Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqiptarët gjithnjë e më pesimistë: 53% presin përkeqësim të financave në 12 muaj

13:44 06/01/2026
Reading Time: 2 min lexim

Perceptimi i shqiptarëve për situatën financiare është përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, duke reflektuar rritje të fortë të pakënaqësisë dhe pasigurisë ekonomike. Këtë e tregojnë të dhënat e fundit nga Barometri i Ballkanit.

Sipas anketimit, 53% e qytetarëve në Shqipëri vlerësojnë se gjendja e tyre financiare do të jetë “më keq” ose “shumë më keq” gjatë 12 muajve në vijim, një nivel që e bën pesimizmin qartazi dominues. Ndërkohë, 46% shprehen se situata është përmirësuar, ndërsa vetëm një pjesë shumë e vogël mendon se ka mbetur e pandryshuar.

Situata paraqitet dukshëm ndryshe nga viti 2024, kur vetëm 14% e të anketuarve shprehnin pakënaqësi. Në atë periudhë, gati gjysma e shqiptarëve mendonin se financat do të mbeteshin në të njëjtin nivel, ndërsa 38% prisnin përmirësim.

Të dhënat tregojnë një kalim të shpejtë nga një klimë neutrale pritshmërie në një vlerësim masiv negativ brenda vetëm një viti. Ky ndryshim sugjeron se shumë familje kanë përjetuar përkeqësim real të kushteve ekonomike, ose të paktën një zhgënjim të fortë nga pritshmëritë që kishin më herët.

Ky perceptim lidhet ngushtë me presionet e vazhdueshme mbi buxhetet familjare. Rritja e kostos së jetesës dhe pasiguria ekonomike kanë ndikuar drejtpërdrejt në uljen e besimit të qytetarëve për të ardhmen financiare.

Edhe pse inflacioni zyrtar ka shënuar rënie krahasuar me kulmin e viteve të kaluara, çmimet e ushqimeve, energjisë dhe shërbimeve bazë vijojnë të mbeten të larta. Kjo ka reduktuar fuqinë blerëse të pagave dhe pensioneve, duke bërë që normalizimi i inflacionit të mos përkthehet në lehtësim real për shpenzimet mujore të familjeve.

Një tjetër faktor është mospërputhja mes rritjes ekonomike dhe të ardhurave reale. Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe e pagës mesatare nuk është ndjerë njësoj në të gjitha shtresat e shoqërisë, veçanërisht te punonjësit me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Pakënaqësia shtohet edhe nga pasiguria në tregun e punës, sidomos për të rinjtë dhe për punësimin cilësor. Megjithëse punësimi është rritur në terma sasiorë, shumë vende pune mbeten me paga të ulëta ose pa stabilitet afatgjatë, duke forcuar ndjesinë e pasigurisë financiare dhe mungesës së perspektivës.

Rritja e emigrimit dhe krahasimi i vazhdueshëm me standardin e jetesës dhe të ardhurat në vendet e Bashkimit Evropian e thellojnë më tej ndjesinë e pakënaqësisë, edhe kur treguesit makroekonomikë paraqiten relativisht të qëndrueshëm.

Ndryshe nga viti 2024, kur dominonte ideja e stabilitetit, viti 2025 shënoi një kthesë të qartë drejt pakënaqësisë, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet e rajonit me rritjen më të fortë të perceptimit negativ për ekonominë në muajt në vijim, raporton Monitor.

Të tjera

Rubio paralajmëron nga Mynihu: Europa të forcojë mbrojtjen, SHBA nuk do të jetë më “kujdestare”
Kryesore

Rubio paralajmëron nga Mynihu: Europa të forcojë mbrojtjen, SHBA nuk do të jetë më “kujdestare”

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë për Europën: aleanca...

15:38 14/02/2026
Edhe një herë për Wizz Air!
Aktualitet

Edhe një herë për Wizz Air!

Nga Arben Malaj Shqiptarët do t’i ndiejnë realisht përfitimet e të qenit europianë, kur standardet e mbrojtjes së konsumatorit, të...

15:26 14/02/2026
Para
Anketa: 70% e remitancave drejt Shqipërisë vijnë jashtë kanaleve zyrtare

Anketa: 70% e remitancave drejt Shqipërisë vijnë jashtë kanaleve zyrtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rubio paralajmëron nga Mynihu: Europa të forcojë mbrojtjen, SHBA nuk do të jetë më “kujdestare”

Rubio paralajmëron nga Mynihu: Europa të forcojë mbrojtjen, SHBA nuk do të jetë më “kujdestare”

15:38 14/02/2026
Edhe një herë për Wizz Air!

Edhe një herë për Wizz Air!

15:26 14/02/2026
Zvicra voton më 8 mars për mbrojtjen e parasë cash në Kushtetutë

Zvicra voton më 8 mars për mbrojtjen e parasë cash në Kushtetutë

11:37 14/02/2026
Plagosja e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Sauk, tentuan të fshehin gjurmët dhe armën, arrestohen nëna e xhaxhai i të dashurit, tre familjarë në kërkim

Plagosja e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Sauk, tentuan të fshehin gjurmët dhe armën, arrestohen nëna e xhaxhai i të dashurit, tre familjarë në kërkim

11:25 14/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.