Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SKANDALI i specave me pesticide nga Shqipëria, BE ndez alarmin!

15:18 06/09/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një tjetër skandal me produktet bujqësore shqiptare ka tronditur tregjet europiane. Pas një kompanie në Slloveni që kërkoi tërheqjen nga tregu të specave shqiptarë me pesticide, reagimi zyrtar ka ardhur edhe nga Bashkimi Europian përmes “RASFF”, agjencisë së tij për sigurinë ushqimore.

Në njoftimin e fundit, kjo agjenci konfirmon se në specat e eksportuar nga Shqipëria janë zbuluar tre pesticide të rrezikshme: Formetanate, Acetamiprid dhe Flonicamid. Për pasojë, BE ka njoftuar menjëherë Shqipërinë si vend origjine, si dhe Austrinë, Kroacinë dhe Slloveninë, ku do të dërgoheshin këto ngarkesa. Ishte pikërisht Sllovenia që ngriti e para alarmin duke kërkuar tërheqjen nga tregu të produkteve.

Ky rast i fundit vjen pas një serie skandalesh me produkte shqiptare të bllokuara në kufijtë e BE-së. Vetëm pak ditë më parë, Kroacia refuzoi një ngarkesë me pjeshkë shqiptare pasi u zbulua përmbajtje e lartë nikeli. Po kështu, mandarinat e kontaminuara dhe luleshtrydhet e kompanisë “Geri shpk” me pesticide të ndaluara kanë përfunduar në tregun vendas, duke vënë në rrezik konsumatorët shqiptarë.

Lista e skandaleve nuk ndalet: peshk me parazitin Anisakis, mish derri dhe pule me salmonelë (madje edhe në rrjetin KFC), akullore me oksid etileni kancerogjen, qumësht i prishur nga “Lufra” dhe minj mbi thasët e miellit në kompaninë “Diamond”.

Megjithatë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i drejtuar nga Olsi Komici, vijon të mbetet i heshtur, ndërsa Ministria e Bujqësisë me në krye Anila Denajn justifikohet me “mungesë laboratorësh” apo “sekret komercial”. Në realitet, bëhet fjalë për një zinxhir korrupsioni e neglizhence që rrezikon çdo ditë shëndetin e qytetarëve.

Eksperti i sigurisë ushqimore Sokol Abazi ka paralajmëruar se mbi 35 pesticide kancerogjene qarkullojnë lirshëm në tregun shqiptar, duke u përdorur në fruta, perime dhe drithëra. Efektet e tyre janë fatale: kancer, çrregullime nervore e riprodhuese, dëmtime të organeve jetike.

Megjithë këto paralajmërime, në Shqipëri nuk ka pasur asnjë hetim serioz, asnjë dorëheqje zyrtarësh dhe asnjë garanci për konsumatorët. Prandaj kërkohet që SPAK të nisë menjëherë hetime për aferat e AKU-së dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Në mungesë të përgjegjësisë institucionale, qytetarëve u mbetet vetëm reagimi: bojkotimi i produkteve të dyshimta dhe kërkesa e fortë për llogaridhënie. Shqipëria nuk mund të kthehet më në kosh plehrash të ushqimeve të kontaminuara, ndërsa burokratët pasurohen mbi shpinën e popullit.

Etiketa: akureformaeditorialspecat

Të tjera

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin
Aktualitet

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

Drejtoresha e Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministria e Brendshme, Alma Bime, është arrestuar sërish nga Policia e...

15:41 10/01/2026
SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie
Aktualitet

SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur publikisht pikëpyetje të forta mbi projektin e terminalit doganor të Lidl Albania, duke e...

14:11 10/01/2026
Para
18-vjeçarja dëshmon përdhunimin në shezlongët e hotelit në Durrës: “Leonard Preza më sulmoi edhe pse rezistova”

18-vjeçarja dëshmon përdhunimin në shezlongët e hotelit në Durrës: “Leonard Preza më sulmoi edhe pse rezistova”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

15:41 10/01/2026
SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

14:11 10/01/2026
Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

13:42 10/01/2026
Dosja Balluku/ SPAK kontrollon disa biznesmenë dhe kompani, ja emrat

Dosja Balluku/ SPAK kontrollon disa biznesmenë dhe kompani, ja emrat

13:28 10/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.