Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqiptarët braktisin Anglinë: Rënie drastike në azil-kërkim, vetëm 3% të suksesshëm në 2024

21:36 17/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Britania e Madhe, dikur destinacioni më i lakmuar nga shqiptarët që kërkonin një jetë më të mirë, po përjeton një ndryshim të madh në tendencat e emigrimit. Të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Brendshme britanike (Home Office), të cilave i referohet Top Channel, tregojnë një rënie të ndjeshme të kërkesave për azil nga qytetarët shqiptarë gjatë vitit 2024.

Në total, gjatë këtij viti, aplikuan për azil 3.698 shqiptarë. Kjo përfaqëson një rënie drastike krahasuar me vitin 2022, kur numri arriti kulmin me 17.340 aplikime, kryesisht pas mbërritjeve masive me gomone. Vetëm 3% e kërkesave për azil u miratuan këtë vit: 100 aplikime u pranuan, ndërsa 2.112 u refuzuan. Ndërkohë, 3.478 kërkesa janë ende në pritje të shqyrtimit.

Kjo rënie lidhet ngushtë me vendimin e qeverisë britanike për të konsideruar Shqipërinë një vend të sigurt në vitin 2023, duke ulur ndjeshëm mundësinë për të marrë azil politik.

Paralelisht me uljen e kërkesave për azil, është rritur ndjeshëm interesi për viza turistike. Gjatë vitit 2024, shqiptarët aplikuan për 28.554 viza turistike në Mbretërinë e Bashkuar, nga të cilat 20.192 u miratuan, ndërsa 9.271 u refuzuan, me një përqindje suksesi prej 68%.

Në aspektin penal, shqiptarët vazhdojnë të mbeten nacionaliteti i huaj me numrin më të lartë të të burgosurve në Angli dhe Uells. Aktualisht, 1.193 shtetas shqiptarë ndodhen në burgjet britanike, duke tejkaluar kombësi si ajo polake, rumune dhe lituaneze. Prej vitit 2019, shqiptarët mbajnë vendin e parë për të burgosur të huaj, pas një rritjeje graduale që nisi në vitin 2015.

Ndër të dënuarit më të rëndë janë 20 shqiptarë që vuajnë dënime për vrasje. Koci Selamaj, me origjinë nga Elbasani, është dënuar me 36 vite burg për vrasje dhe mban rekordin si shqiptari me dënimin më të gjatë të dhënë ndonjëherë nga drejtësia britanike. Eugert Merizaj nga Mallakastra, i dënuar me 32 vite burg për një tjetër vrasje, ka deklaruar publikisht përmes TikTok se ka kërkuar transferimin në një burg shqiptar.

Një tjetër rast i fundit është ai i Sabajet Shutit nga Kruma, anëtar i grupit Hellbanianz, i cili u dënua para disa javësh në Angli me 27 vite burg për vrasje.

Të tjera

Të shtëna me armë zjarri në një restorant në New York, tre të vdekur dhe tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë zjarri në një restorant në New York, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur New York në orët e para të mëngjesit, ku tre persona humbën jetën dhe...

15:55 17/08/2025
Aksident fatal në errësirë: 29-vjeçari humb jetën në Berat
Aktualitet

Aksident fatal në errësirë: 29-vjeçari humb jetën në Berat

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Moravë të Beratit,...

12:35 17/08/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqiptarët braktisin Anglinë: Rënie drastike në azil-kërkim, vetëm 3% të suksesshëm në 2024

Shqiptarët braktisin Anglinë: Rënie drastike në azil-kërkim, vetëm 3% të suksesshëm në 2024

21:36 17/08/2025
Të shtëna me armë zjarri në një restorant në New York, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në një restorant në New York, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

15:55 17/08/2025
Aksident fatal në errësirë: 29-vjeçari humb jetën në Berat

Aksident fatal në errësirë: 29-vjeçari humb jetën në Berat

12:35 17/08/2025
Horoskopi sot, 13 maj 2023

Horoskopi: 17 gusht 2025

10:52 17/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.