Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Shtetësia me WhatsApp”/ Rama i jep pasaportën shqiptare Edon Zhegrovës me mesazh, ndërsa të tjerët mbeten peng i burokracive

19:53 27/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Republika e Shqipërisë duket se është kthyer në republikën e mesazheve dhe qokave, ku ligjet dhe rregullat vlejnë vetëm për ata që nuk kanë “mik”. Shembulli i fundit është rasti i futbollistit të Kosovës, Edon Zhegrova, i cili mori nënshtetësinë shqiptare jo nëpërmjet procedurave të ligjit, por pas një komunikimi privat në WhatsApp me kryeministrin Edi Rama.

Nga biseda e publikuar vetë prej Zhegrovës, shihet se pasi ai i kërkoi Ramës shtetësinë, kryeministri jo vetëm ia premtoi, por edhe u kujdes personalisht t’i dërgojë dekretin e firmosur nga Presidenti Bajram Begaj. Për “nderin” që iu bë, futbollisti e falënderoi publikisht Ramën, duke ekspozuar kështu hapur mënyrën sesi funksionon ky shtet: jo me institucione, por me ndërhyrje personale.

Ky rast është një bastardim i plotë i ligjit, një tjetër provë se Shqipëria nuk është një vend i së drejtës, por një vend i qokave dhe i favoreve. Zhegrova ta gëzojë nënshtetësinë, por ndërkohë qindra qytetarë, mes tyre të huaj të integruar prej vitesh në Shqipëri, familje të tëra që kanë kontribuar në jetën ekonomike e sociale të vendit, presin me vite nëpër zyrat e administratës dhe zvarriten në burokraci pa marrë dot një përgjigje. Epo një mesazh i vetëm në telefonin e kryeministrit mjafton që shtetësia të sigurohet brenda pak ditësh.

Kjo është fyese edhe për futbollistë të tjerë që luajnë në kampionatin shqiptar, për profesionistë, intelektualë e punëtorë që i kanë sjellë vlera të padiskutueshme vendit, por nuk arrijnë dot të përfitojnë këtë të drejtë themelore.

Sipas cilit ligj Rama ka të drejtë të japë shtetësinë shqiptare me mesazh privat? Përdorimi i një të drejte të tillë si instrument për interesa e për ndere personale është tregues i qartë i një sistemi të kalbur, ku vendimet nuk merren në bazë të ligjit, por sipas humorit dhe interesit të pushtetarëve.

Pra, mesazhi që u dha është i qartë: në Shqipëri nuk ka kuptim të respektosh procedurat. Një pasaportë që duhet të ishte e drejtë për të gjithë, mbetet privilegj vetëm për ata që kanë numrin e duhur në WhatsApp.

Etiketa: edi ramaedon zhegrovaNenshtetesiareformaeditorialshqiptarewhatsapp

Të tjera

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre
Aktualitet

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

Në episodin e fundit të podcastit “Flasim”, Edi Rama u rikthye me të njëjtin refren dramatik mbi pezullimin e Belinda...

18:55 08/12/2025
Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën
Aktualitet

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga panoramike Shëngjin Velipojë sapo ka hyrë në qarkullim këtë pranverë, por një segment i saj pranë fshatit Rrjoll është...

15:32 08/12/2025
Para
Masakër në shkollë në SHBA: 2 fëmijë të vrarë, 17 të plagosur, autori qëllon me 3 armë dhe vetëvritet në parking

Masakër në shkollë në SHBA: 2 fëmijë të vrarë, 17 të plagosur, autori qëllon me 3 armë dhe vetëvritet në parking

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre

18:55 08/12/2025
Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

Rruga Shëngjin-Velipojë shembet sapo hapet: Një tjetër dështim i “Gener 2”, oligarkut Bashkim Ulaj që bashkon në interesa pushtetin dhe opozitën

15:32 08/12/2025
8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

11:30 08/12/2025
Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

16:56 06/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.