Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shpërthim në banesën e Xhelal Mziut: Deputeti i PD-së, nga akuzat për dhunë dhe korrupsion tek sulmi me eksploziv

11:46 19/09/2025
Reading Time: 3 min lexim

Një shpërthim me lëndë plasëse tronditi pas mesnate qytetin e Kamzës, duke pasur në shënjestër banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në rrugën “Arjan Sala”, ku sipas policisë një person i vetëm, i veshur me të zeza dhe që lëvizte me biçikletë, vendosi një sasi eksplozivi në murin rrethues të vilës së tij. Për fat, nuk pati të lënduar, por u shkaktuan dëme materiale: u kris një dritare e banesës dhe u dëmtua një automjet i parkuar aty pranë.

Pamjet e publikuara tregojnë gjurmët e shpërthimit, ndërsa paradoksi është se kamerat e sigurisë së vilës luksoze të Mziut nuk kanë kapur asgjë për shkak të një defekti. Deputeti demokrat ka deklaruar në dëshminë e parë se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka dijeni se kush mund të qëndrojë pas ngjarjes.

Por, pavarësisht pretendimeve të tij, figura e Xhelal Mziut është prej kohësh e mbuluar nga probleme, akuza dhe hetime. Ai nuk është një emër i pastër në politikën shqiptare. Përkundrazi, historia e tij është e mbushur me dosje, përplasje dhe skandale.

Telashet e freskëta: dhuna gjatë fushatës

Në prill 2025, kur ishte kandidat i PD-së në qarkun Dibër, Mziu së bashku me nipin e tij sulmoi një punonjës të njësisë administrative në Bulqizë, Kalosh Murrën. Sipas dëshmitarëve, deputeti i ardhshëm i PD-së e goditi me grusht në sy të gjithë njerëzve, pas një mbledhjeje elektorale. Rasti u denoncua menjëherë në polici, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si një kandidat kërkonte votën e qytetarëve, ndërkohë që përdorte dhunë fizike ndaj nëpunësve publikë.

Thirrjet e përsëritura në SPAK

Mziu është një “vizitor” i njohur i SPAK-ut. Në qershor 2024 ai u thirr nga prokurori Elvin Gogaj për të dhënë shpjegime mbi dy tendera pastrimi të zhvilluar në kohën kur drejtonte Bashkinë e Kamzës. Ai u paraqit në cilësinë e personit “në dijeni”, por kjo ishte hera e dytë që SPAK e thërriste, pasi edhe në korrik 2022 ishte marrë në pyetje për çështje të tjera.

Denoncimet e kanë ndjekur prej kohësh. Kryebashkiaku aktual i Kamzës, Rakip Suli, e ka kallëzuar për shpërdorim detyre, duke e akuzuar se favorizoi kompani private dhe shmangu detyrimin ligjor që 3% e sipërfaqes së zhvillimeve urbane mbi 2000 m² të kalonte për banesa sociale. Një skemë klasike e abuzimit me pronën publike për t’u bërë dhuratë biznesmenëve privatë.

Arrestimi i bujshëm i vitit 2013

Problemet e Mziut nuk janë të reja. Në dhjetor 2013, ai u vu në pranga nga Antikrimi Ekonomik, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera. Akuza lidhej me rrugën Valias i Ri – Varrezat e Laknasit, një tender me vlerë 80 milionë lekë. Prokuroria zbuloi se fituesja zyrtare, shoqëria “Gjoka Konstruksion”, ishte skualifikuar padrejtësisht, ndërsa punimet i mori një tjetër kompani, “Everest” sh.p.k., që nuk ishte shpallur fituese. Një abuzim flagrant që e çoi Mziun pas hekurave dhe nxori në pah skemat e korrupsionit të ndërtuara në Bashkinë e Kamzës.

Nga kryebashkiak i Kamzës në deputet

Xhelal Mziu drejtoi Bashkinë e Kamzës për dy mandate, nga viti 2007 deri në 2015, duke krijuar një imazh të lidhur ngushtë me konfliktet, abuzimet dhe dhunën politike. Në zgjedhjet e 2011 u rizgjodh me një diferencë të vogël ndaj rivalit socialist Rakip Suli. Sot, ai përfaqëson Partinë Demokratike në Kuvend, duke u futur në listat e sigurta të qarkut Dibër më 11 maj 2025.

Një emër gjithmonë mes akuzave

Nga abuzimet me tendera dhe skandalet e ndërtimit, tek dhuna në fushatë dhe thirrjet e përsëritura në SPAK, Mziu mbetet një figurë që e shoqërojnë dyshimet dhe akuzat. Ai është një politikan që rrallë del në media për ndonjë arritje, por gjithmonë për probleme dhe skandale.

Policia po heton nëse shpërthimi ishte një paralajmërim apo një konflikt i fshehur i historisë së gjatë të interesave dhe armiqësive që vetë Xhelal Mziu ka ndërtuar në karrierën e tij politike.

Etiketa: tritolXhelal Mziu

Të tjera

Mjeshtrat e betonit nuk kursejnë as jetimët: Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” do të shembet për t’i lënë vend kullave të oligarkëve
Aktualitet

Mjeshtrat e betonit nuk kursejnë as jetimët: Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” do të shembet për t’i lënë vend kullave të oligarkëve

Tirana duket se nuk ka më asnjë cep të paprekur nga etja për beton dhe kulla gjigante. Pas shkatërrimit të...

10:54 19/09/2025
Horoskopi sot, 13 shkurt 2023
Horoskopi

Horoskopi: 19 shtator 2025

Dashi Dita sjell sfida të vogla në organizim, por edhe mundësi për të treguar vendosmërinë tënde. Kujdes nga fjalët e...

08:29 19/09/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shpërthim në banesën e Xhelal Mziut: Deputeti i PD-së, nga akuzat për dhunë dhe korrupsion tek sulmi me eksploziv

Shpërthim në banesën e Xhelal Mziut: Deputeti i PD-së, nga akuzat për dhunë dhe korrupsion tek sulmi me eksploziv

11:46 19/09/2025
Mjeshtrat e betonit nuk kursejnë as jetimët: Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” do të shembet për t’i lënë vend kullave të oligarkëve

Mjeshtrat e betonit nuk kursejnë as jetimët: Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” do të shembet për t’i lënë vend kullave të oligarkëve

10:54 19/09/2025
Horoskopi sot, 13 shkurt 2023

Horoskopi: 19 shtator 2025

08:29 19/09/2025
Zbardhet skandali në Këlcyrë: 16-vjeçarja viktimë e abuzimeve, njerku dhe dy të rinj në pranga, polici në kërkim

Zbardhet skandali në Këlcyrë: 16-vjeçarja viktimë e abuzimeve, njerku dhe dy të rinj në pranga, polici në kërkim

15:50 18/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.