Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqiptarët tremben nga Covid-19 dhe ‘rrudhin dorën’/ Kursimet kapin rekordin e 9 viteve. A rrezikojmë deflacionin?

20:38 30/10/2020
Reading Time: 4 min lexim

Tërmetet e vitit të kaluar por më pas edhe pandemia e koronavirusit, kanë bërë shumë familje shqiptare që të mendojnë për një ditë më të “zezë”. Për pasojë janë me mijëra shqiptarët që më tepër se sa tek shpenzimet janë prirë te kursimet, duke “rrudhur dorën” për harxhime dhe duke i futur paratë “poshtë dyshekut”.

Këtë fakt e konfirmon rritja e kursimeve sidomos e depozitat bankare, të cilat kanë shënuan një tjetër rritje të ndjeshme për muajin shtator, duke vijuar me një tendencë të qëndrueshme kursimi.

Sipas të dhënave që vijnë nga Banka e Shqipërisë, trembja e individëve dhe tendenca drejt kursimeve, është konstatuar që pas fillimit të pandemisë së Covid-19.

Duket se, e ardhmja e pasigurt dhe sidomos klima jo e mirë ekonomike, po nxit kursimtarët të lënë para mënjanë për kohë më “të vështira”.

Që nga fundi i muajit shkurt, stoku i depozitave në vend është rritur me 36 miliardë lekë, ose 291 milionë euro (+3.5%), dhe ky konstatim raportohet nga bankat private të nivelit të dytë.

Rritja e kursimeve

Shtimi i kursimeve dhe sidomos i depozitave në banka, nuk do të thotë se shqiptarët po fitojnë më shumë para. Përkundrazi. Edhe pse po fitojnë më pak, ata sërish po kursejnë si në një kohë “lufte”, pasi e ardhmja ekonomike për ta parashikohet e zymtë dhe pa shpresa përmirësimi afatshkurtër.

Rritja e kursimeve është shumë më e fortë, nëse krahasohet me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur nga shkurti 2019 deri në shtator 2019, kursimet u rritën me vetëm 6.5 miliardë lekë, ose gati 6 herë më pak.

Sipas të dhënave historike të Bankës së Shqipërisë, kjo është rritja më e lartë për periudhën kohore në referencë, që nga viti 2011 (shiko grafikun).

Që prej vitit 2013, rritja e depozitave në sistem ishte ngadalësuar ndjeshëm, si rrjedhojë e uljes së normave të interesit (nga politika lehtësuese monetare e Bankës së Shqipërisë), që i mbajti depozituesit larg bankave.

Frika nga karantina

Karantina masive e popullatës botërore e cila mbylli me detyrim miliona njerëz në të gjithë botën nga frika e koronavitusit, si dhe mbyllja e vendeve të punës dhe mbetja pa mundësi financiare, u tregojë shumë njerëzve se duhen mbajtur rezerva monetare më një anë.

Në këtë rast, jo vetëm shqiptarët të cilët nuk u ndimuan aspak nga qeveria e tyre, por duke iu referuar studimeve të ngjashme, një sjellje e tillë konsumatore e individëve për të rritur kursimet në kohën e Covid-19, vërehet në shumicën e vendeve të Rajonit dhe BE-së.

Në vendet e BE-së, rritja e kursimeve në 3-mujorin e parë të vitit 2020, ishte më e larta në 20 vitet e fundit.

Studimet për situata të tilla në të shkuarën sugjerojnë se: në kohëra krizash ekonomike, fatkeqësish natyrore apo epidemish, mund të priten ndryshime strukturore në sjelljen e ekonomive familjare.

Efekti i pasigurisë për të ardhmen mund të mbizotërojë atë të rënies së të ardhurave në ecurinë e pritshme të kursimeve; kjo nënkupton se individët mund të priren edhe më shumë drejt kursimit, duke ulur më tej konsumin.

Duke llogaritur edhe depozitat që nuk përfshihen në përkufizimin e parasë së gjerë, totali i depozitave bankare në Shqipëri, arriti në rreth 1.25 trilionë lekë, ose rreth 10 miliardë euro. Depozitat që nuk përfshihen në përkufizimin e parasë së gjerë të Bankës së Shqipërisë, janë ato me maturim mbi dy vjet, si dhe depozitat e qeverisë qendrore.

Në 3-mujorin e tretë të vitit, rritja e totalit të depozitave është rreth 19 miliardë lekë, ndërsa depozitat që përfshihen në paranë e gjerë, janë rritur me rreth 22 miliardë lekë. Kjo mund të tregojë se një pjesë e depozitave afatgjata janë zhvendosur në depozita pa afat apo afatshkurtra, çka konfirmon sërish tendencën drejt formave më likuide të kursimit.

Rritja e depozitave në shtator

Sipas statistikave të BSH-së, në fund të muajit shtator, totali i depozitave të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë, arriti në 1 trilionë e 78 miliardë lekë, ose rreth 8.7 miliardë euro.

Depozitat regjistruan rritje të mëtejshme prej 8.2 miliardë lekësh (rreth 65 mln euro) krahasuar me gushtin; me bazë vjetore krahasimi, depozitat shënuan një rritje prej 66 miliardë lekësh ose rreth 6.5%.

Gjatë shtatorit, depozitat u rritën pothuajse në masë të barabartë si në lekë, ashtu edhe në valutë, me një shtesë prej afërsisht përkatësisht 4 miliardë lekësh tek të dy grupet.

Depozitat në valutë të huaj dhe kryesisht në euro vazhdojnë të dominojnë, me rreth 54% të totalit.

Edhe për shtatorin, rritja erdhi kryesisht te llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat, në dëshmi të faktit se, shqiptarët përgjithësisht preferojnë t’i mbajnë fondet e tyre në formë likuide dhe të mund t’i tërheqin në çdo kohë.

Kjo zgjedhje lidhet si me normat e ulëta të interesit për depozitat me afat, ashtu edhe me pasigurinë që ka përcjellë kriza në radhët e familjeve dhe bizneseve shqiptare.

Por ajo që askush nuk e thotë deri tani, është se ekonomia e vendit me gjithë këto pasoja dhe me mungesë likuiditeti në qarkullim, me heqje te parasë jashtë vendit, si dhe me shtimin e kursimeve, mund të rrezikojë në kah të kundërt, duke ju afruar tendencave deflacioniste (Deflacioni, term që tregon zbritjen e përgjithshme të ofertës monetare ‘parasë’ në një ekonomi të caktuar në një periudhë të caktuar.).

/Burimi: BSH/ GazetaReforma.com/

Etiketa: covid 19kursimerekordshqiptare

Të lidhura

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund
Aktualitet

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Serbisë në “Air Albania”, në një ndeshje të tensionuar dhe me ritëm të lartë, në...

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Para

Deklarata e turpshme e Lleshajt/ Anila Hoxha: Kanë dhënë jetën 224 policë që ti të bëheshe ministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

Shqipëri–Serbi, barazim pa gola dhe emocione të forta: Kuqezinjtë luftuan deri në fund

22:50 07/06/2025
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.