“Një bombë lundruese”/ Porti në Bejrut i kishte dërguar letër qeverisë: Çfarë të bëjmë me nitrat amoniumin? Ja si përfundoi anija në Liban

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të shkruajnë në lidhje me shpërthimin e Libanit, ndërsa tashmë po diskutohet se cila mund të ketë qenë arsyeja e tragjedisë.

Zyrtarët kanë treguar një version të mundshëm: Arsyeja e tragjedisë mund të jetë një dërgesë masive e plehrave bujqësore, për të cilat autoritetet thonë se ishte ruajtur në portin e Bejrutit pa masa paraprake sigurie për vite me radhë – përkundër paralajmërimeve të zyrtarëve lokalë .

Dokumentet e rishikuara rishtazi nga CNN zbulojnë se një dërgesë prej 2 750 tonë metrikë nitrat amoniumi arriti në Bejrut në një anije me pronësi ruse në vitin 2013. Anija, e quajtur MV Rhosus, ishte destinuar për Mozambik – por u ndal në Bejrut për shkak të vështirësive financiare e kjo gjithashtu krijoi trazira me ekuipazhin rus dhe ukrainas të anijes.

Pasi mbërriti, anija nuk u largua kurrë nga porti i Bejrutit. Drejtori i Doganave në Liban Badri Daher tha se anija nuk iku asnjëherë, megjithë paralajmërimet e përsëritura nga ai dhe të tjerët se ngarkesa ishte ekuivalente e “një bombe lundruese”.

“Për shkak të rrezikut ekstrem që paraqet ky material i ruajtur në kushte të papërshtatshme klimatike, ne ritheksojmë kërkesën tonë tek Autoritetet e Portit që të ri-eksportojnë mallrat menjëherë për të ruajtur sigurinë e portit dhe të atyre që punojnë në të,” kishte thënë paraardhësi i Daher, Chafic Merhi , në një letër të vitit 2016 drejtuar një gjykatësi të përfshirë në këtë çështje.

Autoritetet libaneze nuk e kanë emëruar MV Rhosus si burimin e substancës që shpërtheu përfundimisht në Bejrut të Martën, por Kryeministri Hassan Diab tha se shpërthimi shkatërrues u shkaktua nga 2 750 ton nitrat amoniumi. Ai shtoi se substanca ishte ruajtur për gjashtë vjet në depon e portit pa masa sigurie, “duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve”.

Shefi i përgjithshëm i sigurisë në Liban gjithashtu tha se një “material eksploziv” ishte konfiskuar vite më parë dhe ishte ruajtur në depo, e cila është vetëm disa minuta më këmbë nga rrethet e pazareve të Bejrutit dhe jetës së natës. Shpërthimi masiv i së martës, i cili tronditi kryeqytetin, la të paktën 135 të vdekur dhe 5 000 të plagosur.

Të mërkurën, Ministrja Libaneze e Informacionit Manal Abdel Samad Najd tha se ka letra dhe dokumente që datojnë që nga viti 2014 që vërtetojnë ekzistencën e një shkëmbimi të informacionit në lidhje me “materialin” e konfiskuar nga autoritetet libaneze. Ajo i tha kanalit shtetëror jordanez Al Mamlaka se shkëmbimi po konsiderohet në lidhje me shkakun e mundshëm të shpërthimit vdekjeprurës të Bejrutit.

E pyetur në një intervistë telefonike nëse ka ndonjë gjetje të hershme në hetimet që lidhen me shkakun e shpërthimit, ajo tha: “Nuk ka rezultate paraprake ose sqarime”.

Në vitin 2013, MV Rhosus u nis nga Tbilisi, Gjeorgji, e destinuar për Mozambik, sipas rrugës së anijes dhe llogarisë së kapitenit të saj Boris Prokoshev.

Ajo mbante 2 750 tonë metrikë nitrat amoniaku, një kimik industrial që përdoret zakonisht në të gjithë botën si një pleh – dhe një eksploziv për miniera. Anija ishte në pronësi të një kompanie të quajtur Teto Shipping për të cilën anëtarët e ekuipazhit thanë se ishte në pronësi të Igor Grechushkin, një biznesmen rus me banim në Qipro.

Shpërndaje
Share.

Komento