Situatë e rëndë në Kosovë, mbi 520 raste të reja dhe 10 viktima nga covid-19

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fqinji ynë, Kosova, po kalon një situatë të rënduar për shkak të pandemisë së covid-19.

Sipas njoftimit zyrtar të IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pozitivë 521 raste, si dhe janë shënuar 10 viktima.

Gjitashtu është bërë me dije se numri i rasteve aktive pozitive me covid-19 është gjithsej 13.505 persona, si dhe të shëruar  gjithsej janë 25.586 persona.

Njoftimi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.375 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 521 raste pozitive dhe janë shënuar 10 viktima.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 585 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.586 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.505.

Numri total i rasteve pozitive është 40.117 raste nga 145.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.026 raste të vdekjes./GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento