Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Shqipëria mbetet peng nga oligarkët”/ Protesta në Rrjoll vazhdon me dhunë fizike ndaj banorëve, heshtje nga Rama e Berisha për Ulajn

16:32 22/02/2026
Reading Time: 3 min lexim
Screenshot

Screenshot

Protesta kundër resortit “Blu Borgo” të Bashkim Ulajt në Rrjoll të Velipojës vijon mes tensioneve me Policinë, ndërsa çështja po thellon përplasjen mes banorëve dhe shtetit. Në sfond të situatës, politika kryesore në vend vazhdon t’i rrahë shpatullat ndërtuesit, duke e lënë debatin të zhvendoset mes akuzave dhe heshtjes.

Banorët e fshatit Rrjoll kanë dalë sërish në protestë këtë të diel, duke kundërshtuar ndërtimin e resortit luksoz në tokat që ata i konsiderojnë pronë të tyre. Ata shprehen se do ta mbrojnë tokën dhe nuk do të lejojnë grabitjen e saj.

Edhe gjatë ditës së sotme janë shënuar tensione në kantier, ku protestuesit janë përballur me forcat e Policisë. Banorët i kanë bërë thirrje ministres së Brendshme, Albana Koçiu, që të mos dërgojë efektivë në mbështetje të ndërtuesit.

“Shihni kë ka sjellë Albana Koçiu për të mbrojtur Bashkim Ulajn ndaj fshatarëve të shkretë. Ministrja ka sjellë gjithë policët këtu për të mbrojtur Bashkim Ulajn nga ne, që është duke na vjedhur tokat tona. Bashkim Ulaj me Isuf Çelën na kanë thënë në zyrë të vetë ‘nuk duam të vijmë si pushtues, por si zhvillues’. Çfarë je duke bërë sot Bashkim Ulaj, përveçse ke ardhur për të na pushtuar? A je duke bërë gjë tjetër? Shkjau stërgjyshit tem nuk ja ka bërë këtë që je duke bërë ti sot në tokën tonë. Serbi e turku nuk na e ka bërë këtë gjë, të na vjedhin tokën. Ti po e bën sepse ke shtetin mbrapa. Por edhe na nuk jena të pafortë, sepse jena me të drejtën e Zotit dhe e drejta gjithmonë triumfon. Dje kanë bërë shoqërime. Prekën e kemi ende të shoqëruar. Njërit prej demve që tentuan ta marrin me forcë i ra të fikët. U turrën tërë policat. Këta policat më kanë rrëzuar mua që jam femër. Kanë ardhur këta tani të mbrojnë Bashkim Ulajn dhe të na përdhunojnë ne në tokën tonë”, tha një prej banorëve.

Një tjetër banore, e cila kishte dalë në protestë me fëmijët në krahë, kërkoi drejtësi për pronën që pretendojnë se po u merret.

“Policia fut kriminela, ne jemi në tokën tonë. Ça bëhet kështu more, ça bëhet në tokën tonë. Shikojeni sa Polici ka. As armë dhe asgjë nuk kemi. Jemi në tokën tonë dhe s’mundemi as me e shkel. Inshallah gjejmë drejtësi”, u shpreh ajo.

Një tjetër banor e cilësoi situatën alarmante dhe akuzoi ministren e pezulluar Belinda Balluku si urdhëruese të grabitjes së pronave.

“Nesër të sjellin këtu autoblindat, tanket, sepse këtu ka plasur lufta Serbi-Kosovë. I bëj thirrje Belinda Ballukut, që njihet si hiena apo pantera e zezë, që të tërhiqet nga toka jonë”, deklaroi ai.

Shqipëria mbetet peng nga oligarkët, në një realitet ku kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar publikisht për projektin në Rrjoll, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka përmendur kurrë me emër Bashkim Ulajn në deklaratat e tij.

Ulaj është një nga ata oligarkë që bashkojnë në interesa qeverinë dhe opozitën. I bën të “bashkëpunojnë” duke heshtur. Për hater të interesave që mbrohen nga të dyja anët, vazhdon ky sistem.

Në këtë klimë heshtjeje dhe përplasjesh, çështja e Rrjollit vijon të mbetet e hapur…

Etiketa: reformaeditorial

Të tjera

Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet
Aktualitet

Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet

Rreth 90 mijë pensionistë nuk përfituan bonusin mujor gjatë janarit, sipas të dhënave zyrtare. Ministria e Ekonomisë njofton se skema...

20:51 21/02/2026
Vrasje për një vend parkimi në Kavajë, 47-vjeçari goditet me thikë në zemër
Aktualitet

Vrasje për një vend parkimi në Kavajë, 47-vjeçari goditet me thikë në zemër

Një konflikt për një vend parkimi ka përfunduar në tragjedi pasditen e sotme në Kavajë, ku një 47-vjeçar ka humbur...

18:02 21/02/2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Shqipëria mbetet peng nga oligarkët”/ Protesta në Rrjoll vazhdon me dhunë fizike ndaj banorëve, heshtje nga Rama e Berisha për Ulajn

“Shqipëria mbetet peng nga oligarkët”/ Protesta në Rrjoll vazhdon me dhunë fizike ndaj banorëve, heshtje nga Rama e Berisha për Ulajn

16:32 22/02/2026
Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet

Rreth 90 mijë pensionistë pa bonus në janar, Ministria: Skema do rishikohet

20:51 21/02/2026
Vrasje për një vend parkimi në Kavajë, 47-vjeçari goditet me thikë në zemër

Vrasje për një vend parkimi në Kavajë, 47-vjeçari goditet me thikë në zemër

18:02 21/02/2026
25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë

25-vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me plumb në kokë në Itali, trupin e kishin mbuluar me rërë

10:00 21/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.