Nuk kanë të sosur skandalet në shkollën e mesme “Ibrahim Rugova” në Kamëz.
“Fiks Fare” prej dy ditësh ka denoncuar dy raste skandaloze në këtë gjimnaz.
I pari kishte të bënte me shitjen e lëndëve narkotike brenda shkollës. (Lexo këtu).
Rasti i dytë është edhe më i rëndë dhe ka të bëjë me ushtrimin e prostitucionit në lokalet afër gjimnazit.
Rasti është denoncuar nga një ish-nxënës, i cili ka mbaruar shkollën një vit më parë.
Përveç lokaleve, afër shkollës gjenden edhe disa hotele për favoret seksuale.
Këto vende frekuentohen nga nxënësitë, të cilët “kanë mësuar” edhe kodet për përfitimet sekusale.
Kodi në këtë zonë është: ” Dua një respekt”.
Si funksionon?
Personi që ka denoncuar rastin tregon për Fiks Fare:
“Aty shkojnë nxënës 15, 16 vjeç, ata që janë në shkollë. Në këto lokale rrinë disa pleq, sa për mos të rënë në sy që është lokal femrash. Pronarët i japin raki falas pleqve. Te lokali i parë është një femër që e administron, nuk kuptohet dot kush është pronari. Te lokali tjetër, klientët shkojnë atje për të bërë porosinë dhe më pas shkojnë në një hotel të fshehtë. Te lokali i parë mbajnë vetëm kameriere femra, të vijnë te tavolina, të kërkojnë çfarë do të pish. Të fërkojnë nga kofshët. Unë nëse s’dua të pi gjë, i them ‘DUA NJË RESPEKT’.
Njëri lokal ka 6 a 7 tavolina, janë të zëna me pleq, që mund të paguajnë ndonjë pije. Lokali i parë e ka hotelin të palicensuar, shumë afër shkollës. Te ajo zonë, ku janë këto lokale, krahas gjimnazit është edhe një shkollë profesionale, dy shkolla të tjera dhe një gjimnaz. Pikërisht midis dy shkollave ushtrohet prostitucioni. Në këtë zonë janë shkolla Profesionale e Kamzës, Kamza e Re dhe gjimnazi Ibrahim Rugova. Nëse shkoj, mjafton me këtë kod dhe direkt më ofrohet një shërbim seksual” thotë ai.
Ish-nxënësi pohon se në këto vende iu ofrohet shërbimi seksual edhe nxënësve të shkollës, nën 18 vjeç.
Pas denoncimit, Fiks Fare ka infiltruar një person, i cili shkon bisedon me të ashtuquajturat “punonjëset e seksit” pranë shkollës.
Ndër të tjera ata flasin dhe për pazare.
Për më shumë mund të lexoni bisedat:
Dita 1
Djali – Ku je mo shpirti?
Vajza 1 – Ça bone?
Djali – Mirë.
Vajza 1 – A je mirë?
Djali – Mirë. I thuaj asaj mund të vish pak këtu të flas diçka me të. Ajo.
Vajza 1 – Thirre vetë, hajde brënda.
Djali – Ti sa e ka pazarin me ma dhënë mua?!
Vajza 2 – Nuk, nuk jam në terezi për zotin, jam pa qejf.
Djali – Nesër?
Vajza 2 – Nesër shofim, po sot…
Djali – Si kalove? Mund të ulem pak?
Vajza 3 – Mund të ulesh. Ulu.
Djali – Doja një respekt nga ti.
Vajza 3 – Ëë?
Djali – Doja një respekt nga ti.
Vajza 3 – Ëë, jo sss’mundem.
Kamarierja – A do pish diçka?
Djali – Jo dua respekt.
Kamarierja – A mendova…
Djali – Nesër?!
Kamarierja – Nesër kismet, tu pa tu bo!
***
SHKON NË NJË LOKAL TJETËR…
Djali – Si të kam?
Sekserja – Hë mo ku ishe.
Djali – Hajde njëherë, hajde.
Sekserja – A ishe në shishe!
Djali – A do me pi ndonjë gjë a jo.
Sekserja – … sa kam ardhur prej spitali.
Djali – Pse ça ke?
Sekserja – jam sëmunë.
Djali – Kena ndonjë këtu ne?
Sekserja – O… ishte këtu, ju s’keni qenë.
Djali – Merre B… në telefon, të flas pak me të.
Sekserja – Po ke atë pukjanen.
Djali – Ajo pukjanja s’ishte në terezi.
Sekserja – Ça kishte?
Djali – Ëë?
Sekserja – Ça kishte ajo, ishte sëmurë?
Djali – Ishte në, tu e lënë punën dhe ishte keq fare.
