Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali i plehrave/  Klosi: Lendfillet të punojnë pa leje deri në 2022

18:20 30/10/2020
Reading Time: 4 min lexim

Kompanitë private bëjnë ç’të duan nëpër landfille, pa u kontrolluar nga Ministria e Mjedisit. Kjo ndodh qysh prej 10 vjetësh, kur një vendim i qeverisë së atëhershme kishte caktuar si kusht për pajisjen me leje të aktivitetit përgatitjen dhe dorëzimin e planeve të investimit në lendfille nga këta operatorë.  Ministri i mjedisit Klosi ka krijuar situatë ku të gjithë operatorët e landfilleve nuk kanë as plan të miratuar, as leje mjedisore.

Duke e ndjerë se mund të japë llogari një ditë, ka propozuar në qeveri një vendim që i lejon operatorët e lendfilleve të punojnë pa plane dhe projekte, rrjedhimisht edhe pa leje mjedisore, deri në vitin 2022. Pra, jo vetëm që i ka lënë deri tani të punojnë pa një projekt të miratuar, por detyron edhe qeverinë që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, që të mos u kërkojë plane deri në 31 dhjetor 2022.

Në bazë të vendimit të vitit 2012, operatori i një vendepozitimi ekzistues të plehrave, pavarësisht se ka ose jo leje mjedisi, brenda dy viteve nga hyrja në fuqi e atij akti (në 2014) duhet të përgatiste një plan përmirësimi të lendfillit dhe ta paraqiste tek Agjencia Kombëtare e Mjedisit. Brenda 6 muajve, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, duhet të vendoste në qoftë se operacionet duhet të vazhdonin ose jo në atë lendfill.  Miratimi duhet të dërgohej në Komitetin Ndërministror të Mbetjeve.

E gjitha kjo nuk ka ndodhur, afatet janë tejkaluar, sepse Klosit, Gjiknurit dhe Ahmetajt i duhej rrëmuja e landfilleve me qëllim që të justifikonin shkuarjen e fondeve shtetërore tek tre inceneratorët me koncesion në Fier, Tiranë dhe Elbasan.

Jo vetëm kaq, por vendimi ju lë të drejtën operatorëve që të mos bëjnë fare plan zhvillimi dhe përmirësimi për lendfillet. Sipas ndryshimit që ka propozuar Klosi, këtë mund ta bëjë vetë Ministria e Mjedisit, nëse këta operatorë nuk kanë në mundësi financiare që ta kryejnë.

Klosi kërkon t’i fshihet përgjegjësisë duke caktuar në këtë vendim si hallkë përfundimtare një komiteti ndërministror për mbetjet. Po çfarë është ky komitet. Sipas ligjit, ai përbëhet nga zëvendësministra dhe miratohet nga qeveria me propozim të Ministrit të Mjedisit.

“Agjencia Kombëtare e Mjedisit, pasi miraton planin e përmirësimit, e dërgon atë për shqyrtim pranë Komitetit Ndërministror për Mbetjet, i cili vendos për masat që duhen marrë dhe periudhën e nevojshme të tranzicionit për zbatimin e tyre, periudhë e cila në çdo rast përfundon në datën 31 dhjetor 2024. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në rastet kur miraton planin e përmirësimit, përgatit një relacion shpjegues teknik për Sekretariatin Teknik të Komitetit, i cili dërgohet së bashku me planin e përmirësimit. Relacioni shpjegues përmban të dhëna mbi pikëzimin e venddepozitimit si dhe impaktin mjedisor ekonomik e social të zonës ku ndodhet lendfilli. Sekretariati shqyrton të gjithë dokumentacionin e përcjellë nga AKM-ja dhe i përgatit një relacion përmbledhës Komitetit”, theksohet në vendimin e miratuar këtë të mërkurë në Këshillin e Ministrave, me propozim të ministrit të Turizmit dhe të Mjedisit, Blendi Klosi.

Vendimi i plotë

  PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.452, DATË 11.7.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR LENDFILLET E MBETJEVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 43, pikat 6 e 7, 44, pika 3, 45 e 64, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në kreun XI, të vendimit nr.452, datë 11.7.2012, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

  1. Në pikën 25, fjalët “… pavarësisht nëse ka ose jo leje mjedisi, deri në datën 31 dhjetor 2018” zëvendësohen me “… deri në datën 31 dhjetor 2022”.
  2. Pas pikës 25 shtohen pikat 25/1 dhe 25/2, me këtë përmbajtje:

“25/1. Në rast se operatorët e një venddepozitimi ekzistues nuk kanë burimet financiare ose aftësitë teknike për të përgatitur planin e përmirësimit të venddepozitimit me kërkesën e operatorit të vendepozitimit, plani i përmirësimit të venddepozitimit dhe rehabilitimi mund të kryhen nga ministria përgjegjëse për mjedisin.

25/2. Planet e përmirësimit, të dërguara nga operatorët për miratim pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit pas datës 31 dhjetor 2018, vlerësohen dhe miratohen nga Agjencia dhe kalojnë për shqyrtim pranë Komitetit Ndërministror për Mbetjet, në përputhje me parashikimet e këtij vendimi.”.

  1. Pika 28 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“28. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, pasi miraton planin e përmirësimit, e dërgon atë për shqyrtim pranë Komitetit Ndërministror për Mbetjet, i cili vendos për masat që duhen marrë dhe periudhën e nevojshme të tranzicionit për zbatimin e tyre, periudhë e cila në çdo rast përfundon në datën 31 dhjetor 2024. Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në rastet kur miraton planin e përmirësimit, përgatit një relacion shpjegues teknik për Sekretariatin Teknik të Komitetit, i cili dërgohet së bashku me planin e përmirësimit. Relacioni shpjegues përmban të dhëna mbi pikëzimin e venddepozitimit si dhe impaktin mjedisor ekonomik e social të zonës ku ndodhet lendfilli. Sekretariati shqyrton të gjithë dokumentacionin e përcjellë nga AKM-ja dhe i përgatit një relacion përmbledhës Komitetit.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI

Erjon Braçe

 /GazetaReforma.com/

Etiketa: mbetjetMinistri Klosiskandali

Të lidhura

Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja
Kryesore

Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja

Partia Demokratike ka njoftuar se më 16 maj, në orën 17:00, do të organizojë një protestë në Bulevardin e Ri....

10:54 15/05/2025
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona
Aktualitet

Fëmija 3 vjeç dëmtohet në çerdhe, nëna bën denoncimin

Një nënë ka denoncuar në polici se djali i saj 3-vjeçar është dëmtuar në zonën e qafës teksa ndodhej në...

10:40 15/05/2025
Para

Policia bën namin me gjoba, ndëshkon 727 qytetar për maskën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja

Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, arsyeja

10:54 15/05/2025
Iu merrnin lekë qytetarëve për parkimin e makinave pa pagesë, arrestohen 2 persona

Fëmija 3 vjeç dëmtohet në çerdhe, nëna bën denoncimin

10:40 15/05/2025
Dështim apo zgjidhje? Përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështim apo zgjidhje? Përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

10:33 15/05/2025
Samiti Europian në Tiranë, zbulohen temat që do të trajtohen

Samiti Europian në Tiranë, zbulohen temat që do të trajtohen

10:25 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.