Skip to content
Politikë

Shtyhet sërish në GJKKO seanca për Berishën dhe Malltezin

· 1 min lexim

Seanca gjyqësore për çështjen “Partizani”, ku të pandehur janë Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, është shtyrë sërish.

Procesi, i cili po zvarritet prej më shumë se një viti, do të vijojë më 18 prill.

Shkak për shtyrjen këtë herë u bë mungesa e avokatit të Fatmir Bektashit, një tjetër i pandehur në këtë dosje.

Mbrojtësi ligjor, Sokol Hazizaj, nuk ishte i pranishëm pasi ndodhej në një tjetër proces gjyqësor, atë të njohur si “Plumbi i Artë”, ku përfaqëson të pandehurin Gentian Sharra.

Berisha dhe Malltezi përballen me akuza në lidhje me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”, një çështje që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike dhe politike.