Shtyhet tryeza e Reformës Zgjedhore, zbulohet arsyeja

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tryeza e Reformës Zgjedhore nuk do të mbahet ditën e sotme.

Shtyrja është kërkuar nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Mësohet se takimi do të zhvillohet të hënën në orën 10:00.

Ditën e hënë, opozita jashtëparlamentare pritet që të sjellë propozime e saj për administratën zgjedhore.

Ndërkohë në rend dite sot ishte diskutimi mbi administratën zgjedhore dhe sistemi zgjedhor.

Kujtojmë këtu se përfaqësuesit e partive politike brenda dhe jashtë parlamentit, u mblodhën dy ditë më parë në tryezën e thirrur nga OSBE-ja.

Palët kanë rënë dakord, që drafti i hartuar jashtë Parlamentit, nuk do të hasë në pengesa, në momentin që do të votohet.

Një nga çështjet më të debatueshme janë listat zgjedhore, për të cilat deputetja Rudina Hajdari kërkon me ngulm, që të jenë të hapura.

Shpërndaje
Share.

Komento