Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali që tronditi BE-në: Arrestimi i Mogherinit ndez pyetje për lidhjet e saj me Tiranën

15:17 02/12/2025
Reading Time: 3 min lexim

Bastisjet e gjera në institucionet e Bashkimit Europian kanë çuar në arrestimin e Federica Mogherinit, ish kryediplomates së BE-së dhe rektore e Kolegjit të Europës, duke hapur një kapitull të ri të errët për institucionet europiane. Policia belge kreu kontrolle në Shërbimin Diplomatik të BE-së në Bruksel, në kampusin e Kolegjit të Europës në Bruges dhe në banesa private, si pjesë e një hetimi penal për dyshime mbi keqpërdorimin e fondeve të BE-së. Euractiv, duke cituar persona të afërt me hetimin dhe dëshmitarë, raportoi se bastisjet nisën në orët e para të mëngjesit në disa zona të Belgjikës.

Autoritetet sekuestruan dokumente dhe arrestuan tre persona për t’i marrë në pyetje nën akuzat për mashtrim me prokurimin, korrupsion dhe konflikt interesi. Mediat ndërkombëtare konfirmuan se ndër të arrestuarit ndodhet edhe Federica Mogherini, figura qendrore e institucionit akademik që ka përfituar ndihma të konsiderueshme publike nga Unioni.

Sipas burimeve të përfshira në çështje, hetimi lidhet me dyshimet se Shërbimi Europian i Veprimit të Jashtëm dhe Kolegji i Europës kanë keqpërdorur fonde gjatë viteve 2021 dhe 2022. Rreth dhjetë oficerë civilë kanë hyrë në selinë e EEAS në orën 7 e 30 të mëngjesit të së martës, çka është konfirmuar edhe nga një zyrtar i BE-së.

Ky zhvillim godet rëndë imazhin e institucioneve të BE-së dhe vë në qendër të kritikave Mogherinin, e cila këtë vit nisi mandatin e dytë pesëvjeçar në krye të Kolegjit të Europës.

Por skandali përtej kufijve të BE-së prek edhe Tiranën, ku Mogherini ka ndërtuar marrëdhënie të ngushta politike dhe institucionale me qeverinë shqiptare. Në vitet e fundit ajo ka vizituar rregullisht Shqipërinë, është pritur si mike e afërt e qeverisë dhe ka marrë nënshtetësinë shqiptare si një simbol partneriteti, vetëm pak muaj pas firmosjes së marrëveshjes për hapjen e degës së Kolegjit të Europës në Tiranë.

Në shtator të vitit 2025, Mogherini zhvilloi një vizitë të profilit të lartë në Rezidencën Studentore Universitare Nr.1, ku u prezantua si një figurë kyçe për zgjerimin e bashkëpunimit akademik mes Tiranës dhe Brukselit. Ajo vlerësoi përkushtimin e autoriteteve shqiptare dhe mbështeti fuqimisht projektin e akomodimit të studentëve të huaj, ndërsa qeveria shqiptare u angazhua financiarisht për bursa dhe investime në kampusin e ri akademik.

Ky afrim i vazhdueshëm vjen pas një historie të hershme të Mogherinit me Tiranën, që përfshin mbështetje politike për qeverinë shqiptare, deklarata publike që minimizonin krizën politike në vend dhe një qëndrim të përsëritur se Shqipëria ka bërë “mjaftueshëm” për hapjen e negociatave, pavarësisht shqetësimeve europiane për korrupsionin, lirinë e medias dhe kapjen e institucioneve.

Në këtë sfond, arrestimi i saj hedh hije të mëdha mbi projektet dhe marrëveshjet e zhvilluara me Shqipërinë. Për një figurë që e ka cilësuar Shqipërinë inspirim që në adoleshencë dhe që ka predikuar standarde europiane nga foltorja e Kuvendit, përfundimi në pranga nën akuza për korrupsion ngre pikëpyetje serioze për personat të cilët qeveria shqiptare ka zgjedhur të promovojë dhe shpërblejë.

Skandali që shpërtheu në Bruksel tani prek drejtpërdrejt edhe narrativën e Tiranës, duke e ekspozuar bashkëpunimin institucional të Shqipërisë me një figurë që është nën hetim penal për abuzim me fonde publike. Dyshimet nuk prekin vetëm Kolegjine e Europës, por edhe transparencën e marrëveshjeve të firmosura në Shqipëri, mënyrën si janë zgjedhur partnerët dhe përgjegjësinë politike për këtë afrimitet të theksuar me një drejtues sot të arrestuar.

Ngjarja pritet të ketë pasoja të gjera në nivel europian, ndërsa në Shqipëri do të rikthejë në qendër debatin se pse qeveria shqiptare vijon të lidhet ngushtë me figura që më pas përfundojnë të hetuara apo të akuzuara për aferat korruptive. Arrestimi i Federica Mogherinit një reflektim i marrëdhënieve të Tiranës me njerëz të pushtetit që sot po japin llogari para drejtësisë.

Etiketa: edi ramaFederica Mogherinireformaeditorial

Të tjera

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin
Aktualitet

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

Tension, zemërim dhe frikë. Kjo është panorama në fshatin Çiflik të Bashkisë Dimal, ku banorët kanë dalë në protestë duke...

12:41 11/01/2026
Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin
Aktualitet

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

Drejtoresha e Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministria e Brendshme, Alma Bime, është arrestuar sërish nga Policia e...

15:41 10/01/2026
Para
Protestat e fermerëve grekë paralizojnë qarkullimin, aksi Kakavijë-Janinë mbetet i bllokuar prej orës 19:00

Protestat e fermerëve grekë paralizojnë qarkullimin, aksi Kakavijë-Janinë mbetet i bllokuar prej orës 19:00

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin

12:41 11/01/2026
Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

15:41 10/01/2026
SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

14:11 10/01/2026
Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

13:42 10/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.