Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Shqipëria renditet e treta në botë për diasporën më të madhe”, gazetari analizon dramën e ndodhur me shpopullimin në Shqipëri vitet e fundit

17:34 18/09/2023
Reading Time: 2 min lexim

Teksa këtë të hënë filloi censi i popullsisë dhe banesave gazetari Mentor Kikia ka bërë një analizë të ndryshmeve demokrafike që kanë ndodhur në vendin tonë, sidomos viteve të fundit. Gazetari vë në dukje ulje të numrit të popullsisë dhe lindjeve, si dhe një rritje të moshës mesatare. Duke ironizuar për rënien e lindjeve Kikia shprehet: Raporti lindje-vdekje, është përmbysur në favor të vdekjeve. Sipas Kikisë Shqipëria renditet e treta në botë për diasporën më të madhe.

Nga Mentor Kikia

Sot filloi Censusi i radhës, i popullisë dhe banesave.

Besohet(shifra është e INSTAT, por pranohet si jo shumë e saktë) se më 1 janar 2022 popullsia e Shqipërisë(rezidente) ishte 2.7 milionë banorë. 1,3% më pak se në vitin 2021.

Mosha mesatare ishte 28 vjeç në vitin 1990, 33 vjeç në vitin 2011, dhe afro 40 vjeç në 2022. Nga vendi largohen mesatarisht 40-45 mijë njerëz në vit, kryesisht të rinj.

Raporti lindje-vdekje, është përmbysur në favor të vdekjeve.

Në Shqipëri ka rreth 700.000 pensionistë, pra afërisht 1/4 e popullisë janë të moshuar. Një shoqëri e vjetër, është një shoqëri pa ambicie, pa fuqi punëtore dhe me konsum të ulët.

Shqipëria renditet e treta në botë për diasporën më të madhe. Në vend të parë është Guyana(36.4%), një popull i mjeruar edhe pse një vend i pasur, në Amerikën e Jugut. Në vend të dytë Bosnja(34%), e masakruar nga serbët dhe ende e përçarë e jo e stabilizuar, dhe në vend të tretë Shqipëria(30,7%).

Parashikimet janë gjithashtu fataliste. Sipas OKB-së, deri në 2050 Shqipëria mund të humbë sërish popullsi dhe të zbresë nën 2.5 milionë banorë. Ndërsa deri në fund të shekullit, pra në 2100, në Shqipëri mund të ketë 1.1 milionë banorë, ose në rastin më të keq, rreth 860 mijë banorë. Deri në fund të shekullit mund të duket një kohë e largët, por në historinë e një kombi 75 vjet janë një fragment sekonde.

Qeveria këtë situatë e quan normalitet, lëvizje sipas tregut të punës. Ndërsa disa analistë nuk e shikojnë si tragjizëm, por thjeshtë një ikje e përkohshme e njerëzve. Partia në pushtet duket e kanaqur, pasi ajo e “menaxhon” më lehtë politikisht një popullsi të vogël.

Në 2021, në Shqipëri votuan 1.6 milionë njerëz. 45% e tyre janë pensionistë që shpërblehen rregullisht 1 muaj para zgjedhjeve, dhe rreth 20% e pjesës së mbetur janë punonjës të administratës.

Opozita e përdor thjeshtë si argument për luftë politike, por ajo ka kontributin e saj në prodhimin e këtij mjedisi depresiv.

Duke ikur, ne u bëjmë një nder të madh atyre që kanë vrarë shpresën. Ndryshimi nuk do të vijë kurrë nga pensionistët, as nga ata që rreshtohen të bëjnë “like” postimet e drejtorëve.

Të tjera

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr
Aktualitet

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr

Një zjarrfikës është kthyer në simbolin e ndërhyrjes dramatike për shpëtimin e një gruaje të bllokuar në pallatin që u...

16:01 15/04/2026
Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër
Aktualitet

Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër

Kosova ka bllokuar importimin e deleve dhe dhive nga Shqipëria, pas konfirmimit të shpërthimit të murtajës së bagëtive të imta...

13:51 15/04/2026
Para
Daton miliona vite më parë, skeleti i dinozaurit Barry do të shitet në Paris

Daton miliona vite më parë, skeleti i dinozaurit Barry do të shitet në Paris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr

“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, vajza e telefonon për nënën e sëmurë, zjarrfikësi sfidon flakët dhe sakrifikon për ta shpëtuar nga pallati në zjarr

16:01 15/04/2026
Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër

Kosova ndal importin e deleve e dhive nga Shqipëria pas PPR në Dibër

13:51 15/04/2026
“E bleva 150 mijë euro”, banori që humbi shtëpinë nga zjarri: Natën e kalova në rrugë, s’kam ku të shkoj”

“E bleva 150 mijë euro”, banori që humbi shtëpinë nga zjarri: Natën e kalova në rrugë, s’kam ku të shkoj”

12:00 15/04/2026
SPAK urdhër arresti për Mir Pepën, qëlloi me armë në koncertin e “Cinco”, i përfshirë edhe në konfliktin me motrat Berisha

SPAK urdhër arresti për Mir Pepën, qëlloi me armë në koncertin e “Cinco”, i përfshirë edhe në konfliktin me motrat Berisha

10:39 15/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.