Shqiptari “zhduket” në Skoci, policia jep detajet: Di pak anglisht, s’ka të afërm në zonë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia skoceze shprehet e shqetësuar për fatin e një shqiptari që është shpallur i humbur prej katër ditësh në zonën Paisley.

Iren Muça është shqiptari që ka vendosur në alarm gjithë policinë e Paisley të Skocisë, sepse ai ka rezultuar i humbur. Mediat e huaja shkruajnë se Muça është zhdukur pa lënë gjurmë që prej ditës së shtunë që lamë pas.

31-vjeçari Muça për herë të fundit është parë në rrugën “Christie” të qytetit të Paisley rreth orës 2:30 të së shtunës, datë 4 korrik 2020. Ajo që e bën shqetësuese këtë fakt është se Ireni flet shumë pak anglisht dhe ai ishte i ri në qytet. Për pasojë, shqiptari nuk i di të gjitha vendet dhe nuk e njeh mirë zonën.

“Ireni është i ri në Paisley dhe nuk e njeh aspak zonën. Me sa jemi në dijeni, ai nuk ka pasur kontakte me askënd në zonë që kur është parë për herë të fundit. Ne besojmë se ai ka një sasi të vogël parash me vete dhe një telefon celular. Kushdo që e di se ku është Ireni ose që ka ndonjë informacion që do t’i ndihmojë oficerët në gjetjen e tij, mund të telefonojnë Zyrën e Policisë Paisley,”– tha në një deklarat për mediat rreshteri Megan Bryson.

Shpërndaje
Share.

Komento