Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Situata nga pandemia, Italia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme!

17:27 13/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka njoftuar sot vendimin e qeverisë italiane, për të rihapur muzetë në zonat e vendit më pak të prekura nga epidemia e Covid-19.

Gjithashtu ministri komunikoi në Parlamentin italian se për shkak të situatës nga pandemia, qeveria do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 30 prill.

“Muzetë, vende simbolike të kulturës së vendit do të rihapen në zonat e verdha”, deklaroi ministri Speranza para deputetëve.

Ndër të tjera, në Parlamentin italian, ministri i Shëndetësisë ilustroi në foltoren përpara deputetëve edhe masat e reja të luftës kundër epidemisë së covid-19, e cila ka shkaktuar deri më tani rreth 80.000 të vdekur në Itali.

Sipas Ministrit Speranza, qeveria Conte ka vendosur që këto masa të reja të hyjnë në fuqi duke nisur nga 16 janari.

Ndërkohë kujtojmë se aktualisht njëzet rajone të Italisë janë të ndara në tre kategori zonash, në zonat e verdha, zonat portokalli dhe zonat e kuqe, në funksion të vijueshmërisë të situatës epidemiologjike lokale, ku çdo javë situata është monitoruar nga një komitet shkencor.

Ministri i Shëndetësisë, Speranza, njoftoi gjithashtu vullnetin e qeverisë për të zgjatur deri më 30 prill gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e epidemisë.

Kujtojmë se situata nga pandemia në Italia ka qenë e vështirë, pasi është edhe një nga vendet më të prekura evropiane, sidomos gjatë valës së parë të koronavirusit.

Autoritetet shëndetësore atje kanë rritur vigjilencën edhe pas regjistrimit të rasteve të para me variantin e ri të covid-19, i cili fillimisht shpërtheu në Britaninë e Madhe dhe sipas ekspertëve është më i transmetueshëm te njerëzit se sa koronavirusi ekzistent me zanafillë nga Ëuhani i Kinës. /Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Italiministri i shendetesisepandemia

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Vaksina anti-Covid, pas mjekëve radhën e kanë të moshuarit e azileve dhe policët

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English