Advertisement
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon në administratën publike, na e kalon dhe Kosova

Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon në administratën publike, na e kalon dhe Kosova

Punonjësit e administratës publike në Shqipëri mbeten më të nënpaguarit në rajon,në krahasim me Kosovën.

Në shtator 2022, paga mesatare mujore bruto për aktivitetin “Administrimi publik dhe i mbrojtjes” ishte 607 euro, nga 650 euro në Kosovë në fund të vitit 2021, kur Agjencia e Statistikave të Kosovës raporton të dhënat e fundit.

Në vendet e tjera të rajonit, pagesa mujore i kalon 800 eurot.

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet me të ardhurat më të ulëta në buxhet, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, nën 30%, ndërsa në shtetet e tjera, treguesi luhatet mes 30-40% të PBB-së.

Të ardhurat më të larta u mundësojnë shteteve të tjera të rajonit që të kenë më shumë mundësi të shpenzojnë për fondet e administratës.

Mjekët shqiptarë paguhen më pak së të gjithë, na e kalon dhe Kosova

Pandemia e Covid-19 nxori më në pah rëndësinë e sistemit shëndetësor. Shqipëria ishte një nga shtetet me vdekshmërinë më të lartë shtesë në Europë, si një tregues i kushteve të dobëta, por edhe mungesës së mjekëve.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Shqipëria ka 18 mjekë për 10 mijë banorë, nga 31 që është treguesi në Serbi, 28 në Maqedoninë e Veriut, 27 në Mal të Zi, apo 40 në Itali e 44 në Gjermani.

Ndonëse janë të pakët në numër, mjekët paguhen pak, duke nxitur një emigrim masiv të kësaj kategorie, sidomos në Gjermani.

Në fund të vitit 2021 (ku janë të dhënat e fundit të disponueshme për këtë nënaktivitet për Shqipërinë dhe Kosovën), paga mesatare në shëndetësi ishte 580 euro. Në Kosovë, mjekët paguhen rreth 640 euro, ndërsa në vendet e tjera të rajonit, mbi 800 euro.

Arsimi vlen më pak në Shqipëri dhe Kosovë

Arsimi është baza për zhvillimin e një kombi. Por, në Shqipëri, ky sektor nuk ka marrë rëndësinë e duhur. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Kosovën.

Në fund të vitit 2021 (kur raportohen dhe të dhënat e detajuara për Shqipërinë e Kosovën) paga mesatare për arsimin ishte 584 euro, nga gati 800 euro në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë dhe gati 700 euro në Maqedoninë e Veriut. Kosova i paguan arsimtarët dhe më pak se Shqipëria, me vetëm 518 euro/muaj./Revista Monitor

 

Share212Tweet133Send
Para
Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstadohen drejt Shqipërisë 4 persona (EMRAT)

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstadohen drejt Shqipërisë 4 persona (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Frrok Çupi: Foltorja, një punë në të zezë

Frrok Çupi: Foltorja, një punë në të zezë

15:40 02/12/2023
Salianji nuk merr pjesë në kuvend, nuk kursen kunjat për Berishën

Salianji nuk merr pjesë në kuvend, nuk kursen kunjat për Berishën

15:02 02/12/2023
“Një organizatë kriminale”/ Si po u vidhen pa dijeni pronat shqiptarëve?

“Një organizatë kriminale”/ Si po u vidhen pa dijeni pronat shqiptarëve?

14:26 02/12/2023
OKB: Jemi në pragun e një cunami humanitar në Gaza

OKB: Jemi në pragun e një cunami humanitar në Gaza

13:29 02/12/2023
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Na Kontaktoni

Electral Shpk

Nipt: K92114006G

Rruga Sami Frashëri

Email: [email protected]

Tel : 069 705 8671

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2023 Gazeta Reforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet

© 2023 Gazeta Reforma

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë