Një 42-vjeçar shqiptar ka dhunuar dhe kërcënuar prej vitesh bashkëshorten e tij rumune, me të cilin kishte edhe një djale.
Pasi u mor në mbrojtje nga shoqata “Donne e Giustizia”, 40-vjeçarja vendosi të denonconte shqiptarin.
Gruaja ka rrëfyer përpara policëve, tmerrin e përjetuar. Ajo është shprehur se shqiptari e dhunonte, e ofendonte, madje e kishte kërcënuar për vdekje, kur i kishte kërkuar ndarjen.
Në bazë të dëshmive të rumunes, shqiptari e përndiqte dhe vuante nga një xhelozi e sëmurë.
Pasi rrëfimeve të 40-vjeçares, Gjykata e Anconas ka vendosur që të rihapur hetimet.
Sipas fjalëve të rumunes, shqiptari e kishte detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale, ndërsa djali i tyre, i cili ishte akoma një foshnje, flinte te dhoma ngjiur.
Bazuar në versionin e 40-vjeçares, ajo i bindej burrit, pasi kishte frikë se mos zgjonte foshnjen.
Problemet midis tyre zgjatën nga viti 2011-2015, mirëpo shqiptari ndryshoi sjellje pas lindjes së djalit,
Disa prej kërcënimeve të shqiptarit në drejtim të rumunes ishin: “Të thyej dhëmbët”, “Të hedh nga dritarja”, “Nëse thërret policinë të vras ty, gjykatësin dhe policët.”
Ndërsa në disa raste të tjera kur gruaja kërkonte të largohej nga shtëpia me djalin, shqiptari e kishte detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale.
Ndërsa prej 5 vitesh, shqiptari e kërcënonte rumunen në sy të djalit të mitur, duke i thënë: Nëse nuk kthehesh me mua do të vras dhe djali do të përfundojë në mes të 4 rrugëve”, si dhe “Nuk e ke kuptuar që të pres fytin, nëse të shoh me dikë tjetër të vras”.
Përndjekja përfundoi në 2016-ën, pas denoncimit të rumunes.