Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Situata e Sali Berishës me amerikanët, vjen dhe reagimi i Fatbardh Kadillit

10:44 07/08/2021
Reading Time: 5 min lexim

Ish-kandidati për postin e kryetarit të partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli me anë të një analize të postuar në rrjetet sociale ka ndarë mendimin e tij për ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha.

SHKRIMI:

Berisha i shmangshëmTë “pashmangshëm” e quante dikur miku im Lela, duke iu referuar peshës dhe forcës politike që Berisha kishte akumuluar në vite. Rritja e peshës dhe forcës së tij ka shkuar në drejtim të kundërt me peshën dhe forcën e anëtarit të thjeshtë të PD, dhe të çdo figure të spikatur në PD. Këto, pesha dhe forca, ia jepnin luksin të sillej si institucion i pakohë, por ai gjithnjë zgjodhi t’i përdorë ato në çdo kohë dhe për çdo gjë. Berisha ka qenë forca dhe dobësia e PD. Strukturoi partinë sipas profilit të tij dhe e dominoi me fanatikët e tij sipas kalkulimeve të veta politike. E çoi majtas dhe djathtas. E hapi dhe e mbylli sipas interesit të tij politik. Krijoi mitin e tij. Dishepujt e afërt ishin ata që përfitonin, në mos shumë të paktën shikimin e tij. Dishepujt e largët, janë ata që kërkojnë një idhull, që besojnë se fitojnë kur e gjejnë.Dy herë që PD fitoi zgjedhjet ai ishte prijësi dhe si rrjedhojë dhe përfituesi më i madh. Në vite krijoi monopolin e vet në PD. Ky monopol ishte për atë me i rëndësishëm se PD.Por, edhe pas gjithë këtyre, Berisha është plotësisht i shmangshëm. Ashtu si çdo kush tjetër në këtë jetë. Shmanget kur ai vetë nuk e kupton që duhet të hiqet mënjanë. Shmanget, kur ai vetë nuk e kupton se nga i dëshiruar është bërë i padëshirueshëm. Shmanget, kur është bërë problemi, nga zgjidhësi i problemeve që ka qënë dikur. Shmanget, kur nga frymëzim është bërë pezmatim. Kur nga përparim është bërë prapësim. Kur nga e reja është bërë e vjetra. Shmanget, kur nga dhënës është bërë marrës. Shmanget, kur ngulmon të ruaj monopolin e tij dhe të zgjatimit të tij, kryetarit aktual mbi PD. Shmanget kur nuk lejon PD të ringrihet.Berisha është një institucion në PD që gjithsesi duhet shmangur. Jo për tu hedhur poshtë. Aspak. Por për t’i dhënë shancin që nga gremina ku ndodhet dhe vazhdon të përpëlitet të mund të zërë vendin që i takon për veprat e mira që ka lënë.Shmangia nuk vjen nga mungesa e respektit. Nuk vjen nga mosmirënjohja. Shmangia nuk vjen nga mungesa e ndjeshmërisë. Shmangia nuk vjen nga mungesa e parimeve. Perkundrazi. Shmangia nuk vjen se e kërkojnë amerikanët, por se ishte prej kohësh e nevojshme dhe sot është jetike për PD.
Po kush ta shmangë?Asesi nuk mund të shmanget nga ata që prej dekadash ia kanë falur veten atij. As nga fanatikët e zhurmshëm. As nga ata që jetën e kanë ndryshuar kryekëput prej favoreve të atij, prej lëshimeve apo vendimeve të atij. Nuk mund ta bëjnë ata që veten ia dorëzuan atij t’i udhëheqi pa u menduar për rrjedhën, as për pastërtinë e ujrave, as për drejtimin e tyre. Nuk mund ta shmangin ata që kur u del përpara ndonjë pyetje të thonë, “do ketë menduar ndonjë gjë Doktori”. As nga ata që çdo arritje personale dhe të PD e kanë menduar se u vjen prej tij. Ata që çdo fitore ia dedikojnë “magjisë” së tij. As nga të pafajshmit që kanë adhurimin për liderin që ishte.Shmangia vjen nga besimi se PD është më e madhe se ai, shumë më e madhe se ai. Shmangia vjen nga bindja se ai i ka dhënë PD, por PD i ka dhënë atij shumë më shumë se ai e përmend ndonjëherë. Shumë më shumë se ai të ketë qenë mirënjohës.Shmangia vjen nga bindja se PD duhet të rinovohet dhe të shkëputet nga çdo gjë që e mban peng. Shmangia vjen që ne si parti të plotësojmë misionin tonë. Që ne si parti të ngremë lart dinjitetin e demokratëve, dinjitetin e votuesve të djathtë, dinjitetin e njerëzve të papërfaqësuar që kërkojnë një propozim alternativ ndryshe nga ky pushtet që na sundon. Që duan të shpëtojnë nga Rama