Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria, shteti që shpenzon më shumë për bukë në Europë

14:17 08/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Shqipëria, një nga shtetet më të varfra të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre.

Sipas tabelave të publikuara nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat), shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB- që mat vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia në një vit) ishin 4.8%, në vitin 2020, më të lartat në Europë (shiko grafikun: Shpenzimet nominale si përqindje ndaj PBB, bukë dhe drithëra, viti 2020).

Viti pandemik ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve për këtë produkt jetësor, teksa në periudhën 2016-2019, ky tregues ishte ulur në 4.7% të PBB-së.

Shteti i dytë pas nesh është Rumania, me 4% të PBB-së, si shpenzime për bukë dhe drithëra, Mali i Zi, me 3.9% të GDP-së, i ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 3.1% dhe Maqedonia me 3%. Edhe Greqia, ndonëse një vend në Bashkimin Europian, shpenzon 2.7% të GDP-së për bukë dhe drithëra. Serbia, e ka këtë tregues më të ulëtin në rajon, me 2.4% (të dhënat për Kosovën mungojnë).

Mesatarja e vendeve kandidate dhe potenciale kandidate (përjashtuar Turqinë dhe Kosovën) është 3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.3% e 27 vendeve të Bashkimit Europian.

Në vlerë absolute, shpenzimet mesatare për banor për bukë e drithëra janë 220 euro në vit, më të lartat në rajon, së bashku me Malin e Zi (266 euro). Nivelin më të ulët në rajon e ka Maqedonia (157 euro) e më pas Serbia (164 euro). Vendet e zhvilluara shpenzojnë më shumë për frymë për këtë produkt, pasi është më i shtrenjtë, por për shkak të të ardhurave të larta, ai nuk rëndon në xhepat e tyre.

Buka më e shtrenjta në Europë sipas fuqisë blerëse

Eurostat raporton se çmimet e bukës e drithërave në Shqipëri ishin sa 70% e mesatares së Bashkimit Europian (treguesi i nivelit të çmimeve, BE-27=100). Por, e matur sipas metodës së fuqisë blerëse (ku mesatarja e Bashkimit Europian merret si referencë me 1), shqiptarëve u kushton blerja e bukës 87 herë më shtrenjtë se një europiani. (shiko grafikun: Buka dhe drithërat sipas barazisë së fuqisë blerëse, viti 2020).

Shqipëria është shteti që ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me totalin, një tregues ky i nivelit të ulët të të ardhurave, që dikton plotësimin e nevojave bazë, përpara se të fillojë të mendojë për shpenzime më pak bazike e deri të ato që nuk janë të domosdoshme, si psh argëtimi. Të ardhurat mesatare për frymë të shqiptarëve janë sa 31% e mesatarës së Bashkimit Europian, më e ulëta në Europë (pas nesh është Bosnja me 32%)

Sipas tabelave të Eurostat, shpenzimet për ushqime dhe pije alkoolike zënë 38% të totalit për familjet shqiptare, në krahasim me 13% që është mesatarja e 27 vendeve të bashkimit Europian dhe 30.6% që e ka shteti i dytë në listë pas nesh, Maqedonia e Veriut. (Shiko grafikun: Shpenzimet finale për konsum, ushqime dhe pije jo-alkoolike, 2019)

Së fundmi, disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë, me një shtrenjtim rreth 14%.

Anëtarë të Shoqatës të Prodhuesve të Bukës, Patiçerive dhe Brumrave thonë se së shpejti rritja e çmimit të bukës me 10 lekë do të ndodhë në të gjithë tregun. Arsyeja kryesore e rritjes të çmimit të bukës është rritja e çmimit të mielllit në tregun vendas me 5 lekë/kg që në fillim të muajit gusht./Marrë nga Monitor

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bukëeuropeShqiperiashteti

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Po transportonin 11 refugjatë, arrestohen 2 të rinj në Boboshticë të Korçës

Po transportonin 11 refugjatë, arrestohen 2 të rinj në Boboshticë të Korçës

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English