Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria, vendi me koston më të lartë të komunikimit në Ballkan

08:59 23/06/2021
Reading Time: 3 min lexim
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Shqipëria është vendi me koston më të lartë të komunikimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Të dhënat krahasuese nga Eurostat tregojnë se indeksi i çmimeve për shërbimet e komunikimit në Shqipëri është 108.4 ose 8.4% më i lartë krahasuar me mesataren e Bashkimin Europian.

Vendet e tjera të rajonit e kanë këtë tregues poshtë nivelit 100, që përfaqëson mesataren e BE-së. Maqedonia e Veriut ka vlerën më të ulët të indeksit, me 69.6, e ndjekur nga Serbia me 73.5, Bosnje Hercegovina, me 94.3 dhe Mali i Zi me 94.7. Eurostat nuk publikon të dhëna për Kosovën.

Edhe treguesit e publikuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se në vitet e fundit ka një tendencë të rritjes së kostove për përdoruesit në segmentin më të rëndësishëm të tregut, atë të komunikimeve celulare. Treguesit kryesorë janë e ardhura mesatare për minutë dhe e ardhura mesatare për përdorues e operatorëve celularë. Shifrat e vitit 2020 për këta tregues nuk janë publikuar nga AKEP, por të dhënat deri në vitin 2019 tregojnë një tendencë të qartë në rritje.

Treguesi ARPM (e ardhura mesatare për minutë) për vitin 2019 arriti në 3.33 lekë, në rritje për të katërtin vit radhazi. Krahasuar me një vit më parë, ky tregues u rrit me rreth 15%. ARPM del si raport mes të ardhurave nga shërbimet me pakicë me sasinë e minutave dalëse nga rrjetet celulare. Ky tregues është çmimi mesatar që paguan një përdorues për një minutë kohë bisede. Deri në vitin 2015, ARPM kishte ardhur në rënie të vazhdueshme, si rezultat edhe i konkurrencës në rritje në tregun e shërbimeve celulare, shkruan Monitor.

Por, pas vitit 2016 ky tregues nisi të rritej, si rezultat i nevojës së operatorëve celularë për të përmirësuar bazën e të ardhurave dhe për të mbështetur investimet e nevojshme në rrjete dhe teknologji. Rritja e shpenzimeve mund të jetë ndikuar edhe një konkurrencë më e ulët, paas daljes nga tregu, në vitin 2017, të operatorit të katërt, Plus Communication. Treguesi ARPM është një mënyrë alternative për të vlerësuar ecurinë e çmimeve në shërbimet celulare në Shqipëri, kryesisht sepse komunikimi nuk bëhet me tarifa standarde, por nëpërmjet paketave ofertë, në të cilat është e vëshitrë të përcaktohet një çmim i saktë për çdo njësi komunikimi.

Shtrenjtimi i çmimit mesatar për minutë është reflektuar edhe në rritjen e shpenzimeve mesatare vjetore për përdorues. Treguesi i ARPU (e ardhura mesatare për përdorues), që llogaritet si raport i të ardhurave nga shërbimet me pakicë me numrin total të përdoruesve aktivë, për vitin 2019 arriti në 7024 lekë, në rritje me 8.3% krahasuar me një vit më parë. Edhe ky tregues është në rritje për të tretin vit radhazi.

Etiketa: internetShqiperia

Të lidhura

Gaza në agoni: Fëmijët flenë të uritur, sistemi shëndetësor në kolaps
Aktualitet

Gaza në agoni: Fëmijët flenë të uritur, sistemi shëndetësor në kolaps

Banorët e Rripit të Gazës po përballen me një krizë të thellë humanitare, ndërsa bllokada e plotë dhe luftimet e...

11:01 17/05/2025
Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike
Kryesore

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Në protestën e mbajtur sot nga Partia Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”, mes pjesëmarrësve u vu re edhe Alma...

18:57 16/05/2025
Para
Kosovë/ Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19, shënohet 1 viktimë në 24 orët e fundit

54 javë pandemi, Shqipëria ka numrin më të lartë të vdekjeve në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gaza në agoni: Fëmijët flenë të uritur, sistemi shëndetësor në kolaps

Gaza në agoni: Fëmijët flenë të uritur, sistemi shëndetësor në kolaps

11:01 17/05/2025
Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

18:36 16/05/2025
Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

18:16 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.