Sekserja – Ëë, ka punuar gjithë ditën! Punë shteti! Gjithë ditën.
Djali – Ke nga një me nga shoqëru këtu?
Sekserja – O… ishte me … këtu. E…?
Djali – Cila E…?
Sekserja – Do 50 mijë lekë!
Djali – 50 mijë lekë?
Sekserja – Ëëë.
Djali – Thirre këtu ta bëj muhabet me të.
Sekserja – Nuk vjen këtu ajo, shkon…
Djali – Për mubahet!
Sekserja – Merre në telefon.
Djali – Shkruaje numrin e telefonit (i jep nr e telefonit). Si e ka emrin?
Sekserja – E…
Djali – A po fol ti me të? Neser i thuaj!
Sekserja – Nesër?
Djali – Po.
Sekserja – Po nesër kismet. Nesër? Unë thashë se e doje për sonte! Nesër ta qis unë. Ta qis unë nesër .
Djali – Ma qit ti nesër?
Sekserja – Po.
Djali – Sa lekë do kjo, 50 mijë lekë?
Sekserja – Mos bërrtit.
***
Dita 2
Djali – Respekt dua unë!
Kamarierja – Ëë?
Djali – Respekt, si gjithmonë.
(Në lokal vijnë vajza të reja. Në tavolina qëndrojnë disa të moshuar)
Djali – Hajde, hajde se nuk du me pi.
Kamarierja – Çfarë do me pi?
Djali – Nuk du me pi jo! Du B…
I moshuari – Nga je tu shku ti, hajde prapë (i drejtohet vajzës së re). Hajde moj se ka njerëz.
Djali – O V…, një sekondë.
V… – Po.
Djali – A ma jep numrin e B…
I moshuari – Ti do me … B…?
Djali – Po.
I moshuari – Do me … B… sot?
Djali – Po.
I moshuari – Gjithë asaj balene ti hipësh ti ore? Ti si karkalec ore, ça ti bësh asaj?
V… – 7, 7, 7…
Djali – Tre 7-ta…
V… – 10. (Telefonon B…) Më mori mua në telefon, mos i thuaj ta kam dhënë unë numrin…
Djali – Në rregull.
***
BISEDË ME NJË TJETËR VAJZË PARA GJIMNAZIT…
Djali – Si kalove? Sa është dita?
Vajza – Po shkoj të pi një kafe me shoqet.
Djali – Sa lekë dot?
Vajza – 1500 bën oferta!
Djali – S’kam terezi ofertash sot, unë të jap 20 mijë lekëshin, 30, 50 mijë lekë.
Vajza – Sa të pi kafe me shoqet do … Po ti ça po bën këtu?
Djali – Një puthje të vogël.
Vajza – S’je në shkollë?
Djali – Jo, unë nuk jam nxënës shkolle.
Vajza – Ashtu?
Djali – E kam mbaruar gjimnazin.
Vajza – A ke shtëpi ti?
Djali – Shko pi kafe do të marr në telefon. Të jap 12 mijë lekë.
Vajza – Ok!
***
SHKON NË NJË HOTEL, SËRISH NË AFËRSI TË GJIMNAZIT
Djali – 10 mijë lekë ëë?
Prostituta – Ta bëj kështu… Kjo V…
Djali – Për zotin, nëse i kam dhënë 500 lekë, e qerasa me një…
Sportelisti – … dhe pagesën?!
Djali – Hec se erdha (paguan lekët e hotelit).
Prostituta – E dua dhe nesër.
Sportelisti – Nesër je lart ti…
Prostituta – O me banjo me të gjitha (dhoma e hotelit).
Djali – Lekët para ëë?
Prostituta – Kush ta dha numrin? V… ta ka dhënë! Hë se ja kallzoj V… (për kaq pak lekë). Unë me 10 mijë lekë nuk … Mirë, mirë me 15 mijë.
Djali – Jo, jo s’kam.
Djali – Ta bie një shok nesër unë?
Prostituta – Ëëë?
Djali – 30 mijë lekë do ta bie.
Prostituta – Mirë, ma bjer.
Djali – 30 mijë lekë?
Prostituta – Të rri dy orë me të.
Djali – 30 mijë lekë?
Prostituta – Po, po do ta mësoj unë ama.
Djali – Ai çuni është 17 vjeç.
Prostituta – Mirë, mirë se e mësoj unë.
Djali – 16 a 17 vjeç, se di sa është.
Prostituta – Nesër ma bjer mua atë, t’ja bëj qejfin, të kënaqet ai t’ja bëjë Zoti hallall. A do me e pru direkt ti, ta bjesh këtu te dera, vij unë te dera. Dakort?
Djali – Në rregull!
Prostituta – Mos me e pa as te lokali mos me e çue.
Djali – Në rregull.