Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali me testet e COVID-19: Kush do të testohet, të paguajë 10 mijë lekë!

16:42 19/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Paniku fillestar i muajit mars për koronavirusin në vendin tonë duket se tashmë i ka lënë vendin pazareve.

Në qoftëse në fillim të përhapjes së pandemisë në Shqipëri testimet ishin minimale, dhe kryeheshin vetëm për personat me simptoma të rënda, për të mos krijuar mbingarkesë në spitale në një kohë kur e ardhmja ishte tejet e paqartë, tashmë mjafton që pacientët të paguajnë një shumë prej 10 mijë lekësh dhe ekspertët e ISHP të kryejnë testimin.

Sipas denoncimeve të ardhura në redaksinë e “gazetareforma.com”, nuk janë të pakta rastet kur qytetarët detyrohen të paguajnë për t’u testuar, ndonëse ligji shqiptar e përcakton qartë se në rast pandemie, çdo qytetar shqiptar duhet të përfitojë falas diagnostikimin dhe trajtimin për sëmundjen.

Përballimi i situatës thuajse me sukses përgjatë tre muajve të parë e ka zëvendësuar frikën me interesin, e tashmë testimi është kthyer në biznes, ku asnjë institucion nuk mban më përgjegjësi për situatën që po krijohet.

Teksa mjekët vijojnë të vënë në rrezik jetët e tyre për të luftuar këtë pandemi, mënyra sesi kjo situatë po menaxhohet nga institucionet vendimmarrëse i ka hapur rrugën abuzimeve të tilla.

Përgjatë këtyre muajve, “gazetareforma.com” ka tentuar disa herë të kontaktojë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ISHP për të bërë transparencë mbi mënyrën sesi po përballohet pandemia e koronavirusit në Shqipëri, por secili prej këtyre institucioneve ka refuzuar të kthejë një përgigje, duke u siguruar që burimi i vetëm i informacionit të jetë ai zyrtar.

Sakaq, pritet që biznesi i testimeve për COVID-19 të marrë dhe përmasa më të mëdha, pas letrës së ISHP-së drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë ku thuhej se ky institucion nuk e përballonte dot më fluksin e testimeve të nevojshme për efekt dokumentacioni (për qytetarët që udhëtojnë jashtë territorit), ndaj duhej shtuar mundësia e analizave në laboratore të jashtëm, duke nënkuptuar ata privatë.

Në këtë situatë hyjnë në lojë rrjetet e laboratorëve si “Intermedica”, që deklaroi se nëse do merrej certifikimi nga ISHP, testimi për COVID-19 do të kryhej për një vlerë 150-160 Euro.

Gjithashtu ky laborator është ofruar për të realizuar edhe testimet serologjike që deri më tani në vend janë kryer vetëm për mjekët, për të përcaktuar në ç’nivel është prekur popullsia nga pandemia, gjë që lejon një vendimmarrje më të saktë në të ardhmen.

Kjo gjë që duket se nuk është marrë ende në konsideratë nga institucionet e shëndetësisë, që do të duhej gjithashtu ta ofronin falas si shërbim.

Por teksa pamundësia e ISHP për të përballuar fluksin e testimeve ka sjellë menjëherë në fokus subjektet private, nuk është bërë asnjë hap për të konsideruar dy koncesionet e shumëpërfolura të sektorit të shëndetësisë, ai i check-up-it dhe ai i laboratorëve, që mund të kishin kryer testime masive të popullatës, për ta mbajtur virusin nën kontroll e të kishte një marrje më efektive të masave izoluese, ç’ka mund të kishte shmangur dëmin e jashtëzakonshëm ekonomik që i është bërë vendit.

Përkundrazi, qeveria shqiptare zgjodhi që në mes të pandemisë të pezullonte përkohësisht koncesionin 120 milionë euro të check-up-it, ndërsa koncesionari tjetër që ka marrë në dorë të gjithë ambientet laboratorike të spitaleve në vend, ka nisur qetësisht punën pak ditë më parë, duke injoruar tërësisht nevojat aktuale dhe imediate në kuadër të pandemisë.

Kujtojmë se e gjithë kjo skemë zhvillohet në një kohë kur rastet e të prekurve vijojnë të jenë në shifra alarmante, shumë më të larta se në muajt prill dhe mars, ndërsa numri i të vdekurve sa vjen e rritet duke shkuar në 42 viktima.

Etiketa: 10 mije lekecovid 19Kush do të testohetskandalite paguajetestet

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para

Komisioni i Venecias për paketën Anti-shpifje/ Rama:Pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.