Një banesë në Gjirokastër ka rënë pre e maskave.
Sipas “Dosja.al”, autorët janë futur në shtëpinë e Emin Memushit.
Mësohet se ky i fundit ishte emigrant.
Maskat kanë grabitur sende të çmuara, si dhe bizhuteri floriri.
Policia nuk ka arritur ende të bie në gjurmët e autorëve.
Kujtojmë këtu se vetëm një ditë më parë u vodhën dy banesa të tjera në Gjirokastër.