Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sistemit të dështuar të burgjeve i ra fasada, si Manja i dhuroi Ulajt 20 mln euroe

14:55 17/12/2023
Reading Time: 5 min lexim

Qeveria parashikon të ndërtojë një burg të ri për të miturit në Mëzes. Në shtator 2023, Ministria e Drejtësisë, nën drejtimin e Ulsi Manjës ka hapur tenderin për ndërtimin e Institucionit për Edukim dhe Rehabilitim të të Miturve.

Por gjërat nuk po shkojnë sipas planeve, sepse po dalin në dritë prapaskenat e errëta të kësaj kontrate, që ka përfunduar në duart e firmës “4-AM”. Kjo firmë sipas letrave drejtohet nga Ardit Metaliaj, por në fakt është krahu i djathtë i Bashkim Ulajt. Firma “4-AM”, sipas raporteve në media, mbulon tenderat e fituara nga ky oligark.

Konkretisht tenderi me objekt “Ndërtimi i Institucionit për Edukim dhe Rehabilitim të të Miturve”, me një fond limit në shifrën 1,924,332,544 lekë të reja (pa TVSH) është fituat nga “4-AM”.

Vlera marramendëse e ndërtimit menjëherë të tërheq vëmendjen, por çështja qëndron më thellë se kaq. Vihet re se në të kanë marrë pjesë vetëm 5 kompani, ku katër prej tyre u përjashtuan nga komisioni vlerësues menjëherë dhe fitues është shpallur bashkimi i kompanive “4 A-M” në pronësi të Ardit Metaliaj dhe “ED KONSTRUKSION” e zotëruar nga Alfred, Ramadan, Jorgjie dhe Eduart Ibrahimi.

Ministri Ulsi Manja e ka firmosur kontratën në mungesë të një konkurrence minimale. Menjëherë tenderi është denoncuar në KPP.

Më datë 6 dhjetor 2023, Bashkimi i operatorëve ekonomikë “Rafin Company” SHPK & “Ndregjoni” SHPK & “Udha” SHPK ka dorëzuar ankesën me denoncimin publik se ky tender është blerë.

 

Konkretisht, në ankesë ngrihen pretendime për mospërmbushje nga ana e bashkimit të operatorëve ekonomikë “4 AM” SHPK & “ED Konstruksion” SHPK, të kritereve.

Akoma më tej, bashkimi i operatorëve ekonomikë ankimues pretendon ndër të tjera, citojmë “…haptazi dhe në shkelje flagrante të ligjit Komisioni i Vlerësimit të Ankesave ka favorizuar në këtë procedurë prokurimi me qëllim përfitime personale duke kualifikuar BOE “4- AM” shpk dhe “ED Konstruksion” SHPK pa plotësuar kriteret dhe pa dorëzuar dokumentacionin e kërkuar si dhe duke pranuar dokumente shtesë (fizikisht) jashtë afateve kohore të pranimit të dokumentacionit.”

Sipas deokumenteve, Operatori ekonomik duhet të këtë të punësuar staf teknik për kryerjen e punimeve, të vërtetuar me kontrata pune të vlefshme, pajisur me diploma, certifikata të formimit profesional lëshuar nga autoritetet përgjegjëse të akredituara ose licencuara si dhe dëshmi të sigurimit teknik, ku është caktuar edhe numri i personelit. Sipas denoncuesit, firmat fituese nuk kanë paraqitur dokumentin në kohë dhe nuk kanë të deklaruar të gjithë stafin e nevojshëm që duhet për të kryer këtë shërbim.

Ankimuesi pretendon se fituesit nuk kanë paraqitur dokumentet që dorëzohen online brenda afatit.

Por, thekson se Autoriteti Kontraktor i ka lejuar që t’i dorëzojnë dorazi pas afatit.

“…haptazi dhe në shkelje flagrante të ligjit Komisioni i Vlerësimit të Ankesave ka favorizuar në këtë procedurë prokurimi me qëllim përfitime personale duke kualifikuar BOE “4- AM” shpk dhe “ED Konstruksion” SHPK pa plotësuar kriteret dhe pa dorëzuar dokumentacionin e kërkuar si dhe duke pranuar dokumente shtesë (fizikisht) jashtë afateve kohore të pranimit të dokumentacionit”, thuhet në ankesë.

