Situata nga pandemia, mjeku Tritan Kalo: Më e keqja ka kaluar, qeveria të eliminojë pabarazitë financiare për përballimin e covid-19!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pjesa më e madhe e pandemisë ka kaluar tashmë. Kështu është shprehur përmes një postimi në Facebook mjeku i njohur Tritan Kalo.

Sipas tij ende nuk dihet se sa do të zgjasë pandemia por faktet tregojnë se më e keqja është kaluar, gjithsesi ai u kërkon qytetarëve të besojnë në ekzistencën e Covid-19 dhe të tregohen sa më vigjilent.

Kalo vuri në dukje se një vit i tërë që kaluam nën efektin e pandemisë tregoi që, teoritë e konspiracionistëve  dhe të gjithologëve nuk ndihmojnë, përkundrazi prishin punë dhe sjellin më shumë vështirësi në luftën ndaj një virusi të panjohur.

“Kohë kovidiane. 19.01.2021 e në vijim deri sa… vështirë të përcaktohet me saktësi, por më e shumta në kohështrirje të kësaj Pandemie jetëlënduese dhe jetëmarrëse me siguri ka kaluar. Ndërkohë Konspiracionistët e mos ekzistencës së infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, shpresoj të jenë bindur për praninë mes nesh të kësaj flame mbarëbotërore.

Ndërkohë  “futuristët gjithollogë” e patën të mjaftueshme kohën për të kuptuar se protagonizmi i kërkuar, është një flluskë sapuni e pёrkohëshme në dallim me qëndrueshmërinë e jetëgjatësinë e gjurmëve që le pas vetes modestia e punës këmbëngulëse”, shkruan Kalo.

Më tej mjeku u bën thirrje edhe organeve qeverisëse të tregohen më të kujdesshme në trajtimin e situatës në rast pandemie. Sipas tij, shpërthimi i koronavirusit nxori në pah se vendi ynë është i përfshirë nga një nivel i lartë pabarazie në aspektin socio-ekonomik dhe atë politik.

Prandaj Kalo i kërkon qeverisë që të hartojë plane më konkrete për të përballuar pandemitë që mund të shfaqen në të ardhmen.

“Në ndërkohë një vit i kaluar përmes turbulencave të shumta socio-ekonomiko-politike që krijoji përballja me Pandeminë e Sars-Cov2/Covid-19 zbuloj se poshtë “lustrës verbuese të Shoqërive Demokratike”, fshihen shumë pabarazi sociale, ekonomike e politike, të cilat e bëjnë të domosdoshme korrigjimin e tyre, në mënyrë që njerëzimi të mirëpërgatitet për t’u përballur në të ardhmen me “pandemitë” jo vetëm virale por edhe socio-ekonomiko-politike. Kemi lindur të barabartë në këtë jetë, ndaj edhe të tillë duhet ta jetojmë ekzistencën tonë….Together forever”, ka shkruar Kalo./Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento