Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqiptarët nuk kanë mundësi të paguajnë, kreditë me probleme rriten me 10%

08:50 07/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Banka e Shqipërisë pret që raporti i kredive me probleme të sektorit bankar, këtë vit të mund të rritet deri në 10%. Drejtuesit e Departamentit të Mbikëqyrjes në këtë institucion vlerësojnë se pritshmëritë për rritjen e kredive me probleme këtë vit janë ndjeshëm më të ulëta se projeksionet fillestare, në momentin kur ekonomia dhe sektori bankar u prekën nga efektet e pandemisë.

Në atë kohë, parashikimi i Bankës së Shqipërisë ishte që raporti i kredive me probleme mund të arrinte deri në 15%. Por, në fakt, ky tregues gjatë vitit të kaluar rezultoi i qëndrueshëm, ndërsa në pjesën e parë të këtij viti po shënon madje një rënie të lehtë. Fakti që goditja e krizës në sektorin bankar u amortizua edhe më mirë nga sa pritej, i ka përmirësuar disi pritshmëritë e bankës qendrore për këtë vit, shkruan Monitor.

Në vija të përgjithshme, parashikimi i Bankës së Shqipërisë është i përfaërt me atë të drejtuesve të bankave tregtare. Në prononcimet e tyre për “Monitor”, parashikimet e tyre përputheshin për një rritje maksimale prej jo më shumë se 2 pikë përqindje të raportit të kredive me probleme gjatë këtij viti. Në analizën e Bankës së Shqipërisë, në mosrritjen e raportit të kredive me probleme ndihmuan shumë masat e përkohshme lehtësuese, që iu lejuan bankave të ristrukturonin kreditë pa përkeqësuar statusin e tyre. Por, një ndikim po aq të rëndësishëm patën edhe masat e buta për menaxhimin e pandemisë.

Në vjeshtë, qeveria shqiptare vendosi të mos aplikonte më masa kufizuese drastike, që do të kishin pasur një efekt të paevitueshëm në frenimin e aktivitetit ekonomik dhe rrjedhimisht në aftësinë paguese të bizneseve dhe familjeve. Një faktor tjetër me rëndësi në mbajtjen nën kontroll të raportit të kredive me probleme ishte edhe ecuria e mirë e kreditimit, duke filluar nga mesi i vitit të kaluar.

Kjo ka ndihmuar që raporti të ngelet i qëndrushëm me një tendencë të lehtë në rënie, pavarësisht se kreditë e këqija në vlerë shënuan rritje. Veç efektit aritmetik në këtë raport, nga zmadhimi i portofolit total, kreditimi i ri ka ndihmuar edhe vijimësinë e aktivitetit dhe ruajtjen e aftësisë paguese të bizneseve. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill të këtij viti raporti i kredive me probleme ishte në nivelin 7.88%.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues ka rënë me 0.4 pikë përqindje. Aktualisht, raporti i kredive me probleme është në nivelet më të ulëta që prej vitit 2009. Megjithatë, kriza nuk ka kaluar krejt pa pasoja dhe sipas Bankës së Shqipërisë në kushte normale ulja e raportit të kredive me probleme do të kishte qenë më e madhe.

Efekti i krizës u përcoll më shpejt sidomos te huamarrësit më të vegjël, që patën më pak mundësi të përballonin përkeqësimin e situatës së tyre financiare nga humbja e punës apo mbyllja e aktivitetit tregtar.

Ndërkohë, bizneset e patën pak më të lehtë menaxhimin e goditjes fillestare të krizës, falë rezervave të krijuara dhe mbështetjes së vazhdueshme të sektorit bankar me hua për të vijuar aktivitetin. Në këtë segment gjithashtu ndikuan shumë edhe masat që lehtësuan ristrukturimin e kredive.

Raporti i kredive me probleme për bizneset ka vazhduar rënien dhe në fund të muajit prill ky raport zbriti në 9.42%, niveli më i ulët në më shumë se një dekadë. Raporti i kredive me probleme të bizneseve nuk ka shënuar ndonjë moment rritjeje të mirëfilltë pas shpërthimit të pandemisë, megjithatë pasojat tek ky kontigjent i huamarrësve do të duken ndoshta duke filluar nga mesi i këtij viti. Ecuria e segmentit të biznesit ngelet përcaktuese në cilësinë e portofolit të kredisë bankare, sepse ky segment përbën më shumë se 60% të totalit të huasë për ekonominë.

Etiketa: Banka e Shqiperisekredi

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Arsimi i mirë shihet si arritja më të madhe në jetë nga shqiptarët, ja arsyeja

Arsimi i mirë shihet si arritja më të madhe në jetë nga shqiptarët, ja arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kush nuk mban kaskë të përgatitet për gjobë: Monopatinat, rreziku i rrugëve dhe një thirrje për ligj të ri në Shqipëri

Kush nuk mban kaskë të përgatitet për gjobë: Monopatinat, rreziku i rrugëve dhe një thirrje për ligj të ri në Shqipëri

15:17 02/06/2025
Festivali i qilimit në Gjirokastër! Tradita ekspozohet në pazarin e qytetit

Festivali i qilimit në Gjirokastër! Tradita ekspozohet në pazarin e qytetit

13:41 02/06/2025
Operacion special kundër bombarduesve rusë, Kievi zbardh prapaskenat

Operacion special kundër bombarduesve rusë, Kievi zbardh prapaskenat

13:31 02/06/2025
Përfshihet nga flakët një zonë me ullishte në Fier, terreni pengon ndërhyrjen

Përfshihet nga flakët një zonë me ullishte në Fier, terreni pengon ndërhyrjen

13:13 02/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.