Ndërkohë vlen të theksojmë se përballë njeriut të Bashkim Ulajt, po ankimojnë një grup tjetër oligarkësh të fuqishëm si Renido Petritaj, për të cilin Gijotina.com ka bërë një sërë denoncimesh për abuzim tenderash, është edhe Arben Çela si dhe Xhetan Ndregjoni, dy kompani që kanë nam të keq tek tenderët e infrastrukturës.

Pra duket si një përballje mes “ujqërish të tenderëve” se kush të marrë thelën e majme në këtë garë për fondin e burgit të të miturve.  Si të presësh drejtësi kur vetë “Pallati i Drejtësisë” i ngre burgjet me korrupsion?

Kompania pas së cilës fshihet Bashkim Ulaj nuk duhej të ishte pjesëmarrëse në këtë tender, por drejtësia punon për oligarkët. Agjencia e Prokurimit Publik ka përjashtuar para dy vjetëve nga pjesëmarrja në tenderë publik për 2 vite kompaninë 4 A-M SHPK e përfolur si përfituesja e tenderit të dyshimtë të lotit të 3 të rrugës së Porto Romanos.

Procedimi administrativ i cili mban datën 4 gusht 2020, ka nisur pas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit të datës 27.07. 2019 ku vërtetohet se kjo kompani ka keqinformuar për qëllime kualifikimi në procedurën e tenderimit të zhvilluar nga AK, sa i takon vetëdeklarimit mbi mosangazhimin e inxhinierëve të kërkuar.

Gjykata Administrative brenda ditës rrëzoi vendimin, duke i dhënë kështu mundësi oligarkut Ulaj që të përiftojë sërish nga paratë e shqiptarëve.

Kompania “4 AM”, ka përfituar një tender 305 milion lekë të reja pa tvsh për ndërtimin e 14 objekteve arsimore në kuadër të projektit të ‘Rindërtimit’, nga bashkia Tiranë.

Por ajo që e bën edhe monopol përqendrimin e parave publike në një dorë të vetme, është fakti se në këtë gare ka marrë pjesë për ironi edhe vetë kompania “Gener 2”, që është po në pronësi të Bashkim Ulajt.

Pas skandalit me ndërtimin e disa kullave 17-katëshe pranë digës tek Liqeni Artificial në Tiranë dhe shpërthimit të skandalit të DH Albania në projektin e ndërtimit të Unazës së Madhe, Bashkim Ulaj vendosi që tu largohet syve të medias.

Por zhvendosja në hije e Gener 2, nxorri në dritë një tjetër kompani, shumë e suksesshme në përfitimin e tenderëve më fonde publike, siç është kompania ndërtuese “4 AM”.

Në dosjet e APP dhe KLSH që e kallëzoi; rezulton se dënimi i firmës “4-AM shpk”, u bë sepse ka bërë mashtrime dhe falsifikime në 37 tenderë, me vlerë 16 milionë e 860 mijë euro në Bashkinë Tiranë, Durrës, Lezhë, Elbasan, Tropojë, Vlorë, Kukës, Krujë etj., dhe në 5 ministrit Xhaçka, Balluku, Shahini, Çuçi e Klosi.

Edhe APP, gjatë hetimit administrativ, zbuloi se firma “4-AM shpk” nuk ka adresë faktike, atë që publikon në QKB dhe dosjet e tenderëve, por ka zyrat e oligarkut Bashkim Ulaj dhe si pajisje ka makineritë e firmës “Gener-2”./Gijotina.com

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Bashkim Ulajulsi manja

Të tjera

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
Para
Djegësi/ Denoncohet vetëm Veliaj, por Klosi e Kumbaro kërdi në Ministrinë e Mjedisit

Djegësi/ Denoncohet vetëm Veliaj, por Klosi e Kumbaro kërdi në Ministrinë e Mjedisit

Lajmet e fundit

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English