Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Vlorës, ku një sasi lënde plasëse është vendosur pranë një biznesi në lagjen “Bashkimi”.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 23:00, në rrugën Transballkanike, në ambientet e një servisi motomjetesh në pronësi të Vasillaq Bezhanit.
Sipas burimeve, lënda plasëse është vendosur mes godinës së dyqanit dhe një banese ngjitur.
Fatmirësisht, në momentin e ngjarjes, nuk ka pasur persona të pranishëm. Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Nga verifikimet paraprake, një person është filmuar teksa i afrohej objektit.
Ndërkohë, pronari i biznesit ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me askënd dhe nuk ka ndonjë arsye të mundshme që mund ta lidhë me këtë ngjarje.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur motivet dhe autorët e shpërthimit.
Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.