Shqipja tha se i ka lekë borxh, më në fund reagon Mevlani!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Love story” titullohet kënga e Mevlan Shabës, konkurrentit të “Për’puthen”, e cila numëron mbi 5 milionë klikime. Por siç mund ta dini dhe ta keni vënë re në klipin e kësaj kënge ka qenë protagoniste Shqipe Hysenaj, dhe kjo shkaktoi jo pak bujë asokohe.

Mirëpo, pak javë pas pezullimit nga emisioni, ish-konkurrentja nëpërmjet një postimi në Instastory tregoi se marrëdhëniet mes tyre nuk ishin si më parë dhe se Mevlani i ka lekë borxh. Ajo shkruante se sa herë ka herë i kujtojnë Mevlanin, i kujtohen eurot që ka borxh.

Kështu, rrjedhimisht fansat menduan se bëhet fjalë për pjesëmarrjen e saj në videoklip.
“Mevlani të më japë njëherë borxhin që më ka, se sa herë më kujtojnë Mevlanin më kujtohen eurot që s’kam marrë akoma”, shkruan ajo në përgjigje të pyetjes.

Deri tani Mevlani nuk kishte reaguar rreth kësaj deklarate, por heshtja e gjatë u thye ditën e sotme. Në intervistën e tij për “After party-n” e Luanës ai është pyetur se çfarë i ka dhënë Shqipes për pjesëmarrjen në klip.

Pa asnjë hezitim ai është përgjigjur “Asgjë”. Nuk e dimë nëse ata kanë rënë dakord për bashkëpunimin e tyre për hir të shoqërisë, apo Mevlani i ka premtuar Shqipes “eurot” që ajo pretendon.

Shpërndaje
Share.

Komento