Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali qeveritar me konfliktin e interesit të Elira Kokonës, PD: Ka shpërdoruar detyrën

11:17 16/04/2023
Reading Time: 4 min lexim

Sekretarja për AntiKorrupsion në Partinë Demokratike, Ledina Mandia ka denoncuar skandalin qeveritar me konfliktin e interesit të Elira Kokonës, zv.sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave. Sipas Mandias, Kokona ka qenë në konflikt interesi, pasi ajo nuk hoqi dorë nga ushtrimi i detyrës së avokatit privat dhe në asnjë rast nuk njoftoi gjykatat në lidhje me pozicionin e saj në nivelet më të larta të administratës së shtetit shqiptar.

Mandia thekson se Kokona ka shpërdurar detyrën dhe për këtë duhet të nisi hetimi.

ILDKPI , organet e drejtësisë duhet të hetojnë në lidhje me rastet e konfliktit të interesit nga punonjësja e nivelit më të lartë të administratës shtetërore, jo vetëm në kushtet e vazhdimit të detyrës së përfaqësuesit ligjor të palëve, por edhe në kushtet e dhënies së kontributit indirekt për mbrojtjen e interesave të klientëve të saj të dorëzuar në besim të bashkëpunëtorëve të saj që kanë vazhduar të ushtrojnë avokatinë”, thekson Mandia.

DEKLARATA E PLOTË:

Elira Kokona, me ardhjen në pushtet të Edi Ramës ishte projektuar të shërbente në nivelin më të lartë drejtues të administratës shterore, në mënyrë preferenciale, duke u emeruar Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës në shtator 2013, duke pretenduar se ishte e pavarur dhe do t’i shërbente interesit më të lartë publik.

Po në fakt Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës kishte më tepër merak të kishte nën kujdes interesin e kilientëve të saj.

Znj. Kokona, as formalisht nuk hoqi dorë nga ushtrimi i detyrës së avokatit privat dhe në asnjë rast nuk njoftoi gjykatat në lidhje me pozicionin e saj në nivelet më të larta të administratës së shtetit shqiptar.

Ajo në më shumë se 15 raste rezulton të ketë qenë duke ushtruar përfaqësimin e klientëve të saj në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut apo të Arbitrazhit.

Si njohëse e mirë e ligjit, ajo do të duhej të kishte njoftuar gjykatat e huaja, të brendshme dhe çdo forum tjetër ndërkombëtar në lidhje me pozicionimin e saj, dhe që nuk do të ishte në pozicionin e përfaqësueses së palëve private.

Ndërkohë, rezulton se edhe në Janar të vitit 2014 të ketë vazhduar komunikimi me Av. Elira Kokona.

Madje, në vijim kjo rezulton edhe në vendimmarjet e mëtejshme të Gjykatës Evropiane si në cështjen Delijorgji k. Shqipërisë, Becaj k. Shqipërisë, Prima shpk k. Shqipërisë apo në cështje të tjera të komunikuara në lidhje me kompensimet e pronarëve për cështjen e pronave.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës është kujdesur të merrte një shpërblim të drejtë dhe kompensim të plotë të vlerës së pronës në kuadër të ekzekutimit të vendimeve te pronave për familjarët dhe klientët e saj edhe pas ligjit të famshëm të pronave 133/2015, ku znj. Kokona ka dhënë kontributin e saj.

Çuditërisht familjarët dhe klientët e znj. Kokona janë kompensuar në mënyrë të plotë sipas çmimit të tregut referuar vendimmarrjeve të Nëntor të vitit 2015 dhe më tej, ndërkohë që pronarët e tjerë, sot duhet të marrin 10 % të vlerës së pronës me këste apo në shumicën e rasteve konsiderohen të ezauruar, pasi kanë një pritshmëri prej 30 vitesh për ekzekutimin e atyre vendimeve. Madje për këtë as nioftohen nga Qeverua, në mnyrë që të adresojnë të drejtën e tyre në Gjykatë.

Duket që përfaqësimi i znj. Kokona ka vazhduar dhe në çështje të tjera brenda dhe jashtë vendit, dhe ndërkohë që ka njoftuar me vonesë institucionet vendase dhe ndërkombëtare, i ka lënë në duar të sigurta në partnerët dhe bashkëpunëtorët me të cilët kishte punuar këto cështje, duke i siguruar se do të jepte kontributin duke shërbyer në strukturat më të larta të shtetit shqiptar.

Detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Shtetit ishte dhe është kategorikisht e papërputhshme me ushtrimin e profesioneve të tjera, ndërkohë që në rastin konkret ajo në raste të caktuara rezultonte mbrojtëse e palëve private karshi Qeverisë , pjesë e së cilës ishte ajo vetë.

Rama zgjodhi për të mbrojtur interesin publik persona që kishin interesat e tyre privatë. Madje KLSH ka gjetur dhe shkelje të kësaj natyre, ku zyrat e shtetit përdoreshin dhe për postën dhe mbledhjes së dokumetacionit për klientët e zyrave private, duke u kthyer në anekse të këtyre zyrave ligjore.

Deklarimi i konfliktit të interest nuk është në kulturën e kësaj qeverije, pasi është e qartë që në vitin 2013, roli kryesor ishte shërbimi ndaj klientëve, interesave personale dhe parasë, dhe në asnjë rast interesit publik dhe mbrojtjes së interesit më të lartë të shtetit.
Sot Kokona është negociuse dhe mbrojtëse e pozicionit të Qeverisë në kontratat me investitorë strategjike, përfshirë këtu dhe Marinë Durrës, por si duket nesër do të jetë avokatja mbrojtëse e interesave të tyre.

Dikur Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, dhe sot Zv Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona referuar rasteve të cilat janë publike është e qartë që ka qenë në kushtet e shpërdorimit të detyrës

ILDKPI , organet e drejtësisë duhet të hetojnë në lidhje me rastet e konfliktit të interesit nga punonjësia e nivelit më të lartë të administratës shtetore, jo vetëm në kushtet e vazhdimit të detyrës së përfaqësuesit ligjor të palëve, por edhe në kushtet e dhënies së kontributit indirekt për mbrojtjen e interesave të klientëve të saj të dorëzuar në besim të bashkëpunëtorëve të saj që kanë vazhduar të ushtrojnë avokatinë.

 

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes
Aktualitet

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
U mbajt e mbyllur dhe u dhunua nga partneri për 1 javë, Policia arreston 5 persona

U mbajt e mbyllur dhe u dhunua nga partneri për 1 javë, Policia arreston 5 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.