Ka shkuar në 5 numri i personave të infektuar me koronavirus në Berat.
Mësohet se në 24 orët e fundit janë shënuar dhe dy raste të reja.
Bëhet fjalë për dy familjarë të punonjësve të Ujësjellësit të qytetit.
Kujtojmë këtu se dy ditë më parë, rezultoi pozitive ndaj testit të koronavirusit ekonomistja e Ujësjellësit, e cila është vetëizoluar në banesën e saj.
Ditën e djeshme dy punonjës të tjerë të këtij institucioni, rezultuan po ashtu pozitivë.
Ndërsa ditën e sotme, janë infektuar dy familjarë të tyre me koronavirus.
Kujtojmë se për të tretën ditë radhazi ky qytet është aktiv sa i përket koronavirusit por me shifra shumë të ulëta.
Në 24 orë u bënë gjithsej 33 testime, 2 prej të cilëve rezultuan pozitiv.