por nuk duan të kthehen pas. Pa kuptuar këtë detyrim ndaj dinjitetit të gjithë shoqërisë, kjo parti nuk ekziston. Ky është misioni i PD.Duhet të shmanget që PD të krijojë një projekt të ri. Larg monopolit të atij që e përdor të mbetet i pashmangshëm. Shmanget që PD së pari të çlirohet nga paradigma e personalizimit të arritjeve politike. Që të çlirohet PD nga mentaliteti i rremë i liderit çudibërës dhe të gjithëditur. Që PD të shkëputet nga praktika e partisë shpk. Shmanget që PD të rigjallërohet si një forcë që ushqen me shpresë shqiptarët. Që PD të çlirohet nga klanizmi dhe të zgjerojë mbështetjen atje ku është ekonomia, ku është tregu më i madh, punësimi më i madh. Që PD të jetë konkuruese, së pari brenda vetes. Pastaj ta zgjerojë konkurencën tek gjithë shoqëria. Konkurenca është magjia e lirisë. Rotacioni nëpërmjet kufizimit të mandateve dhe qarkullimi i elitave është magjia e demokracisë. Për këto, për lirinë dhe demokracinë që aq fort i brohoriti, por që aq shumë i ngurtësoi, Berisha duhet shmangur.Këtë duhet ta bëjë PD. Këtë duhet ta bëjmë ne që duam të kemi PD dhe jo kryetar dhe ish kryetar. Ne që duam më shumë lirinë se sa liderin. Ne që duam demokraci jo autoritet. Ne që duam partinë e anëtarit dhe jo të kryetarit.Në PD sot ka një shumicë dërmuese që e di dhe e kupton kështu si unë këtë peshë që na qëndron e lidhur në këmbë. Që e ka të qartë që zgjatimi pertac i Berishës, kryetari aktual, është një shëmbull i përfitimit nga oportunizmi që po e asfikson PD. Vetëm kjo pjesë e PD mund dhe duhet ta shmangë Berishën. Kjo pjesë e PD duhet të rimarrë peshën e vet në PD, duke e çliruar veten nga dorëzimi përballë autoritetit të Berishës. Duke u shkëputur nga oportunizmi që nxit oferta gënjeshtare e kryetarit aktual. Duke u çliruar pa drojë nga emocioni që e mban peng të historisë. Kjo pjesë e PD duhet të reagojë si shumicë që është.Unë e shmang lehtësisht. Kurrë nuk kam pasur adhurim për askënd. Kurrë nuk e kam falur lirinë time. Kurrë nuk kam njohur idhuj dhe autoritet. Këtë ofroj unë. Këtë nxis unë. Këtë reagim nxis tek çdo demokrat, tek çdo koleg. Si unë mendon shumica dërmuese e PD, mendon e djathta parakomuniste. Mendon shoqëria që kërkon një alternativë. Kam shërbyer dhe vazhdoj të shërbej që këtë rrugë ta përqafojmë të gjithë. Këtë kam shprehur në Manifestin Politik për Ringritjen e PD. Çdo demokrat që e do PD më të madhe se kryetari, ka një mundësi të bëj ndarjen e madhe. Çdo demokrat që e do PD me të madhe se vet PD, ka një mundësi ta shkëpusë veten nga e djeshmja për të ndërtuar një të ardhme. Kur shmanget Berisha si model, fiton demokrati.

Të lidhura

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve për 4 qarqet
Kryesore

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve për 4 qarqet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në katër qarqe të tjera të vendit:...

12:55 27/06/2025
Noka pas daljes nga SPAK: U thirra për krimet zgjedhore
Kryesore

Noka pas daljes nga SPAK: U thirra për krimet zgjedhore

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka dalë këtë të premte rreth orës 10:00 nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit...

11:50 27/06/2025
Para
Jo vetëm në Shqipëri, edhe Kosova regjistron viktimën e parë nga zjarret

Zjarrvënie e qëllimshme, policia nis hetimet për shtetasin 73-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

09:05 30/06/2025
Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale

Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale

08:48 30/06/2025
‘Ka rënë një zjarr’/ Fut në kurth zjarrfikësit në SHBA, më pas qëllon me breshëri ndaj tyre

‘Ka rënë një zjarr’/ Fut në kurth zjarrfikësit në SHBA, më pas qëllon me breshëri ndaj tyre

08:38 30/06/2025
Minimatura, 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj

Minimatura, 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj

08:24 30/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.