Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Si i kanalizoi Evis Berberi paratë e tenderave në kompaninë që themeloi vetë?

21:04 20/03/2024
Reading Time: 2 min lexim

Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, ka zbardhur dosjen hetimore në ngarkim të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi i arrestuar pak ditë më parë me urdhër të SPAK për akuzat e korrupsionit dhe  pastrimit të parave.

Pjesë nga dokumentari:

Sipas SPAK është e vërtetuar se Evis Berberi së fundmi në rolin e drejtuesit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, dhe më herët në atë të Drejtorit të Eficencës së Energjisë; miku i tij biznesmeni Valter Begaj dhe Ervis Lami administrator i shoqërisë ‘Daam’ sh.p.k., si dhe punonjës i shoqërisë ‘Net Group’, kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin më qëllim përfitimin e të ardhurave të paligjshme. Konkretisht sipas SPAK, Evis Berberi, duke qenë në pozicione të tilla drejtuese, ka marrë nga shoqëria ‘Net Group’, që është përfituesja e prokurimeve publike gjatë kohës që ai ishte në krye të autoritetit kontraktor, përfitime të parregullta monetare të fituara në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “DAAM’ sh.p.k., të kontrolluar prej tij.

“Marrja e këtyre përfitimeve është realizuar pas fitimit të procedurave të prokurimit nga ana e shoqërisë  ‘Net Group’ sh.p.k., në zotërim të shtetasit nën hetim Valter Begaj, prokurime publike të zhvilluara me titullar të autoritetit kontraktor, shtetasin Evis Berberi. Shtetas të cilit më pas i kanë kaluar vlera monetare nëpërmjet transaksioneve në drejtim të shoqërisë në zotërim indirekt po të tij, të njohur si ‘DAAM’ sh.p.k”, thuhet në dosje.

Po sipas këtyre hetimeve del se Evis Berberi ka vazhduar ta mbajë këtë marrëdhënie klienteliste me kompaninë që kishte themeluar po vetë dhe e kishte shitur me sa duket thjesht për të hequr dyshimin e një konflikti interesi me detyrën, edhe gjatë kohës që ishte drejtues në Autoritetin Rrugor Shqiptar.

“Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kohës kur shtetasi Evis Berberi ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Agjencia për Eficencën e Energjisë, ka zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 137 400 000 lekë pa Tvsh, me operator fitues shoqërinë e shtetasit Valter Begaj, ‘Net Group’ sh.p.k. Kurse gjatë kohës kur shtetasi Evis Berberi ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 101 811 343 lekë, pa Tvsh, me fitues bashkimin e operatorëve me pjesëmarrëse shoqërinë e shtetasit Valter Begaj ‘Net Group’ sh.p.k.,. Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria ‘Daam’ sh.p.k., në zotërim indirekt të shtetasit Evis Berberi, ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksioneve nga shoqëria e shtetasit Valter Begaj ‘Net Group’ sh.p.k., në vlerën 223,480,476 lekë, me tvsh”, thuhet në dosje. Një tjetër aferë e rëndë që tregon se si paratë e taksavepaguesve në vend të shkojnë për shërbime, shkojnë në xhepat e miqve të pushtetarëve dhe të atyre vetë.

Kjo jo vetëm nëpërmjet makinacioneve të tilla, por edhe një skemë korrupsioni gati të hapur, siç ishte edhe kjo ishte përfshirë kreu i ARRSH-së dhe miqtë e tij, të cilët dorovisnin njëri-tjetrin me paratë publike./Ballkanweb

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Dosja hetimoreEvis BerberiSPAKtendera

Të tjera

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër
Aktualitet

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për vite me radhë, dosjet e krimit të organizuar në Shqipëri kanë prodhuar emra trafikantësh, zyrtarësh, ndërmjetësish dhe politikanësh. Por...

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome
Aktualitet

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Një vilë luksoze në resortin “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut, e sekuestruar tashmë nga SPAK, është kthyer në një...

12:37 18/06/2026
Para
Investitor dhëndri i Trump, Nesho: Rama përdor asetet e Shqipërisë për influencë

Investitor dhëndri i Trump, Nesho: Rama përdor asetet e Shqipërisë për influencë

Lajmet e fundit

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

13:44 18/06/2026
Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

Vila e sekuestruar në Dhërmi, SPAK: Belinda Balluku përdori Igli Taren dhe Joana Bushin si prestanome

12:37 18/06/2026
Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

Ajri i Tiranës në nivele alarmante të ndotjes/ Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (Zonat)

12:17 18/06/2026
EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

EuroNatur ngre alarmin për Zvërnecin: Shqipëria ka shkelur procedurat, BE po ndjek nga afër situatën

12:09 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English