Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqiptarët shkurtojnë blerjet e veshjeve: rritje minimale e shpenzimeve në 30 vite

16:49 15/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Shpenzimet e shqiptarëve për veshje janë rritur me ritmin më të ulët krahasuar me 12 kategoritë kryesore të konsumit në periudhën 1995-2023, duke treguar një sjellje të matur dhe të kursyer ndaj këtij zëri. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në vitin 1995 familjet shqiptare shpenzuan 11,2 miliardë lekë për veshje, ndërsa në vitin 2023 kjo shumë arriti në mbi 43 miliardë lekë.

Në termat realë, pra pa përfshirë efektin e inflacionit, shpenzimet për veshje janë rritur me 285% në 28 vite. Kjo është rritja më e ngadaltë mes të gjitha kategorive të konsumit, duke reflektuar një qëndrim të kujdesshëm të qytetarëve ndaj këtij zëri.

Rritja më e ndjeshme e shpenzimeve për veshje është shënuar në vitet 2007-2008, ndërsa dekada e fundit ka shënuar stagnim, kur merret parasysh ndikimi i inflacionit. Ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë qëndrim janë ndryshimet demografike. Ulja e numrit të fëmijëve, të cilët janë konsumatorët kryesorë të veshjeve, ka çuar në ulje të kërkesës. Në të njëjtën kohë, rritja e popullsisë në moshë pensioni ka zhvendosur fokusin e konsumit drejt medikamenteve dhe shpenzimeve shëndetësore.

Inflacioni i lartë i dy viteve të fundit ka intensifikuar këtë prirje. Qytetarët shqiptarë po shmangin blerjet e veshjeve të reja dhe po orientojnë shpenzimet drejt artikujve të përdorur. Sipas të dhënave të tregtisë së jashtme, në vitin 2024 importet e tekstileve dhe këpucëve ranë me 8.6%, ndërsa importet e veshjeve të përdorura u rritën me 4.7%, duke arritur një vlerë mbi 38 milionë euro.

Kjo është hera e dytë radhazi që importet e veshjeve dhe këpucëve shënojnë rënie, pas një tkurrjeje prej 4.2% edhe në vitin 2023. Në të kundërt, tregu i veshjeve të përdorura vazhdon të zgjerohet, duke reflektuar një prirje të qartë të konsumatorëve drejt alternativave më të përballueshme.

Sipas Barometrit të Ballkanit, një anketë e realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, shqetësimi kryesor i qytetarëve shqiptarë për vitin 2024 është pikërisht inflacioni. Pas fillimit të luftës në Ukrainë, çmimet e produkteve bazë në Shqipëri kanë pësuar rritje të ndjeshme, duke detyruar qytetarët të shkurtojnë shpenzimet për mallra jo të domosdoshme, siç janë veshjet dhe këpucët. Kjo tendencë ndjek të njëjtën linjë me vendet e tjera të Europës.

Të tjera

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve
Aktualitet

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Operatori One Albania po përballet me një valë të fortë reagimesh nga abonentët, jo vetëm për rritjen e tarifave me...

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës
Aktualitet

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e Lungomares në Vlorë, ku një fëmijë rreth 4...

13:40 07/04/2026
Para
Sektori financiar zvogëlohet për të 4 vit radhazi, pavarësisht rritjes së ekonomisë

Sektori financiar zvogëlohet për të 4 vit radhazi, pavarësisht rritjes së ekonomisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

13:40 07/04/2026
Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

12:04 07/04/2026
Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

11:20 07/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.