Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali i fondeve të BE për bujqësinë, një katrahurë korrupsioni dhe paligjshmërie/ AZHBR kërkon kthimin e parave nga bizneset, këta të fundit i kërkojnë nga sekserët

13:43 06/09/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ministria u përfshi në një megaskandal që u zbuluar nga hetuesit e OLAF, të cilët nxorrën në dritë abuzimin e madh me fondet e Bashkimit Europian për bujësinë shqiptare. Si pasojë e këtij hetimi BE vendosi që të ndërpresë fondet, që solli ndërprerje të pagesave edhe për ato që kishin përfituar. Por skandali sa vjen e thellohet! Oligarkia.al ka mësuar se javët e fundit AZHBR u ka nisur letër dhjetra bizneseve, të cilat kanë përfituar grante, duke u kërkuar të kthejnë paratë mbrapsh.

 

Pak javë më parë, portali Amfora publikoi një informacion zyrtar, sipas të cilit deri në fund të majit AZHBR u kishte kërkuar kthimin e parave të përfituara nga grantet rreth 10 subjekteve, mes të cilave kompanisë Coast to Coast të biznesmenit Florenc Gjikuria si dhe asaj Kavaljon në pronësi të ish kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi. Kujtojmë se para 2 ditësh kryeministri Rama bëri ndryshime në qeveri, një prej të cilave ishte edhe ndryshimi i ministres së Bujqësisë, Frida Krifca dhe në vend të saj u emërua Anila Demaj. Shkarkime apo ndërrime të tilla postesh në qeverinë Rama nuk janë të panjohura, pasi ndodhin sa herë ka afera apo skandale për të cilat do ketë hetime. Kujtojmë rastin e Ahmetaj që u shkarkua nga posti i zv. kryeministrit dhe pak kohë më pas u shpall në kërkim nga SPAK për inceneratorët.

E njëjta gjë po ndodh edhe në rastin e ministrisë së Bujqësisë me shpërdorimin e fondeve të IPARD. Por tashmë ka lindur edhe një problem tjetër, pasi jo vetëm AZHBR kërkon paratë mbrapsht nga subjektet, por edhe subjektet që kanë përfituar grante përmes korrupsionit po kërkojnë paratë nga sekserët apo zyrtarët e AZHBR-së.

Një katrahurë korrupsioni dhe paligjshmërie, që tani mund të çojë edhe në konflikte fizike, pasi zakonisht këta që marrin rryshfetet operaojnë me moton “paratë e marra nuk kthehen më.”

Zyra kundër mashtrimit në BE, e njohur me emrin OLAF ka kallëzuar prej kohësh në prokurori abuzimet masive të dala në dritë nga hetimi i saj.

Por prej më shumë se dy vite, organi shqiptar i akuzës i ka zvarritur hetimet duke mos vënë asnjë zyrtar përgjegjës përpara ligjit. Megjithatë, përpjekjet e prokurorisë për të mbytur aferën apo hezitimi i saj për të hetuar deri në fund, nuk kanë mundur ta shpëtojnë qeverinë nga reperkursionet e skandalit.

Faktori grek

Brenda strukturave të Bashkimit Europian, çështja e abuzimeve me fondet e IPARD nga qeveria shqiptare po mbahet në qendër të axhendës veçanërisht nga Greqia. Pas përplasjeve mes Tiranës dhe Athinës zyrtare për arrestimin e Fredi Belerit, qeveria greke është duke kërkuar me prioritet zbardhjen deri në fund të skandalit të granteve dhe vendosjen e qeverisë shqiptare përpara përgjegjësive.

Ndërkohë që një tjetër front ku Athina po “hakmerret” është skandali i vjedhjes së pronave të bregdetit. Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama u detyrua të shkarkojë nga kabineti ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe atë të jashtme Olta Xhaçka.

E para shihet si përgjegjëse direkte për skandalin me fondet e BE-së për bujqësinë gjatë kohës që drejtonte AZHBR-në, ndërsa Xhaçka akuzohet si e përfshirë në skandalin e tjetërsimit të pronave në bregdet, duke u kallëzuar pak ditë më parë në SPAK nga Fredi Beleri për tokën mbi të cilën bashkëshorti i saj po ndërton hotelin në Himarë.

Të lidhura

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Gjykata e Krimeve të Rënda të Foggias dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj, për vrasjen e vajzës...

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Para
Ishin të bllokuar me varkë në det dhe iu rrezikohej jeta, shpëtohen  tre persona në Shëngjin e Velipojë

Ishin të bllokuar me varkë në det dhe iu rrezikohej jeta, shpëtohen tre persona në Shëngjin e Velipojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.