.

E ndodhur në Bulevardin e Ri në Tiranë, Bashkia ka marrë miratimin nga Instituti i Ndërtimit për të vijuar me prishjen. Instituti pretendon se godina është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, megjithëse , inxhinieri Orhan Sakiqi e hedh poshtë raportin e Institutit të Ndërtimit duke pretenduar se ndërtesa në fjalë nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

U raportua po ashtu se ekspertë të huaj që e inspektuan ndërtesën pas tërmetit, thanë se është e sigurt.

Dokumentet tregojnë se ndërtesa është pjesë e një tenderi prej 30 Milionë eurosh dhe është përfshirë në një listë prej 14 objektesh arsimore të cilat do të ndërtohen në Tiranë si pjesë e planit të rindërtimit. Problemi është se ndërtesa nuk do të përdoret si një objekt arsimor. Sipas planit të projektimit, do të ndërtohet një strukturë për zyrat e administratës publike.

Kompanitë që e kanë marrë tenderin janë “Fusha SHA” e ndërtuesit Petrit Fusha, dhe “Edil-Al”.

Ajo që evidentohet është një skemë që përsëritet, e cila përdor si  motiv pasojat që ka lënë tërmeti i 26-nëntorit. Rrjedhimisht pasi godina shembet, vendoset si do të përdoret trualli, që mund të jetë ndërtimi i një pallati ose rindërtimi i asaj çfarë ekzistonte.

“Gazeta Reforma” ka denoncuar reste ku mes kompanive që konkurojnë për një tender përkatës zhvillohet një garë jo e drejtë dhe në këto raste   favorizohen klientë të bashkisë.

Në fakt, besohet se projekti në fjalë do të mbulojë një hapësirë deri në 2000 metra katrorë, por projekti ATSH mbulon vetëm 225 metra katrorë, duke rritur frikën se prona të tjera përreth do të shkatërrohen po ashtu.

Banorët kanë frikë se prishja e ndërtesës së Maks Velos do të përfshijë po ashtu edhe një ndërtesë në të majtë të saj, për t’i hapur rrugën një kulle 30 katëshe.

Të tjera

Aksident fatal në errësirë: 29-vjeçari humb jetën në Berat
Aktualitet

Aksident fatal në errësirë: 29-vjeçari humb jetën në Berat

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Moravë të Beratit,...

12:35 17/08/2025
Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj
Kryesore

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Nga Adriatik Doçi Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e...

16:56 11/08/2025
Para
1 vit pas vrasjes së Klodian Rashës, Ardi Veliu i “shpërblyer” me një pozicion më të lartë

1 vit pas vrasjes së Klodian Rashës, Ardi Veliu i "shpërblyer" me një pozicion më të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

FBI ofron 100 mijë dollarë për kapjen e vrasësit të Charlie Kirk

FBI ofron 100 mijë dollarë për kapjen e vrasësit të Charlie Kirk

21:00 11/09/2025
BIRN: Qeveria Rama 4: Besnikë të vjetër, emra të ricikluar dhe ndryshime kozmetike

BIRN: Qeveria Rama 4: Besnikë të vjetër, emra të ricikluar dhe ndryshime kozmetike

17:35 11/09/2025
Nën masa të forta sigurie, Ragip Gila mbërrin në gjykatën e Shkodrës

Nën masa të forta sigurie, Ragip Gila mbërrin në gjykatën e Shkodrës

09:20 11/09/2025
Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 11 shtator 2025

09:15 11/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.