Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandal/ Deputeti socialist shet kursin për kamion si diplomë universiteti

23:08 16/01/2019
Reading Time: 2 min lexim

Jo vetëm diplomat e kopjuara, por disa deputetë kanë zgjedhur që certifikatat t’i kthejnë në diploma të mirëfillta. Ata kanë bërë thjesht kurse disajavore ose mujore jashtë vendit dhe në CV-në e tyre rezultojnë si të diplomuar në të.

Ky marifet është zbuluar nga deputeti socialisht Sadri Abazi i cili në Cv ka përfshirë që është diplomuar në Akademia IRU, në Gjenevë, në vitin 2002, mirëpo “xhaxhi Google”, sot të nxjerrë zbuluar. Mjafton të futesh në faqen online të kësaj akademie dhe shikon që në fakt ofron thjesht kurse trajnimi për shoferët e kamionëve dhe IRU në fakt është shkurtim për “International Road Union”, i shqipëruar “Unioni Ndërkombëtar i Rrugëve”.

Sipas Top Channel ky union paska edhe atë degë të vetën që quhet akademi dhe që shkruhet “Akademia IRU”.

Dora Trajnuese e Unionit Ndërkombëtar të Rrrugëve.
Rritje e shkëlqyer profesionele për shoferët.
Akademia IRU, trajnon me mijëra shoferë dhe operatorë transporti çdo vit për të pasur një siguri më të madhe në rrugë dhe efincensë të qëndrueshme”.

Kaq mjafton për të kuptuar se Sadri Abazi ka bërë vetëm një kurs shoferash në Gjenevë, dhe jo shkollë të lartë.

Sipas Top Channel edhe Ilir Ndraxhi është një deputet tjetër i Partisë Socialiste që në CV e tij deklaron se 10 vitet e para të punës, ai ka qenë një shofer i thjeshtë. Më pas është bërë biznesmen. Ai shkruan se ka arsim të lartë si inxhinier pyjesh, por mesa duket këtë shkollë e ka bërë vetëm pasi i ka hyrë rrugës së politikës. Sepse një person me diplomë në inxhinieri nuk do të punonte 10 vite si shofer i parkut të mallrave.

Mirëpo nuk mbaron me kaq, në listë bën pjesë e ish-Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Në CV-në e saj ajo shkruan se është diplomuar për matematikë në vitin 1989, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Por nga një vërtetim që u bë publik gjatë protestës studentore në dhjetorin e kaluar, u zbulua se znj. Nikolla e ka mbaruar faktultetin me mesataren 5.8. Por, gjithashtu në CV ajo shkruan se është diplomuar në nivelin master në Albanian University në vitin 2010, në Administrim Publik drejtimi Pushtet Ekzekutiv. Arsyen se përse ish-ministrja Nikolla e ka mbaruar masterin me kaq vonesë dhe në këtë universitet kuptohet nëse shohim deklarimin e saj të pasurisë. Kur ajo deklaron të ardhurat e bashkëshortit, vihet re që bashkëshorti i saj ka punuar si pedagog pranë këtij Universiteti, ku ajo ka mbaruar masterin.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion
Aktualitet

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 9 protestues që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, pas...

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det
Aktualitet

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë 11-vjeçar dyshohet se është mbytur teksa...

11:51 21/06/2026
Para

8 veshjet që ju duhen këtë dimër për t’u dalluar nga turma

Lajmet e fundit

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi në Durrës, 11-vjeçari mbytet duke u larë në det

11:51 21/06/2026
“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English