Skip to content
Të Gjitha

Shpëtuan nga burgu i përjetshëm Dritan Dajtin, SPAK këron zgjatjen e afatit të hetimeve për gjyqtarët e Apelit të Vlorës

· 2 min lexim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar shtyrjen me 3 muaj të afateve hetimore për gjyqtarët që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm.

Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, gjyqtarë të Apelit të Vlorës, pranuan kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar dhe e dënuan përfundimisht me 25 vite burg, për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në Durrës.

Prokurori Klodian Braho kërkoi pushimin e akuzës për dy gjyqtarët për mungesë provash për korrupsion.

Edhe pse gjykata e ktheu dosjen për hetime të mëtejshme, prokuroria ende nuk i ka përmbushur detyrat.

Për këtë arsye, Braho kërkoi më 15 prill të 2020-ës, shtyrjen e afatit hetimor me 3 muaj të tjerë, shkruan “Shqiptarja.com”.

Pritet që në ditët në vijim kërkesa të pranohet nga gjykata.

Kujtojmë këtu se Dritan Dajti në vitin 2009, vrau efektivët e policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feskaj.

Ngjara e rëndë u regjistrua në momentin kur policia po zhvillonte një operacion për kapjen e tij.

Pavarësisht një krimi me përmasa të tilla, gjyqtarët e shpëtuan nga dënimi i përjetshëm, duke e lënë me 25 vite burg.