Prej vitesh pronat e shtetit shqiptar janë ‘nxjerrë në pazar’ për të marrë përfitime personale. Më të fundit janë rastet e portit të Durësit që do shnërrohet në marinë jahtesh, aeroporti i Vlorës që është projektuar të ndërtohet në zonë të mbrojtur, apo Parku i Butrintit një nga perlat e historisë dhe arkeologjisë shqiptare ku duan të ndërtojnë resorte turistike. Të gjitha këto projekte janë kundërshtuar jo vetëm nga opozita dhe shoqëria civile, por edhe nga organizata ndërkombëtare dhe ekspertë të fushës. Por, një megaskandal tjetër, jo i bërë kaq mediatik sa këto më sipër është edhe masakra e bërë me pronat e Forcës Detare të Shqipërisë, ku drejtues të këtij institucioni i kanë dhënë prona të shtetit, privatit, në këmbim të rritjes në gradë. Një investigim i kryer nga Artur Meçollari tregon se Forcës Detare dhe Akademinë e Marinës i janë gllabëruar nga privati me letra të falsifikuara mijëra m2 tokë, ku janë dhënë leje për tu ndërtuar hotele dhe resorte me 5 yje.
Nga Artur Meçollari
-Si janë marrë gradat me pronat e Forcës Detare dhe Akademinë e Marinës.
-Prona e Akademisë së Marinës ka qënë e gjitha shtet, shpronësuar Administratës Italiane të Luftës.
-Shpejt “Familja Perandorake” do ketë një resort me 5 YJE të Akademia e Marinës.
-SPAK po heton disa prona të FD, por duket duhet të fillojë edhe Akademinë e Marinës.
FAJIN NUK E KA SISTEMI.
Sot 62-vjet më parë u krijua Akademia e Marinës në Bazën Detare të Pashalimanit dhe shumë shpejt do të transferohej aty ku kishte thënë Sami Frashëri, në Vlorë. Akademia e Marinës do të mbyllej në vitin 2005 duke u kthyer në Shkollë Trupe për Forcën Detare.
Por në vitin 2007 u shkri edhe Shkolla e Trupës dhe me propozim të drejtuesve të Forcës Detare të kohës. Akademia e Marinës doli fare nga Plani i Vendosjes dhe përhapjes. Ky është momenti kur territori i Akademisë u tjetërsua dhe nga 42000 m² qe ishte, sot ka mbetur vetëm 11.000 m².
Në vitin 2016 një sipërfaqe prej rreth 19.200 m² i kaloi Bashkisë Vlorë dhe një vit më pas Ministrisë së Turizmit. Po ashtu në vitin 2011 një sipërfaqe prej 1500 m² i kaloi një privati dhe në vitin 2015 Fjetina dhe Kinoklubi iu shitën po një privati, i cili më pas provatizoi dhe tokën. Vijojnë ndërtimet me leje të Bashkisë.
Historia
E gjithë prona e ish-Akademisë së Marinës, prej gati 43.000 m² në vitin 1946 është shpronësuar nga Qeveria e kohës me pronarë Administratën e Luftës së Italisë. Kjo pronë iu është blerë gjashtë pronarëve në vitin 1940. Sot Forca Detare ka dy prona (Nr. 904) të ndara nga rruga e pasme, një pronë me sipërfaqe 4.800 m² dhe 7400 m², një pjesë të marrë.
Nga 43.000 m² (me bojëqielli), që iu sekuestruan në 1946 Admistratës Italiane të Luftës, sot FD ka vetëm rreth 8.000 m² (me të kuqe). Pjesa më e madhe është tjetërsuar me letra të fallcifikuara si pronë private.
Prona e Forcë Detare me sipërfaqe 4.800 m² parashikohet te bashkohet me atë të Ministrisë së Kulturës prej 19.200 m² dhe KKRT të miratojë së shpejti ndërtimin e një resorti turistik me 5 YJE për “FAMILJEN PERANDORAKE” në sipërfaqen prej 24.000 m² (prona midis dy rrugëve). Janë falcifikuar dokumentat zyrtare duke e konsideruar pronë private.
Akademia e Marinës doli nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes në vitin 2008 me firmën e drejtuesve të kohës së FD, të cilët u shpërblyen me grada dhe detyra.
Shitja e fjetinës dhe Kinoklubit në 2015 u bë me propozim e me firmën e drejtuesve të kohës së FD, të cilët u shpërblyen me grada dhe detyra.
Dalja jashtë strukurës së FD të Kantierit Detar në 2015 u bë me propozim dhe me firmën e drejtuesve të kohës së FD, të cilët u shpërblyen me detyra jashtë vendit. Sot Kantieri ka vetëm 43 personel nga 180 në 2015.
Dorëzimi i Bazës Detare të Sarandë s në 2022 u bë nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra
Ndërtimi i godinës në bazën detare të Shëngjinit u lejuan nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra
Nxjerrja nga Plani i Përhapjes dhe Vendosjes në 2016 i 133 hektareve nga 200 hektarë të katër bazave detare u bë nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra
Lejimi i zaptimit të 5,2 ha në Porto Romano prej 2 vjetësh u bë nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra. Sot çështjet në hetim nga SPAK, në dosjet hetimore 198/2021 dhe 109/2021 vetëm për pronat e Forcës Detare janë gjashtë çështje:
1) Procedura e lidhjes së kontratës më 15 korrik 2020 për dhënien me qira 1 Euro për 20 vjet të Bazës Detare Sarandë kompanisë “Marina Bay Sarsnda”, si bashkim i operatorëve ekonomik Kastrati Group dhe Concord Investment:
2) Procedura e lidhjes së kontratës konçesionale më 23 qershor 2020 për portin turistik të Limionit për 35 vjet me kompaninë “Marina Limion” si bashkim i operatorëve Kastrati Group dhe Edil-Al-It.
3) Dorëzimin e bazës Detare të Sarandës në shkurt 2022 firmës Marina Bay Saranda. Për këtë SPAK në mars 2023 ka vendosur sekuestro preventive mbi bazën Detare të Sarandës me argumentin se zotërimi i lirë i pronës nga privati ka cënuar gadishmërinë operacionale të Forcës Detare dhe ia ka kthyer pronën po Forcës Detare që e ka dorëzuar vetë.
4) Lejimin dhe zaprimin e pronës nr. 219 “Ish-Depoja e minave” Porto Romano me sipërfaqe 5,2 hektar prej tetorit 2021 nga operatori Porto MBM, pjesë e Kastrati Group.
5) Lejimi i ndërtimit të një godine 4-katëshe midis nëntorit 2020 dhe marsit 2021 në Bazën Detare të Shëngjinit.
6) Shkelje të ligjit, pa miratim të Presidentit, për nxjerrjen nga plani i përhapjes dhe vendosjes së Forcës Detare të 133 hektar nga 200 hektar të provave në katër baza detare: Shëngjin, Kepi i Palit, Pashaliman dhe Palermo.