Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandal në mes të natës: Wizz Air lë 13 pasagjerë pa vend në avionin Bologna-Tiranë

13:16 01/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Një tjetër skandal i rëndë mban sërish emrin e Wizz Air. Mbrëmjen e djeshme, fluturimi i planifikuar për në orën 22:55 nga Bologna drejt Tiranës rezultoi i tejmbushur, duke lënë jashtë avionit 13 pasagjerë, mes tyre edhe fëmijë. Pa asnjë paralajmërim, pa sqarime, pa alternativa, pa kompensime. Vetëm një qëndrim cinik nga ana e stafit: “Nuk kemi çfarë të bëjmë.”

Një avaz i përditshëm i një kompanie që prej vitesh trajton qytetarët shqiptarë si pasagjerë të dorës së dytë. Wizz Air shet më shumë bileta sesa lejon kapaciteti i avionit, luan me fatin e njerëzve, i lë të bllokuar nëpër aeroporte dhe nuk mban asnjëherë përgjegjësi. Kompania që operon përfitime milionëshe në Shqipëri, është bërë simbol i skandaleve, abuzimeve dhe një arrogance të paimagjinueshme ndaj qytetarëve.

Ankesat janë të përditshme. Qytetarët denoncojnë vonesa sistematike në çdo fluturim, anulime të njëanshme pa njoftim, rishitje të biletave me çmime më të larta, tarifa të fshehta për çdo shërbim bazik dhe një mungesë totale transparence. Gazeta Reforma ka raportuar vazhdimisht për këto shkelje të rënda, por autoritetet shqiptare vijojnë të heshtin. Asnjë hetim. Asnjë masë. Asnjë sanksion.

Ndërkohë në vende si Spanja, autoritetet veprojnë me forcë. Ministri i të Drejtave Sociale dhe Konsumatorit, Paolo Bustinduy, njoftoi se edhe Wizz Air do të sanksionohet për tarifat abuzive për bagazhet e dorës, duke u bashkuar me kompanitë e tjera të ndëshkuara si Ryanair, EasyJet, Vueling, Norwegian dhe Volotea. Gjobat totale të vendosura nga shteti spanjoll kapin shifrën e 179 milionë eurove. Praktikat e tilla janë cilësuar si të paligjshme dhe në dëm të drejtpërdrejtë të pasagjerëve.

Në Shqipëri, në vend të gjobave, kemi heshtje. Në vend të mbrojtjes së qytetarëve, kemi nënshtrim ndaj abuzuesve. Është e papranueshme që një kompani ajrore të vijojë të shkelë me këmbë çdo standard të etikës dhe ligjit pa pasur frikë nga asnjë institucion shqiptar. Sa herë do të përsëritet ky skenar? Sa herë duhet të mbeten qytetarët shqiptarë nëpër aeroporte të huaja, të pastrehë, të pasigurt, vetëm sepse një kompani vendos të luajë bixhoz me jetën e tyre?

Shqipëria ka nevojë për një autoritet të vërtetë mbrojtës të konsumatorëve, që vepron dhe ndëshkon, që nuk toleron abuzimet dhe nuk fshihet pas burokracisë. Derisa kjo të ndodhë, Wizz Air do të vazhdojë të jetë sinonim i skandalit dhe shteti shqiptar, bashkëfajtor në heshtje.

Etiketa: reformaeditorialwizz air

Të lidhura

Tragjike në Bruksel! 12-vjeçari humb jetën gjatë ndjekjes, përplaset nga makina e policisë
Aktualitet

Tragjike në Bruksel! 12-vjeçari humb jetën gjatë ndjekjes, përplaset nga makina e policisë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të dielën pasdite në kryeqytetin belg, ku një djalë 12-vjeçar humbi jetën pasi u godit...

23:27 02/06/2025
Ukraina dhe Rusia ende larg armëpushimit pas bisedimeve
Bota

Ukraina dhe Rusia ende larg armëpushimit pas bisedimeve

Raundi i dytë i bisedimeve të drejtpërdrejta mes Ukrainës dhe Rusisë, i mbajtur në Stamboll, përfundoi pa ndonjë përparim konkret...

20:02 02/06/2025
Para
Kapja e 12 celularëve në burgun e Durrësit, pajisjet dërgohen për ekspertim

Kapja e 12 celularëve në burgun e Durrësit, pajisjet dërgohen për ekspertim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Tragjike në Bruksel! 12-vjeçari humb jetën gjatë ndjekjes, përplaset nga makina e policisë

Tragjike në Bruksel! 12-vjeçari humb jetën gjatë ndjekjes, përplaset nga makina e policisë

23:27 02/06/2025
Ukraina dhe Rusia ende larg armëpushimit pas bisedimeve

Ukraina dhe Rusia ende larg armëpushimit pas bisedimeve

20:02 02/06/2025
Rritje e borxheve tatimore/ Administrata Tatimore paralajmëron masa ndëshkuese

Rritje e borxheve tatimore/ Administrata Tatimore paralajmëron masa ndëshkuese

19:57 02/06/2025
Dëmtim në stërvitje, mesfushori largohet nga Italia dhe humbet dy ndeshjet kualifikuese

Dëmtim në stërvitje, mesfushori largohet nga Italia dhe humbet dy ndeshjet kualifikuese

19:42 02/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.