Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shtohen rastet në Shqipëri/ A duhet të ndahen të rinjtë nga të moshuarit për t’i shpëtuar nga COVID-19?

16:53 31/10/2020
Reading Time: 4 min lexim

Në një situatë kur në Shqipëri po shtohen ditë pas dite rastet me koronavirus dhe po ashtu edhe humbjet e jetëve, çdo skenar që mund të ngjante si i dalë nga filmat, mund të vihet në zbatim.

Muaji tetor shënoi në vendin tonë rekorde të reja për sa i përket rasteve me infektime, por edhe statistikave të humbjes së jetëve, duke detyruar edhe autoritetet e Shëndetësisë që të hapin edhe spitalin “Covid 3” duke shtruar në të rastet e para.

Por nga Italia, një vend i cili në muajt shkurt-mars-prill të këtij viti përjetoi një situatë kaotike për së i përket infektimeve dhe vdekjeve me koronavirus, vijnë propozime të cilat nuk duhen trajtuar si supozime.

Disa studiues seriozë në shtetin përtej Adriatikut, të cilët po punojnë prej kohësh mbi mënyrat e mbrojtjes nga koronavirusi, kanë hedhur idenë e distancimit dhe izolimit të grupmoshave nga njëra tjetra.

Më saktë, ata u kanë propozuar autoriteteve me baza shkencore dhe statistika, se një ndarje midis të rinjve dhe të moshuarve për një farë kohe, do të bënte që të shkëputej zinxhiri i infektimeve dhe transmetimit të sëmundjes.

Sipas tyre: “Nga mbi 37000 vdekje nga Covid, vetëm 409 ishin nën 50 vjeç dhe vetëm 19 ishin nën 30”.

Sipas studiuesve italianë, mosha e personave mbi 50 vjeç, të infektuar me virus është më në rrezik se sa ajo e atyre 20-30 vjeç. Këta të fundit, sipas studiuesve, nuk duhet të privohen nga lëvizja dhe aktiviteti për të shkuar në punë, ose shkolla, pasi edhe infeksionin e kalojnë më lehtë.

Ndarja mes të rinjve dhe të moshuarve, propozimi italian

Mediat italiane e kanë analizuar dhe kanë publikuar ditët e fundit edhe skenare të mundshme të atij që vërtetë mund të konsiderohej si “distancim i moshave”.

Por si bëhet e mundur ndarja? Sugjerimet janë shumë konkrete.

1) Bëni që mësuesit e moshës madhore mbi 50 vjeç, të bëjnë mësim në distancë dhe të dërgojnë materialet online te të gjithë studentët në shkollë. Kështu që fëmijët me qasjen më të mirë në internet nga shtëpia nuk do t’i dëmtojnë ata edhe sikur të jenë vet të infektuar.

2) Udhëtime të diferencuara për të rinj dhe të moshuar në transportin publik, për të shmangur mbipopullimin dhe infektimin.

3) Diferencim ose ndarje grup-moshash sipas orareve për dyqanet dhe supermarketet: Kohët e aksesit të ndara në mënyrë rigoroze.

4) Punë më të lehta dhe me shpejta për ata mbi 50 vjeç, që mund ta bëjnë atë.

5) Ideja më interesante: kupona për të rinjtë në mënyrë që ata të mund të lëvizin përkohësisht “në hotelet e shumta bosh dhe të hanë në restorantet që aktualisht nuk kanë klientë”.

“Sigurisht që nuk janë sugjerime të lehta për t’u zbatuar”,- thonë studiuesit Favero, Ichino dhe Rustichini, me një tepricë modestie.

Por ata i qëndrojnë faktit se, nëse ky projekt do të zvatohej nga qeveritë do të kishim dy përparësi:

1) Të shmangnim një bllokim tjetër, një mbyllje totale karantinë,  e cila është shumë më pak e durueshme ekonomikisht dhe psikologjikisht.

2) Ruajtja e të drejtave të një brezi të tërë që ne po i rrezikojmë gjithçka, duke filluar nga e ardhmja. Nëse ata thjesht e shohin njëri-tjetrin, ata nuk rrezikojnë për veten e tyre dhe nuk i lënë të tjerët t’ua marrin jetën. Le ta ruajmë të paktën të tashmen.

Strategjia e Izraelit: Të izolohen gjyshërit për t’i shpëtuar

Një propozim të çuditshëm fillimisht por pa diskutim të mirëstudiuar, e dha disa muaj më parë, më saktë në muajin mars, Izraeli.

Qasja e Izraelit ndaj koronavirusit, është disi më ndryshe nga ajo e ndjekur në vende të tjera të botës.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Civile, në një apel drejtuar vendit, nënvizoi domosdoshmërinë e distancimit nga të moshuarit, si mënyra më e mirë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.

“Gjëja më e rëndësishme, më shumë se sa distancimi social, më shumë se testim, testim, testim, më shumë se gjithçka tjetër, është të ndajmë të moshuarit nga të rinjtë. Kombinimi i vetëm, më vdekjeprurës është kur një gjyshe përqafon nipin”,- tha ministri Naftali Bennet.

Sipas tij, koronavirusi, është unik pasi është më vdekjeprurës për të moshuarit se sa për të rinjtë.

Ajo që duhet bërë, thotë ai, është të kujdesemi për gjyshet dhe gjyshërit por kjo të bëhet nga larg.

“Shumë WhatsApp dhe Skype, apo çfarë të doni ju. Çojuani atyre ushqim, pastroni kutitë para se të largoheni, dhe më pas ata ta marrin brenda në shtëpi. Por mos hyni në shtëpitë e tyre, mos i përqafoni ata, sepse kështu i rrezikoni ata”,- tha ai.

Ky izolim i të moshuarve, thotë ai, nuk do të vazhdojë gjatë pasi ndërkohë që pjesa tjetër e popullatës, preket, ajo bëhet edhe imune.

Të rinjtë, të fundit për vaksinën

Janë të shumta kompanitë në vende të ndryshme të botës që po hulumtojnë mbi vaksinat e mundshme për të parandaluar COVID-19. Por sipas OBSH, edhe pse vaksinat e para mund të dalin pas pak muajsh, personat në moshë të re dhe me shëndet të plotë mund të presin edhe një vit për t’u vaksinuar, përcjell “The Guardian”.

Lajmin e pohon drejtoresha e hulumtuesve të OBSH-së, Soumya Swaminathan, që tregoi se do të jetë i pamundur vaksinimi në masë i gjithë popullsisë botërore brenda vitit.

“Prioritet do të kenë punonjësit e shëndetësisë dhe ata që ndodhen në vijë të parë, më pas do të jenë të moshuarit”, duke shtuar se, “një person i ri dhe  i shëndetshëm mund të presë vitin 2022”.

/Burimi: Corriere.it/ Përktheu dhe përshtati: Iconstyle.al/

Etiketa: ndarjerasteshqiperite moshuartë rinj

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Kinematografia botërore në zi, shuhet “James Bond”-i i parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.