Facebook është duke u hetuar pasi dyshohet se mund të ketë shpërndarë të dhënat e përdoruesve me dhjetra kompani pa dijeninë e përduruesve.
Prokurorët po kryejnë një hetim penal në marrëveshjet e bëra nga gjiganti i medias sociale me disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë gjatë kontrollit intensiv të firmës në vitet e fundit mbi të dhënat e goditura. Një juri e madhe e New Yorkut ka dërguar dokumente nga dy krijuesit e smartfonëve të përfshirë në partneritete, thanë burimet anonime për “The New York Times”.
Kuptohet që të dhënat e ndara pa njohuritë e përdoruesve përfshinin emrat e shokëve, gjinitë dhe datat e lindjes. “New York Times” njoftoi se Amazon, Apple, Microsoft dhe Sony kanë ndërprerë marrëveshjet për shkëmbimin e të dhënave me platformën dominante të medias sociale në botë.
Megjithatë, Facebook vazhdoi të shkëmbejë informacion me 61 prodhues të pajisjeve dhe programeve kompjuterike pasi tha se ndërpreu praktikën në maj 2015. Marrëveshjet lejojnë kompanitë të shohin miqtë e përdoruesve, informacionet e kontaktit dhe të dhëna të tjera, ndonjëherë pa pëlqimin e tyre.
Facebook ka hequr shumicën e partneriteteve gjatë dy viteve të fundit.
Facebook po ballafaqohet me disa padi dhe hetime mbi praktikat e saj të privatësisë, përfshirë hetimet e vazhdueshme nga Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA, Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim dhe dy agjenci shtetërore në Nju Jork.
Përveç shqyrtimit të marrëveshjeve të të dhënave, hetimet përqëndrohen në zbulimet që kompania ka ndarë të dhënat e përdoruesve të 87 milionë njerëzve me “Cambridge Analytica”, një firmë këshilluese britanike që ka punuar me fushatën e Presidentit të SHBA, Donald Trump.
Që atëherë, CEO i Facebook, Marc Zuckerberg ka dëshmuar përpara Kongresit dhe Parlamentit Evropian për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth trajtimit të të dhënave të përdoruesve nga Facebook.
Në prill Zuckerberg u mor në pyetje për gati pesë orë në një seancë dëgjimore pa bërë asnjë premtim të mëtejshëm për të mbështetur legjislacionin e ri ose për të ndryshuar mënyrën se si rrjeti social bën biznes, duke prishur përpjekjet e senatorëve për ta ulur poshtë.
Ndërkohë vlerësimi më i fundit i përdoruesve të prekur arrin deri në 87 milionë.